
Poezi kushtuar Lidhjes së Prizrenit, Nënës Terezë dhe Salih Shabanit
LIDHJA E PRIZRENIT
Themelet që u vunë
100 vite më parë
Tash po hedhin shtat
Në shtetin e ri Shqiptar
Kosovën Dardane
Bijën e Ilirisë
Tani po e ngrohë dielli
Me rrezet e Pavarësisë
Ku i thonë bukës bukë
Edhe ujit ujë
Është tokë e të parëve
Nuk ia lëmë askujt
Që nga Konispoli
Gjerë tek Molla e Kuqe
Shqipëria dhe Kosova
Do të shkëlqejnë si Nuse
NËNË TEREZA
Nënë Tereza
Nënë e Universit
Prehet lartë në Qiell
Prehet afër Diellit
Shpirti saj i ndritur
E ndriçon Atdheun
Bashkë me Ibrahimin
Bashkë me Skënderbeun
Nënë Tereza
Kjo Nënë e uruar
Kujdeset për të gjithë
Edhe në botën e Amshuar
Pusho Nënë e dashur
Në kopshtin e Perëndisë
Fanar i pashuar Në tokën e Ilirisë
Ti këndojmë Salih Shabanit
Heeej Kabash fortesë Dardane
Nëpër shekuj me stuhi
Gjithmonë në ballë krenar qëndrove
Për ta mbrojtur Nënën SHQIPËRI
Qiftelli një dru prej mali
Dridhe telat si kurrë më parë
Ti këndojmë Salih Shabanit
Trim i madh e atdhetar
Thonë me këmishë e lindi Nëna
Këtë vigan të Dardanisë
Në Baqevc rrëzë maleve t’Sharrit
Dridhi carët e Rusisë
Në fushë të thatë afër një shkëmbi
Shkrepi armën e trimërisë
E qëlloi në lule të ballit
Spirrë çetnikun e Shumadisë
Mori hakun e vendasëve
Që u vranë nga një barbarë
Busti i tij me shtat kolosi
Përshëndet çdo kalimtarë
Argjiro Ukimeri – Mr.sci. Pedagoge
Prishtinë, Nëntor 2023
Më shumë storie
Përurim libri, “DOKTORI QË I DHA JETË LIRISË DR. FAHREDIN HOTI”
Hysen Ibrahimni Suedi, Malmö, 23.02.2025 Në shpirtin e popullit, në sytë e ushtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në sytë...
Doli nga shtypi libri i autorit Avdyl Uka i titulluar ”PËRJETIMET E MIA”
Hysen Ibrahimi, Recensent i librit Suedi/Förslöv, 20.02.2025 HEROI I GJALLË AVDYL UKA DËSHMON PËRMES KUJTIMEVE TË TIJ DASHURINË PËR ARSIMIMIN...
Doli nga shtypi libri i radhës i Elhame Dervisholli Gjyrevci i titulluar ”Kokomilo 2”
Hysen Ibrahimi, Redaktor i librit, Suedi/Förslöv, 19.02.2025 Autorja Elhame Gjyrevci, merr si shkas në roman personazhin Kokomilo, që vë në...
PËRURIM LIBRI – Për nderë të pavarësisë së Republikës së Kosovës
Ftoheni të merrni pjesë në përurimin e librit monografik i titulluar “DOKTORI QË I DHA JETË LIRISË DR. FAHREDIN HOTI”,...
PAVARËSIA JONË
Nga Argjira (Ari) Ukimeri 10 shkronja në një emêr Në çdo shpirt e në çdo zemêr Ndêrtojnë emrin PAVARËSI Fjalë...
Klithjet e gazetaxhinjve dhe kuislingëve të shitur të vjetër e të rinj ndaj Akademikut tonë Rexhep Qosja
Është krejt normale të kemi divergjenca në mendime, analiza dhe qasje, por më duket gjë e pakuptimtë e madje edhe...
Average Rating