Home » Histori, Lajme, Vendore » PJESË NGA LIBRI: D.DEDIQ, ZHVILLIMI URBANISTIK DHE DEMOGRAFIK I JAGODINËS, SHEKULLI XIV-XX

PJESË NGA LIBRI: D.DEDIQ, ZHVILLIMI URBANISTIK DHE DEMOGRAFIK I JAGODINËS, SHEKULLI XIV-XX

/Jagodina kishte: 60 shtëpi të krishtera, 160 shtëpi turke, 4o shtëpi arbanase dhe 30 shtëpi rome,8 hane, 6 kafene, 7 furra buke, sipas regjistrimit të popullatës në vitet 80-ta, të shekullit XVIII./

Shkruan: Xhemaledin SALIHU

Në fund të shekullit XII territory i krahinës së Moravës, Levçës dhe Belicës hyri në kuadër të shtetit serb, i cili territor do të mbetet deri më ramjen e shtetit të despotit nën pushtetin turk, më vitin 1459.

Në shekullin 12, shkruan autori se në vendin ku sot gjendet Jagodina nuk kishte vendbanim, me ndonjë emër, edhe pse nuk pati fakte për ta ta vërtetuar.

Mirëpo, lugina e Moravës,pastaj vendi, në të cilin kryqëzohen dy rrugë me rëndësi kishin kushte shumë të volitshme për ndërtimin e një vendbanimi edhe të vogël.

Në Jagodinë, më vitin 1430 fillon ndërtimi i manastirit Joshanica, 12 kilometra në perëndim të qytetit.

Gjatë gjysmës së dytë të shekullit XV  deri në fund të shekullit XVI, Turqit vendosin qeverisjen e pushtetit të tyre në Jagodinë. Pra, çthurren famullit dhe themelohen sanxhaqet, rajone administrative-politike.

Gjatë qeverisjes turke, për disa dekada të para, nuk ka aq shënime, mungonin burimet historike.Pasqyre më reale për Jagodinën e atëhershme, japin regjistrimet turke të popullsisë.

Kështu, defterët e viteve 1476-78, cekin se Jagodina/fshat/i takonte kadillëkut të Bërvenikut, në të cilën kishte 101 shtëpi robë/raje/ dhe 4 vejusha, 26 shtëpi vllehe, e tjerë, por nuk përmendet asnjë shtëpi turke dhe shqiptare. 

Regjistrimi i vitit 1516 regjistron ramjen e popullsisë: 98 shtëpi robë/raje/, 26 të pamartuar dhe 2 vejusha.

Sipas autorit, popullëzimi i kësaj treve me popullatë muslimane fillon kah shekulli XVI.Jagodina, në këtë kohë fiton statusin e kasabës /qytet I vogël/dhe ate e merr në administrim Dervish-Beu, Jahjapashiqi.

Pos kësaj, Jagodina, dalëngadalë fillon të marrë pamjen orientale me hamame, me hane, me xhamia, me çeshme, me sahat-kulla, e tjerë. Por më i bukuri në këtë kasabe ishte saraji me oborrin e Dervish- Beut.

Aty kah viti 1555 ndërtohet një xhami e re në Jagodinë, ndër më të bukurat në Ballkan.

Më vitin 1560 në xhami varroset Dervish-Beu dhe xhamia e merr emrin e tij.

Popullata serbe, e cila gjendej në anën e majtë të Belicës, grumbullohet rreth kishës dhe merrej kryesisht me zanate dhe bujqësi. Edhe pse pati shumë privilegje popullata serbe nga administrate turke, ajo me kohë u zvoglua, kështu gjatë viteve 60-ta të shekullit XVI ra në 40 shtëpi dhe 22 meshkuj të pamartuar, ndërsa popullata muslimane u rrit në 110 shtëpi, prej tyre vetem 25 djem të Abdullahut.

Autori shkruan se në shekullin XVI filloi një islamizim i pashallëkut të Beogradit dhe se popullata locale, e cila nuk donte të islamizohej dhe ikte nga Jagodina në fshatra për rreth, manastire dhe pjesët veriore.

Regjistrimi i popullatës ndodhi gjatë sundimit të sultan Muratit/1574-1596/ në Jagodinë: 114 shtëpi, prej tyre 77 të krishtera, 27 shtëpi muslimane, prej të cilave vetëm të 8 shtëpi të djemëve të Abdullahut. Këtu te shtëpitë e krishtera, sigurisht janë llogaritur edhe shtëpitë e shqiptarëve të krishterë dhe shtëpitë e shqiptarëve muslimanë në vete, sepse regjistrohej popullata sipas përkatësisë fetare e jo edhe kombëtare.

Ky regjistrim tregon se në Jagodinë bie numri i shtëpive dhe popullatës muslimane, sipas autorit.

Udhëpërshkruesi turk, gjeografi dhe historian  Evlija Çelebija, në  vitin 1573 udhëtoi për Carigrad dhe për Jagodinën thotë se i kishte 1.000 banorë, pa e treguar raportin e populates të krishterë dhe ate muslimane.

Autori shkruan se më vitin 1697,  Porta i urdhëroi vezirit të Beogradit, Bujuk Xhafer-pashës që në Jagodinë të vendos 150 familje arnaute dhe t’i ndaj nga 5 grosh ndihmë shtetërore. Mirëpo shtohet pyetja prej nga erdhën këto familje shqiptare, sepse autori nuk e përmend burimin.

 Në fillim të viteve të 80-ta të shekullit XVIII, në të gjithë territorin e pashallëkut të Beogradit, Austria organizon shërbimin informativ që të mbledhin shënime mbi kështjellat turke, komunikimet turke, rrethanat ekonomike dhe demografike, mbi disponimin e popullit dhe të tjera.

Një regjistrim i tillë tregon se në Jagodinë kishte: 60 shtëpi të krishtera, 160 shtëpi turke, 4o shtëpi arbanase dhe 30 shtëpi rome,8 hane, 6 kafene, 7 furra buke.

 Nahia e Jagodinës filloi të zhvillohet gjatë dekadës së fundit të shekullit XVIII, kështu në Jagodinë kishte më shumë popullatë turke, pastaj kishte Arbanasë, Romë, Ebreitë, Grekë, Cincarë dhe Serbë.

Sipas autorit, më shumë popullatë turke kishte, sespe këtu bënin pjesë të gjitha grupet e islamizuara

të Ballkanit.

Poashtu sipas autorit, Arbanasit i shërbenin turqëve si roje e besueshme e karaullave, si përcjellës të karavaneve, si patrollëxhi të natës e tjerë.

Në Jagodinë, më 1790 përmendet Mëhalla e Arnautëve. Romët-muslimanë u sollën nga Lindja e Afërtë, Greqia, Bullgaria dhe Maqedonia.

Më 1804, Jagodina me Kryengritjen e Parë serbe u çlirua dhe filloi të popullëzohet nga Serbët e nahisë, nga Nishi, Leskoci, Vranja, Metohija dhe Maqedonia.

Në periudhën prej vitit 1815 deri më 1832, nga Jagodina shpërngulet popullata turke, në jug të Nishit dhe për Bosnje, ndërsa ajo popullohet me Serbë nga Serbia Jugore, Kosova, Maqedonia, Bosnja, Dalmacia.Kështu sipas autorit zvogelohet popullata turke, por edhe e Jagodinës.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch