Populli suedez hapi dyert, zemrën e shtruan sofrën në ditët më të vështira për popullin shqiptar të Kosovës

Read Time:16 Minute, 8 Second

Suedi, Ängelholm, 18 shkurt 2023
Nga XHAVIT ÇIAKU
Për Shoqatën e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptar “ Papa Këlementi i XI Albani” të Suedisë sot ishte një ngjarje me rëndësi historike, por edhe kulturore. Në fakt, Kjo shoqatë organizojë Akademi Shkencore kushtuar shënimit të 500 vjetorit të pavarësisë së Mbretërisë suedeze dhe 15 vjetorit të pavarësisë të shtetit më të ri në botë- Kosovës, event ky që u mbështet materialisht nga Rrjeti i Bizeneseve Shqiptare në këtë shtet skandinav, respektivisht nga Albert Jashari, kryetar i këtij rrjeti. Në këtë aktivitet ishte i pranishëm edhe Skender Gjinushi, Kryetar i Akademisë së Shkencave të Shqiperisë, Viron Kona shkrimtar e publicist nga Shqipëria, Magnus Jacobsson, deputet i Parlamentit suedez, Essam El Naggar dhe Anders Westman, kontribues të palodhshëm për çështjen shqiptare si dhe pjesëmarrës të tjerë që pasuruan këtë aktivitet me kumtesat e tyre përmbajtësore. Sipas Kryetarit të SHSHASH “ Papa Klementi i XI Albani”, Hysen Ibrahimi, kjo Akademi Shkencore u mbajt për faktin se populli i Suedisë dhe institucionet e këtij shteti i hapën dyert, hapën zemrën dhe shtruan sofrën në ditët më të vështira të popullit shqiptar, përkatësisht duke strehuar mijëra familje që rrezikoheshin nga barbaria serbe. Po ashtu, vazhdoi ai, Suedia u rreshtua në anën e së drejtës së patjetërsueshme të Republikës së Kosovës si shtet të pavarur e sovran, duke e pranuar si të tillë ndër shtetet e para evropiane, por njëkohësisht duke ndikuar që një gjë të tillë ta bëjnë edhe shtetet tjera, sidomos, ato skandinave. Të mirat, kontributin dhe mbështetjen që Mbretëria suedeze dha për shqiptarët dhe Republikën e Kosovës në përgjithësi nuk do të mjaftonin fletët e librave të shtrira nga Suedia deri në Shqipërinë Etnike. Ndaj, këtij populli fisnik, bujar, të mençur e human një falenderim i madh që buron nga zemra. Me pas Hysen Ibrahimi theksoi se herojntë e dy popujve Gjergj Kastrioti i shqiptarëve dhe Gustav Vasa, suedez, i bëjnë krenar këta popuj për shkak se të dytë mbrojtën krishterizmin, këtë pasuri të madhe të dy kombeve sepse nga aty burojnë rrënjët tona. Hysen Ibrahimi u paraqit edhe me kumtesën e tij kushtuar historikut pesëqindvjeçar të mëvetësisë së Mbretërisë të këtij shteti mik.


Kur para pesë shekujve Suedia shpalli pavarësinë vendi i shqiptarëve bënte përpjekjet e para për mëvetësi
Pasi falenderoj për ftesë për të marrë pjesë në këtë event dhe të përzgjedhjes së Akademisë së Shkencave për të promovuar volumin e 12-të të “ Thesarit Kombëtar”, Prof. Dr. Skendër Gjinushi ndër të tjera tha se për komunitetin shqiptar në Suedi, kjo është një festë e gëzim i dyfishtë, pasi kremtohet pavarësia e shtëpisë dhe atdheut të dytë, Suedisë, dhe e shtetit të dytë të shqiptarëve, Kosovës. Këto dy ngjarje janë të largëta në kohë pasi të tilla kanë qenë fatet e zhvillimet historike në të dy gadishujt tanë, por, në të njëjtën kohë, në historinë tonë ka edhe ngjashmëri, e në kohët e reja i jemi gjendur gjithnjë e vmë pranë njëri- tjetrit. Në Kohën kur Suedia vendosi të ndahe nga Lidhja Hanseantike Skandinave dhe të shpallte pavarësinë, pesë shekuj më parë, vendi i shqiptarëve bënte përpjekjet e para për mëvetësi e qëndroi një çerek shekulli si shtet i pavarur me në krye Heroin tonë Kombëtar, duke u bërë kështu mbrojtës i qytetërimit evropian kundër pushtimit otoman. Nuk është e rastit që historia e Skenderbeut mbërriti deri në këtë cak verior të Evropës qysh në shekullin e XVIII, permes veprës “ Historia e Kastriotit të Madh të Shqipërisë” të quajtur Skanderbeg të autorit Stefan Zanoviç. Ne humbëm më pas këtë pavarësi për të rifitar me 1912. Ne i jemi mirënjohës shtetit e popullit suedez, që mbështetën ndaljen e gjenocidit e të pastrimit etnik në Kosovë, duke përkrahur ndërhyrjen e NATO-s dhe që njëherit ishin ndër të parët që njohën pavarësinë e Kosovës. Për këto veprime miqësore e të rëndësishme për rrugën europiane të Republikës së Kosovës sigurisht se duhet të jemi mirënjohës Kryeministrit të atëhershëm Frederik Rainfeldt dhe ish- ministrit për Punë të Jashtme Carl Bildt, pastaj deputetës Margareta Viklund, pioniere e përkrahjes së pavarësisë së Kosovës, si dhe përulemi para kujtimit të së nderuarës Anna Lindh, ish- minmistre e Punëve të Jashtme, që u vra për këtë çështje. Shqipëria përshëndet e mbështet pa rezwerva kërkesën e Suedisë për anëtarësim në NATO, theksoi Gjinushi.
Të ndalet ikja e trurit dhe largimi i të rinjve shqiptar?
Në vazhdim ai foli rreth SHSHASH “ Papa Klementi i XI Albani” duke i vlerësuar dy anë të saj pozitive, atë të bashkimit të shqiptarëve rreth vetes me qëndrim në Suedi nga të gjitha trojet etnike shqiptare si dhe të faktit se ajo ka bashkuar intelektual, veprimtarë e krijuesish letrar Shi për këtë, ajo përcjellë një mesazh e imazh tepër pozitiv mbi vlerat e cilësit tona si komb. Po ashtu, ju jeni një model për rujtjen e mësimit të gjuhës shqipe, element kryesor për ruajtjen e identitetit kombëtar, por edhe për një integrim në shoqërinë suedeze si shtetas të barabart. Më tej Skender Gjinushi shfaqi brengën e ikjes së trurit dhe largimit të të rinjve shqiptarë, ndaj kërkoi një bashkëpunim për të rritur komunikimin në tërë fusha e shkencës dhe të dijes, për t zbutur e paranaluar këtë fenomen.
Ai permendi, pos tjerash edhe ndërmarrjen e botimit e Enciklopedisë shqiptare, burim me vlerë i së cilës do të jenë edhe kontributet e çmuara e origjinale të mikut historik Ullmar Qvick, por edhe bashkëpunimi me shoqatën do të ndihmonte në pasqyrimin sa më të mirë të zërave enciklopedik që lidhen me mërgatën.
Pas këtij fjalimi përmbajtësor u lidhë një Marrëveshje Bashkëpunimi ndërmjet Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe SHSHASH “ Papa Klementi i XI Albani”, Suedi, të cilën e nënshkruan dy kryetarët Prof. Dr. Skender Gjinushi dhe Hysen Ibrahimi. Arsyeja për lidhjen e kësaj Marrëveshjeje ishte se veprimtaria e tyre kanë një mision të përbashkët: promovimin e trashëgimisë, kulturës e gjuhës së popullit tonë.
Kur pash foto të varrezave masive pata problem m gjumin
Magnus Jacobsson, deputet në Parlamentin suedez, ndër të tjera theksoi se ndonëse nuk është ekspert nuk e ka guximin që të bëj ndonjë deklaratë të prerë për prejardhjen e këtij populli nga Ilirët, por është interesante se gjuha shqipe dukët të jetë një gjuhë e veçantë pa asnjë lidhje reale me gjuhët e tjera në Ballkn dhe kësisoj lidhet me faktin se populli shqiptar dukët se ka jetuar gjithmonë në malet dhe fushat ku dikur shtrihej Iliria. Me kujtohet hera e parë kur vizitova Prishtinën. Ishte një udhëtim Interesant në shumëmënyra, por një nga përshtypjet e mia më të forta ishte kur vizitova një gërmim të një kishe të krishtër nga shekulli i Dytë. Po ashtu, për mua si i krishtër mu dukë interesante edhe dhënia e tokës për ndërtimin e Katedralës në mes të Prishtinës aq më shumë kur dihet se pjesa më e madhe e popullsisë i takon fesë myslimane, tha parlamentari suedez.
Të njëtën çiltërsi e kam parë edhe të miqtë e mi shqiptarë, pa dallim besimi, që janë krenar për Skënderbeun i cili i mbrojti të krishterët nga ekspanzioni otoman, por edhe për nëntë papët e Vatikanit që ishin me origjinë shqiptare. Por ju nuk keni lidhje vetëm me kishën e krishtër dhe me perendimin, tha më tej Jacobsson, duke potencuar se shqiptarët kanë lidhje të forta edhe me botën myslimane në lindje. Dihet se Ataturku themeloi Turqinë moderne, ndërsa Mehmet Ali Pasha, mbreti i Egjiptit, në shekullin e 19-të formon Egjiptin modern. Marrëdhënia e ime me Kosovën në fakt filon në fund të viteve të nëntëdhjeta. Nëna ime punonte në Entin e Emigracionit kur erdhën emigrantë nga Ballkani. Në atë kohë isha deputet në Parlament 1998- 2002 dhe nëna më kërkoi të dilja dhe të vizitoja disa objekte refugjatësh në Suedi dhe të dëgjoja ata që ikën nga Kosova 1998- 1999. Kur në një mbrëmje një mik i imi ushtar i OKB-së në Ballkan me tregoi foto të varrezave të ndryshme masive, atë nata pata probleme me ghumin. Zemra e ime u mbush me pikëllim për të keqen që ne njerëzit jemi në gjendje t’ia bëjmë vetes, përfundoi Magnus Jacobsson.
Mërgata në Suedi me dekada ka treguar dhe përfaqësuar vlerat e shenjta shqiptarie
Anëtari i nderit, shkrimtari e publicisti Viron Kona, që është fort i lidhur me SHSHASH “ Papa Klementi i XI Albani” ndër të tjera tha : Ne shqiptarët, ashtu edhe populli mik suedez, e kemi traditë mirënjohjen, veçanërisht ndaj atyre që na gjenden pranë në situata të vështira, që na konsiderojnë miqë dhe vëllezër, sikurse ka ndodhur me Mbretërinë dhe popullin suedez, që na zgjatën dorën e humanizmit, të mirësisë, të dashurisë dhe të mirkuptimit në momentet tona më të vështira dhe jetike, deri dhe duke sakrifikuar për ne, duke mbrojtur vlerat e lirisë, të demokracisë dhe ato humane. Gjatë luftës në Kosovë, më 1999, Suedia mirëpriti dhjetra mijëra shqiptarë dhe nga ajo kohë tashmë jeni integruar në shoërinë suedeze, ndiheni me të drejta të siguruara pa asnjë lloj diferencimi, por edhe të drejta për t’u përfaqësuar me arritjet tuaja më të mira. Të gjithë ju, por edhe në Kosovë, edhe ne në Shqipëri kujtojmë vazhdimisht ish-ministren e Punëce të Jashtme, dëshmoren Anna Lindh, e cila u vra barbarisht nga një kriminel serb, sepse ajo mbrojti të drejtat dhe pavarësinë e popullit të Kosovës. Emri i saj do të mbetët kurdoherë e paharruar dhe do të ndrit në panteonenin shqiptar. Ne i shprehim mirënjohje për ndihmën dhe mbështetjen e gjithanshme të Mbretërisë suedeze edhe pas luftës çlirimtare të Kosovës. Ju motra dhe vëllezër në këto dekada në Suedi keni treguar dhe përfaqësuar vlera të shenjta shqiptarie, si atë të traditave, të mikpritjes, të besnikërisë dhe respektit reciprok në të gjitha fushat e jetës dhe të punës”, përfundoi fjalimin e tij miku ynë i nderuar Viron Kona.
Miqësia e vjetër 300 vjeçare shqiptaro- suedeze
Një kumtesë mjaft interesante e me detaje, po ashtu, interesante e paraqiti margaritari i mërgatës shqiptare në Suedi, Saranda Iseni, juriste dhe nënkryetare e SHSHASH “ Papa Klementi i XI Albani. Në të vërtetë, ajo kishte eksploruar thellë në historinë shqiptro- suedeze për të arritur deri të faktet e pamohueshme se një miqësi e këtyre dy popujve kishte filluar herët, shumë herët. Ajo pra gërmon dhe gjenë dokumentet që vërtetojnë se 300 vite më parë u krijua një petale njohëse, një petale e artë që shkëlqeu si një gur brilant nga retë e ndritura hyjnore atje larg në Vatikan. Një petale nuancash që vuri themelet e një miqësie që sot e kësaj dite ruhet me fanatizëm dhe është e palekunur historikisht e krijuar qindra vite më parë në mes të një burri fisnik shqiptar dhe një gruaje vizionare suedeze. Ishte kjo miqësia ndërmjet Kardinalit Gjon Françesku XI Albaniit dhe mbretëreshes suedeze Kristina, që në të vërtetë ishte kurora më e bukur e shoqërisë dhe njerëzimit në historinë botërore.
Gjon Françesku XI Albani ishte papë dinjitoz, intelektual dhe principiel në qendrime e veprime
Në vazhdim të Kumetsës së saj Saranda Iseni ofron të dhëna për biografinë e këtij përsonalieti të madh shqiptar. Ai ishte djali i Karlit dhe Helenes, nip i Orush Albanit, një diplomat i zgjuar, emigrant që arriti të ruaj kujtesën historike dhe lidhjet sentimentale me atdheun mëmë, themelues i Rilindjes Shqiptare, diplomacisë së Vatikanit dhe i Kuvendit të Arbërit 14 janar 1703, një diplomat i rrallë dhe mendjeprehtë. Mbi të gjitha ai ishte një paë dinjitoz, intelektual, largpamës dhe principiel në qendrime e veprime, pastaj një krijues dhe veprimtar që i ka mbi 270 vepra që nga dorëshkrimi deri të poezitë ku brenda janë edhe letërkëmbimet me gjithë botën, ndaj edhe është themelues i diplomacisë së Vatikanit, i atij institucioni që sot funksionon Shkolla Diplomatike e themeluar qysh në vitin 1703. Gjon Françesku është një figurë poliedrike, ndërkaq me shoqërinë suedeze ka funksionuar si mbrojtës protektor.
Ndërkaq, mbretëresha Kristina ishte bija e Mbretit Gustav II Adilf dhe e Maria Eleonora. Papa Albani Mbretereshës Kristina ia ngriti një monument në Vatikan, i pari për një grua, në shenjë mirënjohje e falenderimi dhe një simbol i një miqësie të vërtetël dhe historikisht stoike.
Kardinali Gjon Françesku bëri vepra të mëdha sa ishte papë i Vatikanit
Kjo kumtesë e kësaj veprimtareje, që është e përshkruar bukur edhe artistikisht, jp të dhëna edhe për punën e madhe dhe vepra me peshë që i ka bërë për 21 vjet sa ishte Papë i Vatikanit. Ai rregulloi kanalizimin, ujësjellësin dhe kopshtet e Romës, i hapi 315 kisha dhe 38 spitale, inicioi përpilimin e Iliricym Sacrum, një vepër enciklopedike me 5500 faqe, krijoi një Akademi Pikture dhe Skulpture, ishte një humanist i madh në arenën ndërkombëtare, kulmin e arriti kur pasurinë dhe rroën e tij e dha për ndërtimin e një shtëpie në Romë me 8500 shtretër për njerëzit që iknin nga diktatura dhe dhuna, themeloi dy katedra të gjuhës shqipe në Romë, nxiti botimin e Gramatikës shqipe, duke ia dhënë atë Marie de Lece për detyrë ta hartoj aë Gramatikë, e cila në parathënie shkruan: Arbënuer të dashtun, këtë gramatikë e shkrujta jo për zotërinë tënde, që di më mirë dhe më kthellët se unë, por për ata fratinët që vijnë prej së largu me shërbye.
Saranda Hyseni e përmbyll këtë kumtesë me këtë përmbajtje artistike: Miqësia e papë Albanit dhe Mbretereshës suedeze Kristina ishte e bekuar sikurse vetë ari, që nuk humb shkëlqimin e vërtetë edhe nëse e mbulon pluhuri. Kërkohet vetëm një fërkim i vockël që t’i kthehet sërish shkëlqimi, bukuria dhe madhështia hyjnore sepse miqësia e tyre kishte uratën e perendisë në atë vend siç ishte Vatikani.
Anders Westman qendroi disa ditë në grevë urie para ambasadës serbe
Anders Westman një mik i madh i shqiptarëve që veten e quan Ilir, rrëfeu për kontributin e tij shumëvjeçar për çështjen shqiptare, i cili ka përdorur të gjitha mjetet që Kosova të fitoi lirinë që po e gëzon sot. Ai disa ditë ka qendruar n grevë urie para ambasadës serbe në Stokholm për të ngrit vemendjen e opinionit se ajo shtëpi diplomatike e përfaqëson shtetin që po kryen gjenocid ndaj shqiptare, kishte dërguar personalisht edhe gjatë luftës ndihma humanitare në Kosovë, në mungesë të vozitësve edhe vet kishte gasë kamionet e kështu me radhë. Anders Westman falenderoi miqët shqiptar që bashkëpunuan me të gjatë gjithë atyre vjetëve dhe shprehu gëzimin e tij për Shtetin e Kosovës.
Ndërkaq, Essam El Nabbar, politikan, kishte ndihmuar në forma të ndryshme çështjen shqiptare, duke nxitur njëkohësisht edhe biznismen të Komunitetit të Shtetit të Egjiptit për të ndihmuar materialisht Kosovën. Ai shprehu kënaqësinë që shtetin e tij modern e ngriti shqiptar Mehmet Ali Pasha.
Avdyl Uka rrëfeu rastin e tij kur kishte vra një kriminel serb, i cili kishte hyrë në familjen e tij 27 anëtarëshe për ta likuduar. Ai falenderoi organet kompetente suedeze që nuk e këthyen, edhe pse këtë e kërkonin organet e hetuesisë serb. Edhe kumtesa e Mona Junikut u prit me interesim për shkak se përmbajtja e saj në detaje kishte të bënte m e figurën e ndritur të diplomacisë suedeze Anna Lindh, të cilën e vrau dora kriminale e sigurimit serb. Ajo, në të vërtetë, ishte rreshtuar në anën e së drejtës së një populli që rrezikohej të zhbehet nga makinaria vrastare e regjimit të kasapit të Ballkanit Milosheviq. Për atë vepër të madhe që bërë Kryediplomatja suedeze, Mona Juniku me të drejt e pagëzon si Her Për atë përkrahje e ndihmë që dha për Kosovën, ajo u dekorua nga Presidenti historik Dr. Ibrahim Rugova. Edhe Idriz Gashi trajtoi një temë shumë interesante që kishte të bënte me rëndësinë që kishin protestat e mërgatës shqiptare në Suedi, të cilat pothuajse ishin përditëshmëri dhe që ndikuan bindshëm në sensibilizimin e problemi të Kosovës në vitet e nëntëdhjeta.
Në kumtesën e tij rreth të arriturave të rinisë shqiptare në Suedinë e largët sidomos në fushën e sportit edhe në lëmi tjera, Fetah Bahtiri përkujtoi se shqiptari i parë që shkeli në këtë shtet ishte aktori ynë i mirënjohur Aleksander Mojsiu, aktrimi i të cilit në atë kohë ishte pritur shumë mirë nga publiku, media dhe kritika. Më pastaj kanë ardhur Faik Konica, Ahmet Zogu. Ai nuk e la pa e theksuar edhe avansimin e komunitetit shqiptar në fushën e politikës. Dy të rinj kanë arritur të fitojnë besimin e elktoratit për t’u bërë deputet të Parlamentit, por ka edhe kryetar komunash me prejardhje shqiptare dhe biznismen të suksesshëm.
Osman Ahmetgjekaj foli rreth arsimit shqip në Suedi dhe përkrahjes financiare për të mësimdhënësit shqiptar, të cilët në të vërtetë janë të barabart sikurse kolegët e tyre suedez. Po ashtu, mësimi zhvillohet në shkollat ku këtë e bëjnë edh nxënësit suedez e kështu me radh. Xhavit Çitaku në kumtesën e tij trajtoi angazhimin dhe kontributin që dha masmedisa suedeze për çështjen e Kosovës në vitet e nëntëdhjeta. Rrahman Rrahmani foli rreth historikut të shoqatave shqiptare dhe mbështetja nga institucionet suedeze, ndërsa Mursel Shkupolli foli për rëndësinë e madhe që pati dhe ka financimi i botimit të librave për nxënësit shqiptarë për mësimin e gjuhës mantare. Prof. Isuf Bajraktari preku një çështje mjaft të rëndëësishme e që ishte vitale për ekzistencën e qenies shqiptare në Kosovë. Është fjala për Fondin e trepërqindshit, që financoi arsimin në Kosovë dhe ndihmën për familjet e vëarfëra, si dhe Fondin “ Vendlindja thërret” që ndihmoi luftën çlirimtare. Remzi Basha u angazhua në zbërthimin e poezisë shqipe dhe univerzalitetin e saj në poezinë suedeze. Dr. Sadik Vrajolli foli rreth të arriturave të studentëve shqiptar në fushën e mjekësisë dhe rezultatet e tyre të jashtëzakonshme në klinika e spitale anëmbanë Suedisë. Elhame Gjyrevci foli rreth të arriturave të të shqiptarëve në Danimarkë, ndërsa Emine Hoti për rezultatet e arritura në Norvegji. Duartrokitje frenetike e përqafime të shumta mori djaloshi rreth dhjetvjeçari cili lexoi pa asnjë gabim kumtesën e gjyshës së tij Emine Hoti. Xhevrije Kurteshi- Nimani dha një pasqyrë të detajuar në rrugën e integrimit të komunitetit shqiptar në shoqëerinë suedeze, ndërkaq e reja Have Aliu përshkroi rrugën e saj me plot sfida deri sa arriti graden Doktore e Shkencave natyrore. Rrugëtimi i saj akademik filloi në Suedi e përfundoi në Unioversitetit të Oxfordit në Britani të madhe. Punon në kompanin më të madhe të farmacisë në Danimarkë edhe është e angazhuar në sektorin e gjetjes se një ilaqi me efikas për shërimin e sëmundjeve të zemrës. Për shkaqe objektive Mr. Fadil Geci nuk mori pjesë në këtë event, por u lexua kumtesa e tij që kishte të bënte me të arriturat e rinisë shqiptare në Suedi dhe binjakizimi i komunave suedeze me ato të Kosovës.
Albert Jashari, kryetar i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Suedi, foli shkurt se ky rrjet angazhohet për bashkimin e të gjithë biznismenëve shqiptar për të trajtuar përvojat më të mira në këtë kohë të vështirë në nivelin global. Foli pak por ai ndihmoi jo vetëm që të mbahet ky event, por ai materialishte e ka mbështetur botimin e disa librave të “ Thesarit Kombëtar”.
Në këtë aktivitet ishte e hapur edhe një ekspozitë e librave të botuar nga kjo shoqatë si dhe ekspozita e veshjes kombëtare të gruas shqiptare e përgatitur nga veprimtarja e krijuesja Emine Hoti, që fort në zemër e ka tradicionalen.
Në fund të Kësaj Akademie Shkencore Juria Profesionale ndau çmimet për tre librat më të mirë të vitit të kaluar të krijuesve të SHSHASH “ Papa Klementi i XI Albani” . Çmimi i parë iu dha Hysen Ibrahimit për librin “ Avdyl Uka Heroi i gjallë”, i dyti Xhavit Çitakut për romanin “ Ëndrra të Thyera” , ndërsa i treti Bajram Muharremit për librin “ Kadri Bistrica Gur i kufirit të atdheut”.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post <strong>Nëse Shqipëria e duron dhe e mban në pushtet Ramën , Kosova nuk ka pse  mos t’i thotë atij të paktën ndal, stop</strong>
Next post Ka ardhur koha që Kosova të marrë përgjegjësi për të ardhmën e kombit!