Home » Lajme » Policia e Serbisë vetëm në muajin dhjetor i ka kryer disa bastisje në Luginën e Preshevës

Policia e Serbisë vetëm në muajin dhjetor i ka kryer disa bastisje në Luginën e Preshevës

Mes shtëpive të bastisura, janë ato të një ish ushtari të UÇPMB-së dhe të një dëshmori.


Kryetari i Këshillit Nacional Shqiptar në Luginë, Ragmi Mustafa i ka quajtur këto bastisje si presion ndaj qytetarëve shqiptarë të kësaj ane.

“Deri tash kanë ndodhur edhe disa bastisje në dy – tre vende gjatë muajit dhjetor. Policia ka pasur urdhëresë për t’i bastisur dhe ne nuk kemi marrë sqarime. Një ka shtëpi e bastisur ka qenë familje e një dëshmori, kurse tjetra ish-ushtari të UÇPMB-së”, ka treguar Mustafa.

Gjithë këto bastisje, ai i ka konsideruar si presion ndaj qytetarëve të Luginës së Preshevës, duke theksuar se atje janë shtuar edhe forcat militare serbe, të cilat në mënyrë periodike po e kontrollojnë trafikun rrugor.

“Në këto momente që po flasim sa i përket gjendjes ekziston një paqartësi e madhe, njerëzit nuk e kanë të qartë se çka do të ndodhë. Shumë shpresojnë se do të ndryshojë gjendja e shqiptarëve të Luginë”, ka deklaruar Mustafa.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch