Policia e Kosovës prezanton armatimin e kapur në Manastirin e Banjskës
Armatimi që është gjetur dje në afërsi të manastirit të Banjskës së Zveçanit është prezantuar nga Policia, në kampin “Enver Zymberi” në Mitrovicën e jugut.

Policia e ka sekuestrua 1 veturë të rëndë të blinduar, 24 vetura tjera dhe 2 motorë. Në shifra më të mëdha të armatimit janë eksplozivet, 150 copë eksploziv, dinamit, 23 detonator elektrik, afër 20 shurdhues për AK47 dhe mbi 230 karikator për AK47.
Përveç armatimit u janë gjetur edhe mjete tjera të punës, kazma, lopata, sopata dhe sharra te dorës – afër 50. Detaje të tjera: 4 kamera të sigurisë, 3 dron, 30 armë AK47, 6 mitraloza, 29 zolla te mbushura, 21 antiplumba, 2 radiolidhje dhe ma shumë se 100 uniforma ushtarake.
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, tha se sasia e armatimit që u zbulua nga Policia e Kosovës, janë pajisje për disa qindra sulmues të tjerë.
“Policia e Kosovës ka zbuluar një sasi të jashtëzakonshme të armatimit të rëndë këmbësorie eksploziv, logjistikë, ushqime pajisje për barrikada, lirisht mund të themi që ishin pajisje për disa qindra sulmues të tjerë”, u shpreh Sveçla.
Më shumë storie
26 vjet nga Marrëveshja e Kumanovës dhe kapitullimi i Millosheviqit
Sot bëhen 26 vjet që nga nënshkrimi i marrëveshjes ushtarako-teknike të Kumanovës, e cila edhe i dha fund luftës në...
Sot bëhen 26 vjet nga fundi i Serbisë në Kosovë
Sot bëhen 26 vjet nga tërheqja e forcave kriminale ushtarake e paramilitare serbe nga Kosova, duke shënuar kështu fundin e...
Serbia paraburgos një muaj ish-policin nga kosova
Ish-zyrtarit policor të Njësisë Speciale Operative, Arbnor Spahiut i cili u ndalua në Serbi, i është caktuar masa e paraburgimit...
`Defender 25`, Osmani e Kurti: Kosova e gatshme për anëtarësim në NATO
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, bashkë me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, kanë vizituar nga afër ushtarët e FSK-së dhe...
Zv.sekretari amerikan Landau: Mbështetje partnerëve me qasje realiste
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë publikoi një mesazh të Zëvendëssekretarit amerikan Christopher Landau, nga Asambleja Parlamentare...
Dështon përpjekja e 23-të e konstituimit të Kuvendit të Kosovës
Ka dështuar për herë të 23-të përpjekja për konstituim të Kuvendit të Kosovës. Edhe seanca e sotme sërish nuk pati...
Average Rating