(Afrim Zhitisë dhe Fahri Fazlisë)
Në Kodrën e Kuqe në kodrën e Madhe
Vijnë autoblinda me policë dhe tanke.
Shtrëngohet rrethimi – trimat po qëndrojnë,
Thirrjen për dorëzim ilegalët se pranojnë.
Kosovë, moj trime Prishtina jonë krenare.
Hapi sot portat Kosova jonë hallemadhe!
Janë bijtë e tu Kosovë moj martire,
Hasmi, barbar t’i ka marrë në nishan
Të lutem Kosova Nënë Çarën djemve ua bënë.
Në Kodrën e Kuqe në Kodrën e Madhe
Breshëri plumbash nga policia serbomadhe
Por edhe nga automatiku ilegal rafale !
Ilegalët, nuk ipen deri në fund qëndrojnë
Hallin e popullit të robëruar ata e kuptojnë!
Nata po afron, trimat po qëndrojnë
Fishekët i kanë nga fundi-ata prapë luftojnë!
Ju rriti Nëna o trima, Rinia jonë Kosovare
Me qumështin e saj e kishit pirë edhe hallin
e robërisë shqiptare!
E honxho bonxhot, e tradhtisë së atëhershme
Kombëtare!
Janë të njëjtit edhe sot disa nëpër
partitë kosovare!
Luajtën ata, me dekada të tëra olo morto kombëtare.
Bërtisnin, atë mbrëmje se ua prishnin
Bashkëjetesën dhe rahatinë vëllazërore
Fisheku mbarohej s’kishin me ç’ka të
qëndrojnë!
Trimat plandosen – idealin në rini edhe më tepër e shtojnë.
Në terrin e Kosovës rini moj krenare U ngritën dy
Yje, dy pishtarë në rrugën tuaj drejt lirisë.
P.S.
Me Afrim Zhitinë dhe Fadil Vatën, e me shumë veprimtarë të tjerë të kauzës sonë të madhe u njohëm ne kapedomin famëkeq të Pozharevcit. E sidomos ne paviolonin e “Sedmakut” (Shtatë).
Afrimi dhe Fadili ishin ata promethenjtë, e ditëve dhe të qëndresës sonë shqiptare, edhe se të lidhur dhe të persekutuar nuk kishte zinxhirë dhe qeli që t’i mposhtte nga betimi ynë: “Me Kosovë, Toplicë e Çamëria Shqipëria është një”.
Reshat Avdiu
Preshevë-Bushtran 1990