Home » Lajme » PREJ “GJARPRIT” NË NOBEL!

PREJ “GJARPRIT” NË NOBEL!

Gjarperi-1Paralajmërim

 

Së shpejti fejtoni ekskluziv…

 

PREJ “GJARPRIT” NË NOBEL!

 

Historia e ndritur e UÇK-së, njeh komandant mbi komandantë, me nofka e pseudonime të shumta, por me nofkën “Gjarpri”, njeh vetëm njërin. E ky është Hashim Thaçi, i cili si në luftë, e si pas lufte, pa mjekër e pa mustaqe, me dorën e tij, nënshkroi themelin e shtetit më të ri në botë, Kosovës Republikë.

 

Krahas pushkës dhe lahutës, historianët nuk reshtën së shkruari për personalitete të shquara të luftës dhe politikës shqiptare, që nga UÇK-ja, Marrëveshja e Rambujesë, jeta politike, firmosja e pavarësisë së Kosovës, njohja e saj ndërkombëtare, avancimi i mirëqenies së qytetarëve, dialogu i Brukselit, Rruga e Kombit e shumë procese të tjera, që janë të lidhura ngushtë me figurën emblematike të Hashim Thaçit, i cili i ka dhënë një imazh ndryshe Kosovës.

 

Kandidat për çmimin Nobel për paqe, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka zgjuar interesimin e faktorëve ndërkombëtar, për qëndrimin e një burrështetasi shqiptar, i cili i ka të gjitha tiparet për të ecë përpara fitoreve të reja të Kosovës.

 

Fejtoni nis me rrëfimin interesant të kultit të gjarprit, që nga Ilirët e deri te UÇK-ja, e cila jo rastësisht këtë nofkë ushtarakësh ia veshi Thaçit.

 

Legjendat na mësojnë se çdo shtëpi ka gjarprin e tij, e ne si komb, duhet të mburremi që kishim gjarprin më të mirë prej të gjitha kohërave, që diti të na mbrojë, e të na drejtojë prej luftës e deri te liria.

 

Figura e gjarprit, në mitologji, sidomos atë Ilire, shpeshherë shfaqet si krijesë që ndihmon njerëzit në rast rreziku, pastaj i ruan prej të keqes, u ruan shtëpitë dhe varret e të parëve.

 

UÇK-ja, këtë nofkë me merita ia veshi vetëm Thaçit, i cili duke ditur rolin dhe rëndësinë e këtij kulti ilir, i qëndroi besnik parimeve të luftës dhe të paqes.

 

Fejtoni sjell edhe të dhëna interesante lidhur me zhbërjen e Jugosllavisë titiste, shembjen e komunizmit si ideologji dhe si parti, lindjen e sistemit pluralist, daljen në skenë të UÇK-së, fushatën ajrore të NATO-s, marrëveshjen e Rambujesë, Dejtonit e shumë marrëveshje të tjera, të cilat edhe sot po vazhdojnë me Brukselin, deri te nisma më e re e Malit ët Zi, për një Union Ballkanik, të tipit të ish Jugosllavisë, në të cilën Kosova e Shqipëria do të ishin bashkë, e që në parim po kundërshtohet nga qarqe të ndryshme. Për këto risi dhe dëshmi të tjera politike e filozofike rreth portretit të Hashim Thaçit – kryeministër i Republikës së Kosovës, do të mësoni përmes fejtonit ekskluziv: “Prej Gjarprit në Nobel”, të autorit Drilon Hyseni, njofton Jehona PRESS

 

(www.revistajehona.com)

 

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch