Petar Petkoviq, Sveçlës dhe Kurtit: Serbët nuk do t’i ndërrojnë tabelat
Petar Petkoviq, ka reaguar ndaj thirrjeve të kryeministrit Albin Kurti dhe ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla, për t’i hequr targat ilegale dhe për regjistruar veturat me tabela të Republikës së Kosovës.
Petkovic ka thënë se serbët “sa herë që Kurti dhe i forti i tij Xhelal Svecla publikojnë video, janë më të vendosur në qëllimin e tyre për të mos hequr targat e tyre legale dhe legjitime të lëshuara nga shteti i Serbisë”, shkruan N1.
“Tabelat KM nuk mund të jenë të paligjshme, sepse ato lëshohen nga autoritetet e Republikës së Serbisë në përputhje me të gjitha procedurat ligjore në territorin e tyre dhe pranohen kudo në botë. Ajo që është e paligjshme është heqja e targave KS neutrale ndaj statusit nga Prishtina, ndërtimi i bazave ilegale të ROSU-së në veri të krahinës dhe refuzimi për të formuar Asociacionin e Komunave Serbe për gati dhjetë vjet, që është obligim që e kanë marrë në Bruksel”, ka thënë Petkoviq.
Ai ka thënë se “ efekti i thirrjeve të Kosovës tregohet më së miri nga numri i atyre që kanë kthyer targat në RKS e që është një shifror“
Sipas tij “kjo tregon qartë se asnjë video-mesazh dhe kërcënim nga Kurti dhe Sveçla së bashku nuk mund t’i frikësojë serbët, sepse askush nuk mund t’ua heqë të drejtën për të qenë qytetarë të Serbisë që nuk duan të jetojnë në të ashtuquajturin shtet të Kurtit”.
Më shumë storie
Nesër seanca e Kuvendit, në rend dite edhe Ligji për Dhomat e Specializuara
Kuvendi i Kosovës do të mbajë të hënën, më 5 tetor 2026, seancë të jashtëzakonshme plenare, duke filluar nga ora...
Kongresmeni amerikan i shqetësuar nga glorifikimi i kriminelit Mlladiq
Kongresmeni amerikan Bill Keating ka dënuar ashpër glorifikimin e ish-komandantit serb të Bosnjës, Ratko Mlladiq, dhe qëndrimin e autoriteteve serbe...
Z. Bekim Sejdiu kandidati për President i Kosovës plotëson kriteret që i kam botuar te Gazeta gjithkombëtare “Bota Sot”
Nga Skënder Sadri KAPITI Para disa ditësh Gazeta më e madhe gjithshqiptare “Bota Sot” më ka botuar një shkrim timin me titull “Si...
Kuvendi i Kosovës ka njoftuar për vazhdimin e seancës konstituive të shtunën, më 8 gusht, në orën 11:00
Seanca do të mbahet në Sallën e seancave, duke filluar nga ora 11:00. Në rend të ditës janë zgjedhja e...
Recension kritik mbi veprën “Kronikë ngjarjesh (vitet ’80–’99) – dëshmi kohe” (2025) të Çerkin Ibishit
Nga Hysen Ibrahimi Librin ”Kronikë ngjarjesh” (vitet ’80–’99) – dëshmi kohe (2025), të autorit Çerkin Ibishit, e rëndis si një...
Zgjedhjet në Kosovë, KQZ: 84.24% pjesëmarrja e votuesve nga diaspora në përfaqësi diplomatike
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se 84.24% e votuesve të diasporës të regjistruar për votim në përfaqësi diplomatike jashtë...

Average Rating