Peter Stano: BE i ka marrë parasysh komentet e Kurtit për Asociacionin

Read Time:1 Minute, 27 Second

Zёdhёnёsi i Bashkimit Evropian, Peter Stano ka konfirmuar se i kanё marrё parasysh komentet e kryeministrit tё Kosovës, Albin Kurti në lidhje me formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe nё Kosovё, tё cilat shefi i qeverisë i publikoi gjatë debatit nё Kuvendin e Kosovës nё fillim tё këtij muaji.

Njёkohёsisht Stano shpreh gatishmёrinё e institucioneve evropiane qё t’i ndihmojnё palët në bisedimet nё lidhje me formimin e Asociacionit, detyrim ky i palёs kosovare i dalur nga procesi i dialogut.

“Forumi për të diskutuar krijimin e Asociacionit, si dhe çdo propozim që mund të kenë të dy palët, është në kuadër të dialogut. BE-ja është e gatshme të lehtësojë diskutimet mbi Asociacionin në takimet e ardhshme të dialogut”, ka deklaruar Stano.

Zёdhёnёsi i BE-sё gjithashtu konfirmon se akoma nuk ka datё tё caktuar pёr takimin e radhës sё liderëve. Ai paralajmëron se data e mundshme do të komunikohet atëherë kur do të jetё e duhur.

Ndryshe, më 2 shkurt, kryeministri Kurti ka paraqitur gjashtë kushtet për themelimin e Asociacionit. Asociacioni, sipas tij, nuk mund të jetë njëetnik, ai duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e vendit, të ketë një emër tjetër dhe të mos ketë kompetenca ekzekutive, të ketë të përfshirë parimin e reciprocitetit mes shteteve sa i përket të drejtave të pakicave kombëtare, bazuar në modelet evropiane.

Kurti ka kërkuar që të shuhen strukturat ilegale në veri dhe të bëhet dorëzimi i armëve, si dhe Serbia të tërheqë letrat dërguar pesë shteteve mosnjohëse të BE-së për mospranimin e Kosovës në bllokun evropian.

Kurti po ashtu ka kushtëzuar themelimin e Asociacionit edhe me përfshirjen e tij në një marrëveshje eventuale finale me Serbinë, dhe të zbatohet pas njohjes së ndërsjellë.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Evolucioni për konsolidimin demokratiko-ligjor ka si kauzë Çmontimin e “Trekëndëshit të Bermudës”
Next post PAVARËSIA