Futbollisti Preshevar Atdhe Nuhiu ka shënuar golin e barazimit në ndeshjen kualifikuese për Europa League, kundër skuadrës së Marseille.Skuadra e Marseille kishte kaluar në avantazh në minutën e 49 , por ky gëzim i musafirve nuk zgjati shum ,pasi në minutën e 62 shtatlarti Atdhe Nuhiu pas një goditje dënimi, ka arrit ti shmaget mbrojtes së Marseille dhe kështu duke barazuar rezultatin.
E ky gol tifozët Eskisehirspor te cilet per here te pare luajen ne Europa League i ka ngrite ne qiellin e shtatë.
Ndërkaq Atdheu festimin e golit e ia ka dedikuar gjithë kombit shqiptar , duke improvizuar shqiponjën Kuq e zi .
Preshevari 22 vjecar Atdhe Nuhiu, i njohut si “Ibra shqiptar” futbollist i Rapidit të Vjenës, gjate ketij sezonin 2011-2012 është huazuar tek klubi i superligës turke Eskişehirspor për shumën 575 000 funta për stinor apo rreth 1.5milion euro për tërë sezonin.
Hasan Hasani