Home » Sport » Portugalia e Ronaldos thyen Hungarinë për gjashtë minuta

Portugalia e Ronaldos thyen Hungarinë për gjashtë minuta

Portugalia e ka nisur me fitore Evropianin 2020, duke mundur Hungarinë, me rezultat 0-3, sonte në kuadër të Grupit F, raporton RTKLive.com.

Kampionët në fuqi të Evropës, e kanë nisur me fitore fushatën për të mbrojtur titullin e më të mirit në Kontinentin e Vjetër.

Dueli mes Hungarisë dhe Portugalisë, ka prodhuar një ndeshje jashtëzakonisht interesante.

Hungaria nuk u thye deri në minutën e 84-të kur Raphael Guerreiro zhbllokojë ndeshjen duke kaluar Portugalinë në epërsi prej 0-1.

Vetëm tre minuta më vonë, Cristiano Ronaldo nga pika e bardhë dyfishin avantazhin e portugezëve. I njëjti lojtar në minutën e 90-të, i jep goditjen fundit Hungarisë, duke realizuar golin e tretë për Portugalinë, të dytin personal në këtë duel dramatik.

Portugalia arkëton tri pikë e para në Grupin F, derisa sonte në kuadër të këtij grupi luhet ndeshja Francë-Gjermani, takim ky që nis në orën 21:00 dhe transmetohet në RTK1. /RTKLive/

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress