Home » Lajme, Vendore » Presheva shenon Festën e Flamurit

Presheva shenon Festën e Flamurit

Për nder të Festës së Flamurit, 28 Nëntorit, Kryetarja e Preshevës bashkë me udhëheqës institucional, lider të subjekteve, në Amfiteatrin e TV Presheva festuan këtë ditë kombëtare ku u mbajt program artistik me këngë me motive kombëtare të ekzekutuara nga SHKA “Presheva”.

“Programi i përzgjedhur për këtë ditë i dhanë shije të veçantë shenimit të festës sonë kombëtare.”është shprehur znj. Sinani

Programi i zgjedhur u pasurua edhe nga aktorët e Teatrit të Qytetit të cilët performuan me një recital me vargjet e poezive të shkrimtarëve tanë më të mëdhenj.

Pjesë e programit ishte edhe ekspozita e skulptorit vendor Hevzi Nuhiu, punimet e të cilit u ekspozuan në koridorin e Shtëpisë së Kulturës.

Më pas në hapësirat e Shtëpisë së Kulturës “Abdulla Krashnica”, pas kërkesës shumë vjeçare u hap zyrja e Këshillit Kombëtar Shqiptar, kërkesë dhe nevojë e cila u injorua deri sot. Nga sot qytetarët e Preshevës për çdo nevojë do ta kenë më afër këtë institucion shumë të rëndësishëm për shqiptarët.

Për fund, në sallën e Gjimnazit “Skenderbeu”, u zhvillua ndeshja reviale e veteranëve të futbollit preshevar, ndeshje e cila ishte organizuar nga Qendra Sportive “Presheva”.

Për të gjithë futbollistët, në shenjë mirënjohje për kontributin e tyre në sportin preshevar, kryetarja Sinani iu ndau medalje.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2022 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress