Home » Lajme, Opinione » Plani Aksional Lokal 2017-2021, i rrezikshëm e shkombëtarizues për komunën e Preshevës

Plani Aksional Lokal 2017-2021, i rrezikshëm e shkombëtarizues për komunën e Preshevës

Shkruan: Nehat Hyseni

Preshevën e ka kapluar një gjendje zije, dëshprimi dhe agonie të pashpresë, sidomos lojërave të fundit të Qeverisë së Serbisë, me vendimin të çuditshëm antishqiptar të 14 shtatorit 2017, për shkarkimin e kryetares së Komunëns, zonjës Ardita Sinani, si dhe të Këshillit Komunal dhe shpërndarjes së Asamblesë Komunale dhe emërimi jashtë çdo parimi dhe në kundërshtim me ligjin, të servilit kolaboracionist të Aleksandar Vuçiq, Shqiprim Arifit, nga APN, dmth partia simotër e SNS-it, që është shndërruar në dorë të zgjatur të regjimit albanofob të Serbisë në Luginën e Preshevës.
Detyrë kryesore dhe mision i “triumviratit” antishqiptar të përcaktuar nga Serbia, fillimisht është dhënia e dritës së gjelbërt realizimit të Planit Lojal Aksional (Lokalni Akciini Plan) 2017-2021, që u realizua menjëherê, sapo e mori “detyrën” Shqiprim Arifi me bashkëpunëtorin dhe bashkëpartiakun e vet besnik, Armend Aliun dhe me një serb, anëtar i partisë së SNS-it të Vuçiqit.
Me këtë Plan, Serbia synon t’ia filloj realizimit të ëndrrës së vet të kahëmotëshme të kolonizimit të Preshevës me serbë dhe të serbizimit të Luginës së Preshevës me mjete të ndryshme shkombëtarizuese, duke ushtruar presion ekonomik e psikologjik, si dhe me masa shtetërore kolonizuese, të parapara me Naçertanien e Garashaninit të vitit 1844, elaboratit fashist të nobelistut serb nga Bosna, Ivo Andriqit për shpërnguljen e shqiptarve myslimanë nga Shqipria e veriut dhe për asimilimin e shqiptarve katolikë në të krishterë ortodoksë dhe për shkombëtarizimin e tyre, duke i deklaruar si serbë, ashtu si veprohej në mesjetë nga kisha ortodokse, e cila liturgjinë e zhvillonte në gjuhën serbe ose greje, për dallim nga kusha katolike dhe më vonë sjo protestante, të cilat e zhvillonin liturgjinë në gjuhën shqipe dhe hapën shkolla e botuan libra në gjuhën shqipe qysh nga fundi i shekullit XV e këndej.
Ekziston një dyzinë elaboratesh antishqiptare që kanë elaboruar projekte makabre për asimilimin e shqiptarve, si dhe për dëbimin e tyre nga trojet e tyre stërgjyshore dhe për kolonizimin e trojeve shqiptare me serbë.
Plani Lokal Aksional 2017-2021, të cilin e hartoi Qeveria e Serbisë në Beograd dhe ia imponoi pushtetit lokal të Preshevës dhe i njehti u refuzua kategorikisht nga anëtarët e Këshillit Komunal të Preshevës nga gjashtë anëtarët e PVD-së, por u miratua nga shtatë anëtarët e APN-së së Shqiprim Arifit.
Gjithashtu, ky Plan për kolonizimin e komunës së Preshevës me serbë nga Kroacia, Bosna dhe Kosova, por dhe me refugjatë nga Afganistani, Iraku, Siria dhe nga vende të tjera nga Lindja e Mesme, u refuzua mga kryetarja e atëherëshme e Kuvendit, zonja Ardita Sinani, që të hyj në rend dite të Kuvendit Komunal për shqyrtim dhe miratim, si dhe gjatë periudhës gjashtë mujore si kryetare e komunës së Preshevës.
Por, regjimi antishqiptar dhe gjenocidal i Serbisë, me imponimin e elementeve proserbe dhe antishqiptare, në krye me Shqiprim Arifin, më 14 shtator 2017, ia hapi rrugën zbatimit të këtij Plani për shkombëtarizimin e Preshevës dhe kolonizimit të saj me serbë dhe refugjatë nga Lindja e Mesme.
Kjo tragjedi kombëtare që po i përgatitet komunës së Preshevës për periudhën katërvjeçare 2017-2021, realisht paraqet projektin më të rrezikshëm antishqiptar, që nga Luftra e Parë Ballkanike e muajve të fundit të vitit 1912 dhe vazhdoi me intenzitet intensiv deri në vitin 1966, dmth me rënien e UDB-së famëkeqe dhe shefit të saj Aleksandër Rankoviqit.
Me Planin Aksional Lokal 2017-2021, të cilin e nënshkroi dhe imponoi Shqiprim Arifi, me nënshkrimin e tij në krye të “Triumviratit” të dhunshëm të Serbisë, praktikisht bien në ujë të gjitha angazhimet dhe flijimet e martirëve të lirisë dhe patriotëve që ia kushtuan tërë jetën luftës për liri e barazi. Definitivisht, Referendumi për Autonomi Politike e Territoriale, me të drejtë bashkimi me Kosovën, si dhe Lufta e UÇPMB-së për liri dhe të drejta kombëtare, me këtë Plan për kolonizimin e Preshevës, praktikisht rrezikohen dhe kanë pasoja fatale për ardhmërinë e shqiptarve në Luginë të Preshevës.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch