Plani franko-gjerman këtë të hëne në tavolinë “merre ose lëre”

Read Time:1 Minute, 59 Second

Plani franko-gjerman këtë të hëne do t`i qitet në tavolinë Kosovës e Serbisë në formatin “merre ose lëre”. Madje, sipas emisarit evropian, ky propozim nuk do të negociohet. Edhe politologët e analistët po konsiderojnë se çështja tashmë është e kryer dhe se për propozimin evropian nuk do të ketë më diskutime.

E hëna do të jetë dita kur liderët e dy shteteve, ai i Republikës së Kosovës dhe ai i Serbisë, do të takohen në Bruksel.  Kryeministri Albin Kurti dhe presidenti serb Vuçiq, për herë të parë do të diskutojnë për propozimin franko-gjerman, përmes të cilit synohet arritja e marrëveshjes përfundimtare mes dy vendeve.

Por, sipas të dërguarit të Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, ky propozim nuk do të negociohet.  

Në një intervistë ekskluzive për RTK-në, ai tha se plani evropian është i tipit merre ose lëre.

“Plani në vetvete nuk do të negociohet, vetë plani është i hartuar nga BE, palët janë konsultuar pasi drafti i parë është ndarë me ta dhe nuk shohim asnjë arsye e as gjasa për negociata, ne besojmë vërtet se është plani që trajton çështjen që respekton vijat e kuqe të të gjitha palëve dhe ofron maksimumin e arritshëm …”, deklaroi Lajçak.

Politologë e analistë thonë se çështja tashmë është e kryer dhe se për propozimin evropian nuk do të ketë më diskutime paraprake.

Sipas politologut Dorajet Imeri, Kosova duhet t`i thotë po këtij propozimi.

“Nuk do të ketë negocim paraprak palët me gjasë në fund të këtij muaji ndoshta deri në fillim të muajit të ardhshëm do të mund të takohen, sa për të deklaruar përfundimisht ose ndoshta për ta nënshkrua  ose jo marrëveshjen. Unë konsideroj se do të ishte shumë e rëndësishme që Kosova t’i thoshte po këtij plani për këtë moment…”, deklaroi Imeri.

Sa i përket Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, analisti Artan Muhaxhiri thotë se Kosova ka shumë garanci ndërkombëtare që themelimi i tij nuk do të jetë kundër ligjeve dhe kushtetutës së Kosovës. 

“Mendoj që vendimi më i mirë do duhej të ishte të ofronte ide e plane alternative për Asociacionin në mënyrë që ta vendoste Kosovën në pozicion konstruktiv e pozitiv dhe që ai të mos shihej si bllokues i procesit”, tha ai.

Ndërkohë, sipas zyrtarëve të BE-së, implementimi i këtij plani pritet të kryhet brenda disa muajsh.

https://www.facebook.com

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Në prag të takimit të Brukselit, Kurti bisedë telefonike me Derek Chollet
Next post Në Ballkan gjithë shtetet janë më multi-etnikë se Kosova, por s`kanë Bashkësi të komunave Etnike