Peter Stano: BE nuk imponon zgjidhje për Kosovën e Serbinë
Bashkimi Evropian e përsërit se unioni nuk do të imponojë zgjidhje që mund të arrihen mes Kosovës e Serbisë.

Në një deklarim për media, Peter Stano, zëdhënës i Përfaqësuesit Politikë të Jashtme dhe Siguri, deklaroi se BE-ja nuk imponon zgjidhje.
Ai rikujtoi qëndrimin e unionit se BE-ja mundohet të ndihmojë palët të arrijnë kompromis.
“Ne mund të lehtësojmë dialogun për aq kohë sa ka gatishmëri nga të dyja palët për të gjetur një kompromis. Ne i ndihmojmë palët të gjejnë zgjidhje, por iu takon atyre që të jenë të gatshme për kompromiset e nevojshme”, tha Stano, duke rikujtuar se pa një përparim në dialog, nuk do të ketë përparim për palët edhe në rrugën evropiane.
“Këtë ne po bëjmë në kuadër të dialogut, kjo është ajo çfarë do të tentojmë të bëjmë në takimet e ardhshme, përfshirë edhe takimin e ardhshëm të nivelit të lartë të enjten mes presidentit Vuçiq dhe kryeministrit Kurti, të lëvizim përpara të gjitha çështjet në dialog”, tha Stano në konferencën e mbajtur online.
“Është e rëndësishme të ketë përparim në dialog, sepse pa të nuk do të ketë progres dhe objektivat e tyre strategjike, anëtarësimi në BE, nuk do të përmbushen”, ka thënë Stano.
Ai u shpreh se BE-ja po bën çfarë po mundohet për të gjetur kompromis, porse nuk mund t’u imponojë palëve gjërat.
https://audiovisual.ec.europa.eu/embed/index.html?ref=I-229105&lg=INT
Më shumë storie
Pritjet më 16 shtator
Për rastin e pengimit të drejtësisë avokatët shpjegojnë se cilët mund të jenë hapat e mëtejmë në rast të një...
Donjeta Sadiku i siguron Kosovës medaljen e parë në `Taranto 2026`
Kosova ka siguruar medaljen e parë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, falë boksieres Donjeta Sadiku. Sadiku ka fituar me sukses...
Prof Dr Eshref Ymeri: Partia socialiste, kjo lavire neokomuniste
U bënë dy muaj e gjysmë që po vazhdojnë në Tiranë protestat e fuqishme për shporrjen nga pushteti të kryetradhtarit...
Fundi-Shpërbërja e Federatës Ruse
Rusia vazhdon traditën e saj të luftës ekspansioniste ndaj fqinjëve të saj.Janë të pakta shtetet që ngjasojnë me Rusinë.Ajo historikisht...
GEZUAR 25O- të VJETORIN SHBA!
ALEATI GJEOSTRATEGJIK DHE EPOPEJA E LIRISË Refleksion Historik në 250-Vjetorin e Kushtrimit Demokratik të Amerikës! Në horizontin e historisë botërore,...
Përjetime nga Kuvendi i Pestë Zgjedhor i ShShASh-së “Papa Klementi XI Albani”
Emine. S. HOTI Nënkryetare e Shoqatës sëShkrimtarëve dheArtistëveShqiptarë“PapaKlementi XI Albani”, Suedi Përjetime nga Kuvendi i Pestë Zgjedhor iShoqatës së...

Average Rating