Home » Kulturë, Lajme » POETĒT, BABALLARĒ TĒ POEZISĒ!

POETĒT, BABALLARĒ TĒ POEZISĒ!

Konkursi Ndērkombētar i Poezisē “Ibrahin Rugova”,  i organizuar nga Klubi Letrar “Podguri” edicioni i III, 16 – 09- 2017 nē ISTOG, i dha mundēsinē poezisē tē haset me forma tē tjera shkrimi, pasi u ndesh me poezinē internacionale.

Kjo ndodhi disa ditē mē parē nē Istogun e bukur tē Kosovēs, pranē Pejēs, aty ku rrjellin ujrat e kthjellta tē kētij vendi kaq fantastik  e  tē pasur me  njē natyrē  magjepse, aty ku troftat shpalosin me butēsi notimet e tyre tē qeta duke populluar e duke mbretēruar  tē shēndetshme  e sovrane nē kētē habitat kaq pērrallor.

Habitat shumē i pērshtatshēm pēr grishjen e  njē muze poetike nacionale e internacionale, ambjent i gēzueshēm dhe i mikpritshēm pēr poezinē si frymēzim qē pērfaqēson shpirtin poetues tē çdo krijuesi e qē shkrihet nē harmoni me  bukurinē e pakapshme tē natyrēs qē tē deh me paqe…

Dhe nuk ishte vetēm natyra qē linte mbresa, faktor i domosdoshēm pēr mirēqenien e pērgjithshme. Befasitē e udhētimeve, do tē ndiqnin hap pas hapi grupet e ndryshme tē poeteve tē nisur pēr nē Istog, njohjet spontane tē tyre gjatē udhētimit do t’i bashkonin pēr njē farē kohe nē Kosovē. Poetet e shkodres si Elida Rusta, Farida Smijani Ramadani e fituesja e çmimit tē  parē Silva Likaj ishin tē parat qē u takuan me poetet e ardhura nga jashtē.

Mēnyra e pērshēndetjeve midis tyre nē vendin e mbrritjes tērhoqi shumē vemendjen e poetes italiane qē vinte pēr tē marr pjesē nē kētē konkurs internacional. Buzēqeshjet dhe mēnyra e ngohtē e afrimit me njeri tjetrin janē natyrisht pjesē e natyrēs sē shqiptarit  gjē qē asnjē imigracion nuk mund tja shkēpusē. Kjo veçori tipike shqiptare ēshtē virtyt e quhet thjeshtēsi dhe aspak distancē.

Salla ku u zhvillua konkursi do tē  mbushej plot me poetē tē ardhur nga Kosova, Shqipēria, Maqedonia dhe nga jashtē shtetit. Kishte poezi tē dērguara nga vende tē ndryshme tē botēs si nga Luksemburgu etj, por duhet theksuar fakti se predominonin italianēt, midis tyre Francesca Gallello shkrimtare, gazetare e poete e ardhur nga Ciro Marino( Calabria) e cila fitoi çmimin e dytē e me tē cilēn Shqipēria mban lidhje letrare e shkēmbime kulturore tē cilat, sikundērse theksoi vetē poetja, do tē forcohen edhe mē tej nē tē ardhmen. Ajo karakterizohet nga njē shpirt iniciative i rrallē dhe kētē e tregon puna e saj e madhe e zhvilluar me shumē energji nē fushēn e publikimit letrar, tē artit, e tē bashkēpunimeve me shoqata kulturore, artistē, shkenctarē e me aktivitete tē çdo fushe qē kanē tē bējnē me zhvillimin dhe pērmirēsimit e marrēdhēnieve shoqērore!

Organizuesi dhe ideatori i kētij konkursi, Nuradin Imeraj dha njē kontribut tē rēndēsishēm nē kordinimin pēr pjesmarrjen e poetēve tē huaj nē shkallē ndērkombētare duke arritur rezultate konkrete gjithashtu evidente, duke vēnē menjēherē nē funksionim mjete tē difuzionit, tē konkordimit dhe veçanērisht frytēdhēnēs rezultoi bashkēpunimi  me Drejtorin e Institutit ” Gjon Gazulli” Tiranē , poetin Nikollē Loka dhe poeten Valbona Jakova , me vendbanim nē Itali e cila  u kujdes dhe u interesua tē pērfshijē nē kētē aktivitet tē shkallēs globale, shumē poetē tē njohur e miq tē saj italianē. Shumica e tyre, kaluan pa hezitim nē grupin e poetēve finalistē. Pērkthimet e poesive tē tyre nē italiasht u pēlqyen dhe u vlerēsuan nga Juria unanimisht  me njē çmim mirēnjohje : “Pēr kontributin e dhēnē poezisē internacionale”

Çmim tē rēndēsishēm fitoi edhe Daniela Dante, tē cilēn organizatorēt e festivalit e nderuan me çmimin –  Nderi i Klubit Letrar “Podguri” duke e bērē kēshtu pjestare tē Klubit nē fjalē . Daniela  jeton nē qytetin e Brescia , rajoni i Lombardisē, ku njihet si poete dhe aktore teatri.

Ky konkurs u nderua gjithashtu edhe nga letērsia e zonēs sē Piemonte pasi i ardhur nga Torino,  mori pjesē edhe paraardhēsi  i largēt, qē mund tē konsiderohet ndēr tē paktēt  arbēresh shkrues tē gjuhēs mēmē, poeti i mirēnjohur dhe fitues i shumē çmimeve artistike, Tommaso Campera, lindur nē Maschito, pērfaqēsues e simbol i familjeve mē antike qē themeluan kētē qytet nē shek. XV.

Tē pranishēm ishin Kryetari i komunēs Haki Rugova  gjithashtu edhe administrata e saj. Radio Fontana e njē grup kēngētarēsh folkloristik.

Shpirti drejtues i konkursit ishte sekretari ekzekutiv i Klubit Letrar Nuradin Imeraj. Tek ai  befasonin pērpikmēria dhe aftēsitē e mēdha pēr tē pasur nēn kontroll çdo aspekt  tē kētij festivali duke treguar efikasitet nē ekzekutimin e tē gjitha pikave tē programit qē si pasojē arrinin nē kalkulimin preçiz tē kohēs sē disponueshme me pērpikmērinē e njē ore zviceriane.

Njē ndēr kēto pika do tē ishte edhe vizita nē vendlindjen e Ibrahim Rugovēs, kēsaj figure tē shquar politike, kētij biri kaq tē dashur tē Kosovēs e mbarē Shqipērisē. Shtēpia e tij rrēzē malit, pisha e mbjellē prej dorēs sē tij ku çdo vizitor nuk do tē largohej pa e prekur apo pa bērē njē fotografi. Gjithçka e mbuluar nga njē paqe e lēnē si trashēgim nga paqja qē ai e donte dhe e kishte aq shumē pēr zemēr, paqe qē e realizoi pēr tē gjithē. Kosova rilindi sepse ai e priu duke dashur artin, kulturēn, paqen, zērin e gjuhēs sē tij.

Radio Fontana, me drejtuesin e saj shumē energjik Zeqir Mehmetaj, ditēn e dytē tē festivalit, priti nē selinē e saj fituesit dhe finalistē tē Konkursit pēr tē komunikuar drejtpērsēdrejti me çdo kēnd tē botēs, e nēpērmjet emisionit tē valēve tē hareshme tē kēsaj qendre difuzioni, i dha mundēsinē pjesmarrēsve qoftē shqiptarē , qoftē tē huaj tē lidheshin direkt me dēgjuesit kudo qē ata tē ishin, tē dēgjonin pyetjet rreth konkursit e e tē jepnin pērgjigje. Njē nga kēta dēgjues ishte i moçmi 90 vjecar nga Dukagjini. Lotēt e mallēngjimit tē kētij kreshniku tē veriut shqiptar, mallēngjyen poete shqiptarē e tē huaj, tē cilēt edhe pse nuk njihnin gjuhēn, njohēn gēzimin e lotēve tē tij gjithashtu dhe familjen e tij patriarkale tē pērbērē prej 137 vetash. Te kjo Radio binte menjēherē nē sy portreti i Ibrahim Rugovēs. Muret e saj ishin tē mbuluara me Certifikata e Çmime pēr rolin dhe punēn e saj fisnike. Njē certifikatē mē shumē iu dha Radios, dhe  Zotit Zeqir Mehmetaj, nga Poetēt e huaj!

Pērsa i pērket çmimeve, ato mbanin nē sfondin e tyre figurēn madhēshtore e tē adhuruar  tē Ibrahim Rugovēs dhe tre firma:  Nuradin Imeraj, Migena Arllati kryetare e jurisē dhe Sadik Bicaj, Kryetar i Klubit.

U dhanē gjithsej pesē çmime dhe njē çmim inkurajues iu dha poetes sē vogēl por me njē talent tē madh,  Sibora Huda e cila nē Itali, nē konkursin   “Veliero”, fitoi çmimin e dytē!

Veçantia e kētij konkursi ishte mundēsia qē pati secili poet finalist tē interpretonte poezinē e tij, proçedurē efikase qē lejonte njohjen midis poeteve dhe dēgjimin e poezive tē interpretuara .

Poezia si art e mjet letrar nxit kuriozitetin ndaj gjetjes sē fjalēs sē bukur, fjalēs sē pathēne, dhe zbut poetin gjatē hasjes sē disfatave qē ndesh nē skalatēn e tij tē ngjitjes poetike.

Valbona Jakova, finaliste e kētij festivali, bashkēndau çmimin e tretē e bashkēpunoi nē pērkthimin e poezisē moderne italiane.

 

Nga Valbona Jakova

 

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch