Platforma ‘Liria ka Emër’ përshëndet Deklaratën e Kuvendit të Shqipërisë
Platforma “Liria ka Emër” e ka përshëndetur Deklaratën e miratuar sot nga deputetët e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë për pafajësinë e ish-liderëve të UÇK-së.
Përmes një komunikate për media, kjo platformë ka shprehur mirënjohje për gatishmërinë e treguar nga shteti shqiptar për t’u angazhuar në hapa diplomatikë dhe politikë në forumet ndërkombëtare, me qëllim që, sipas tyre, të mbrohet e vërteta historike mbi luftën e UÇK-së dhe të sigurohet një proces i drejtë gjyqësor.
Në këtë deklaratë theksohet se Ushtria Çlirimtare e Kosovës ishte një lëvizje legjitime dhe përfaqësuese e aspiratave të popullit të Kosovës për liri, dinjitet dhe vetëvendosje, në përputhje me parimet ndërkombëtare.
Deklarata nënvizon se lufta e UÇK-së nuk mund të barazohet me krimet e regjimit serb dhe se kërkesa e Prokurorisë rrezikon shtrembërimin e historisë.
“Përmes kësaj deklarate, kërkohet nga Dhomat e Specializuara në Hagë, komuniteti ndërkombëtar dhe institucionet e drejtësisë ndërkombëtare që të deklarojnë pafajësinë e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, përmes një procesi të drejtë dhe të paanshëm që respekton dhe nuk cenon dinjitetin e luftës çlirimtare të popullit të Kosovës”, thuhet në komunikatë.
Në fund, platforma ka falënderuar qytetarët, organizatat dhe grupet shoqërore brenda dhe jashtë vendit për mbështetjen e vazhdueshme ndaj, siç thuhet, kauzës për drejtësi të paanshme.
Më shumë storie
Disa këshilla për drejtuesit e protestave patriotike rinore e qytetare
Nga Skënder Sadri KAPITI Rinia patriotike gjithshqiptare që po protestoni prej më shmë se dy muaj, mos lejoni që sakrificën...
Shqiptarët do e realizojnë Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, Vendimin e Kuvëndit të Vlorës dhe Veprën e Luftës së UÇK-së
Nga Skënder Sadri KAPITI Historia moderne e Shqipërisë është ajo e viteve 1878 e deri më sot e cila ka të...
Triumfi i Kombit/Askush nuk mund t’a pengojë Lëvizjen e Historisë
Nga Skënder Sadri KAPITI Askush, asnjë armik sado i madh nuk ka mundur të pengojë Lëvizjen Kombëtare Shqiptare, Lëvizjen e...
Adem Jashari dhe Familja Jashari janë shëmbulli më i lartënë histori i sacrificës për liri, atdhedhe komb
Nga Skënder Sadri KAPITI Komandanti legjendar, heroi i madh kombëtar, Adem Jashari dhe heroizmi madhështor i Familjes Jashari janëEpopeja më...
Besa, Kanuni, Kushtetuta, Atdheu, Demokracia, Shteti i së Drejtës, Kodi i Nderit!
Nga Azgan Haklaj Besa në traditën shqiptare është një prej shtyllave më të shenjta kulturore e shpirtërore. Ajo është një...
Protestat për Triumfin e Kombit/News 24 krenari kombëtare
Nga Ilir Teki Skrapari Prej 51 ditësh në Shqipëri po mbahen protestat më të mëdha patriotike në Historinë e Shqipërisë.Janë...

Average Rating