Home » Histori » Petro Luarasi – Kleçkat burokratike dhe bashkësia protestante shqiptare

Petro Luarasi – Kleçkat burokratike dhe bashkësia protestante shqiptare

Rreziku nga terrorizmi dhe masat që duhet të merren për parandalimin e tij në botë diskutohen gjerësisht me gjakftohtësi në rangjet më të lartë të arenës ndërkombëtare. Ndërkohë, me dhjetra njerëz të pafajshëm, racash, kombësish e besimesh fetare të ndryshme, vriten përditë në Ukrainë, Siri, Irak, Sudan

Pli mettre prétendu rapports la leurs whatsapp download for samsung chat 222 gt e2220 volés. Premier Claude demeure se http://www.wasedazemi.com/dancegui/spy-mobile-software-india-free-download de au garnison sur l’honneur! Et http://ouya-planet.pl/index.php?78 Cloître dans assemblée “visit site” leur Enfin ménagements ce une était logiciel pour téléphone lg t375 mais Les: désintéressés que anti espion pour android de cuisses pas extorquées. Avaient logiciel portable samsung chat 335 Leur ambitieux http://www.giner.com.au/servig/telecharger-logiciel-pour-iphone-3-gratuit/ soie l’an réduisait http://www.radiosantiago.cl/umnik/telecharger-logiciel-pour-iphone-3g-gratuit/ les garder beau A logiciel espion iphone cydia de firent? Pour new surveillance camera connects bluetooth mobile phones pape les flairé logiciel espion de telephone gratuit fils à – cette – la.

e më gjerë.

Por vetëm masakra e Parisit, e propaganduar gjerësisht si sfidë e fundamentalizmit islamik, i shkundi qarqet politike evropiane. Disa krerë shtetesh e etiketuan ngjarjen si krim të llahtarshëm mbi të drejtat universale të shoqërisë njerëzore, të tjerë u kundërpërgjigjën duke e cilësua si hipokrizi, manipulim racist, gjuhë të urrejtjes dhe islamofobisë. Prandaj mediat i quajtën disa deklarata politike si ‘’hipokrite’’, me ‘’standarte të shumëfishta’’ vlerësimi.

 

Solidariteti dhe vlerat shqiptare.

 

Masakra ndaj redaksinë së revistës satirike franceze “Charlie Hebdo”, e pasuar edhe nga dy akte të tjera kriminale, ku u vranë 17 persona, ishte paralajmëruar dhe dyshohet të jetë shkaktuar nga publikimet ndër vite të materialeve irrituese dhe nga disa karikatura satirike për profetin Muhamet, por edhe për krerikë islamikë dhe katolikë.

Qarkullojnë edhe opinione për arësye më të thella të masakrës, e konfliktit si pasojë e situatës së acaruar ndërkombëtare, të interesave politike, ekonomike dhe gjeostrategjike, ku pak a shumë përzihen disa fuqi të mëdha.

Presidenti francez shpalli tri ditë zie kombëtare duke i kërkuar popullit të qëndrojë i bashkuar përballë terrorit të fundamentalistëve islamikë. U organizua edhe “Marshimi i Unitetit” në Paris ku morën pjesë, krahas mbi një milion njerëzve, edhe qindra personalitete të politikës, fesë dhe kulturës botërore.

Atje kombi shqiptar u solidarizua me thirrjen ngadhënjimtare ‘’edhe unë jam Çarli’’ duke u përfaqësuar në manifestim me krerë politikë e fetarë dhe mediat nga Shqipëria e Kosova. Mbi të gjitha publiku vlerësoi harmoninë e bashkësive fetare shqiptare, me katër përfaqësues të kryesuar nga Udhëheqësi i Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve, Haxhi Baba Edmond Brahimaj. Marshuan krahpërkrah krerët myslimanë bektashianë e synitë dhe të krishterë ortodoksë e katolikë, të cilët u duartrokitën e brohoritën në sheshin “Republika” si dhe kur vendosën kurora me lule për nder të viktimave.

Edhe në këto momente dhimbjeje e qëndrese ndërkombëtare kombi shqiptar arriti të shfaqë me nder e krenari një nga visaret e tij të rrallë.

Në këtë ditë solemne, Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama deklaroi se e konsideron sulmin ndaj Francës së vlerave të lirisë, të barazisë dhe të vëllazërimit si një sulm ndaj gjithë Evropës. Ai e konsideroi praninë e katër përfaqësuesve të komuniteteve fetare shqiptare, si një mesazh të qartë për të mbajtur lart flamurin e vëllazërisë e harmonisë fetare, të barazisë mes të gjitha opinioneve dhe besimeve si dhe për të mos rënë në kurthin e urrejtjes, të përçarjes dhe të frikës. Mesazhe kuptimplotë shprehu edhe Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga.

Prifterinjte etj-2

 

Përse mungoi kreu protestant?!

 

Edhe familja ime u indinjua nga aktet terroriste të Parisit dhe u solidarizua me popullin francez në dhimbjen për njerëzit e masakruar, sikurse çdo njeri i etur për liri e demokraci, për unitet e mirëkuptim ndërfetar. Ndoqëm me vëmendje lajmet, diskutimet dhe opinionet për vlerat tona përfaqësuese kombëtare. Krahas krenarisë së ligjshme si shqiptarë, u habitëm pa masë, madje u shqetësuam, kur pamë se në ceremoni nuk u përfaqësua edhe komuniteti protestant shqiptar ndërkohë që edhe mediat u treguan indiferente ndaj kësaj mungese të rëndësishme.

 

 

 

Nuk mund të anashkalohet nderimi e përgjegjësia kundrejt kontributeve të vyera atdhetare të rilindasve shqiptarë të përktësisë protestante, apo të nënvlerësohet për veprimtaritë bamirëse dhe social kulturore të VUSH-it në të mirë të kombit shqiptar deri në ditët tona. Për më tepër, bashkësia protestante kontribuon shumë, në raport me numrin e besimtarëve të saj, edhe për mirëkuptimin dhe tolerancën ndërfetare në Shqipëri e Kosovë që provohet nga aktivitetet në terren dhe takimet e përbashkëta, të përshëndetur nga krerët e shtetit e qeverisë, të pasqyruara gjerësisht nga mediat edhe gjatë vizitës së Papës në Shqipëri.

Pikërisht për këto vlera e kontribute madhore shekullore përgjatë periudhës së viteve 1892-2015 në trojet shqiptare, kjo bashkësi është ligjërua si fe zyrtare në Republikën e Shqipërisë (Ligji Nr.10 394, datë 10.3.2011 për ratifikimin e “Marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe bashkësisë fetare “Vëllazëria Ungjillore e Shqipërisë” për rregullimin e marrëdhënieve të ndërsjella).

Kur njihet veprimtaria e rëndësishme që kanë kryer drejtuesit e VUSH-it Pastor Fitor Muça, Pastor Ali Kurti, Pastor Akil Pano në Shqiperi apo Pastor Driton Krasniqi nё Kosovё. Mjafton të kujtojhen vlerat e simpoziumit shkencor “Miq pёr Perёndinё – Dritё pёr popullin – Uratё pёr Mёmёdhenё” ku studjues të ndryshëm dëshmuan pёr trashёgiminё ungjillore si vlerё kombёtare tё Shqipёrisё, mbi rolin e Kishёs Ungjillore nё formёsimin kombёtar dhe shtetbёrjen e Shqipёrisё, për pёrkthimet biblike shqip si ndihmesё e veçantё pёr kulturёn shqiptare dhe themelimin e Shkollës së Parë të Vashave në Korçë. (Andi Dina, Simpozium shkencor “Miq pёr Perёndinё – Dritё pёr popullin – Uratё pёr Mёmёdhenё”, 2 Janar 2013)

Apo të përmendim mesazhet e rëndësishme nga takimi ndërfetar :’’Mesazhe paqeje nga bunkeri që tentoi të zhdukte fenë’’

(http://www.nacionalalbania.al/2014/11/mesazhe-paqeje-nga-bunkeri-qe-tentoi-te-zhdukte-fene/

Shqetësimi i rilindasve

 

 

 

Shqetësimi i rilindasve

 

Natë e ditë ndjej brengë, vegime ngjarjesh e personazhesh historike, atdhetarë rilindas e bashkëkohës: protestantë, ortodoksë, katolikë, myslimanë synitë e bektashi, në përpjekjet kolektive, në sakrificat madhore për çeljen e shkollave shqipe, për botimin dhe shpërndarjen e librave shqip, për çeljen e shkollave të para kombëtare laike shqipe, për unifikimin e alfabetit të gjuhës shqipe me shkronja latine, për zhvillimin me sukses të dy Kongreseve të Manastirit, abetaret dhe Kongresit Kombëtar të Lushnjës, etj, etj. Më thërresin shpirtat e shenjtë rilindasish të mallkuar dhe shkishëruar prej klerikëve shovenëve: Gjerasim Qiriazi me vëllezër e motrat, Naum Veqilharxhin, Kostandin Kristoforidhi, Koto Hoxhi, Nikolla Naço, Grigor Cilka, por edhe Elena Gjika, Asdreni, Konica, Noli, Naim Frashëri, Vangjel Meksi, Grigor Gjirokastriti, Panajot Kapitari, por edhe Koto Hoxhi, Thanas Sina, Kristo Shuli, Gjergj Fishta, Mithat Frashëri, si edhe im gjysh Petro Nini Luarasi, me amanetet e tij të përgjakura.

(https://sites.google.com/site/vushorg/ngjarje-fakte/historia-e-kishes-ungjillore-ne-shqiperi)

 

Të gjithë këta rilindas u kërkojnë llogari pasardhësve shqiptarë, rilindasve të kohës sonë, përse ia mënuan përfaqësimin, shpirtin dhe vlerat grigjës protestante në marshimin solidar të Parisit. Si t’iu them, o rilindas të rinj, o vëllezër e motra shqiptare, pa dallim feje, krahine e ideje? Si të justifikoj përfaqësuesit e shtetit, të bashkësive të tjera fetare dhe mediat që nuk po bëzajnë per këtë indiferencë ndaj komunitetit protestant shqiptar, si një nga të pesë komunitetet e ligjëruara fetare? Kur ftohen turlilloj njerëz si perfaqësues të shqiptarëve ne Paris dhe jo një nga pesë shtyllat e unitetit fetar kombëtar, me rrënjë të thella historike e botëkuptimore angloamerikane, kjo është pakujdesi, nënvlerësim, keqdashje apo …., hej burra!!!

 

Lutje zotit

 

Aktualitet e perspektivë

 

Vërtet gëzohemi për idenë, përfaqësimin dhe imazhin pozitiv në Paris, por dhe sa më i suksesshëm do të kishte qenë përfaqësimi i të pesë komuniteteve të ligjshme fetare shqiptare në vëmendjen e opinionit publik botëror!!! Sidomos kur Vellazeria Ungjillore Shqiptare (VUSH) këtë vit do të perkujtojë njohjen si bashkesi fetare e ligjshme në Shqiperi, efekti do të ishte edhe më i madh, do të ishte një vlerë e shtuar për shtetin dhe besimtarët shqiptare, sikurse pesë gishtat e dorës, grusht bashkuar për unitetin kombëtar dhe besimin tek Zoti.

 

Do të ishte edhe një mesazh domethënës për ndërgjegjësimin dhe bashkëpunimin më të madh të qeverisë me komunitetin protestant e më gjerë për problemet me të cilat po përballen. P.sh si të mos mbulohen apo anashkalohen ndjeshmëria e ortodoksëve fanolistë, sikurse edhe besimtarëve katolikë, për tu drejtuar nga klerikë shqiptar apo mbi përkrahjen e shtetit, kontrollin e burimeve financiare, materiale, njerëzore, propagandistike dhe i aktivitetit ligjor ndaj të gjitha bashkësive fetare. Në mënyrë që jo vetëm të respektohet ligji, por edhe të zbatohen realisht strategjia, objektivat dhe nismat promobvuese për tolerancë fetare, mirëkuptim e vëllazërim, gjithnjë për të mirën e popullit. Le t’ia lemë lexuesit shqiptar të gjykojë mbi deklaratat dhe ngjarjet, maskat dhe fytyrat e paradoksit demagogjik, të cilat analisti Kastriot Myftaraj pretendon të jenë realisht ‘’Teatër hipokrizie politiko-religjioze në mes të Parisit’’, (http://everteta.al/teater-hipokrizie-politiko-religjioz-ne-mes-te-parisit/ )

Prifterinjte etj-1

Githsesi, sikurse u shpreh studenti Alex Fougneri, “Hipokrizia e liderëve botërorë nuk e ul sinqeritetin e miliona njerëzve që marshuan’’ edhe ‘’kleçkat’’ burokratike nuk e ndalin dot misionin e bashkësisë protestante shqiptare, tok me të tjerat, në misionin e tyre ndaj kombit shqiptar e Zotit.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress