Preshevë: Ardita Sinani zgjidhet kryetare e Komunës
Ardita Sinani të martën është zgjedhur në krye të Komunës së Preshevës pasi ka arritur të sigurojë shumicën në Kuvendin Komunal.

Në fjalën e saj si kryetare e re e dalë nga zgjedhjet e 2 qershorit, Sinani tha se rezultatet e 2 qershorit ishin edhe mesazh për partitë shumicë që qeverisin sot me Preshevën.
Sinani ka premtuar se do të punojë edhe për kthimin e imazhit të Komunës së Preshevës, që sipas saj është dëmtuar jashtëzakonisht shumë.
Sipas saj, roli dhe kontributi i Tiranës dhe Prishtinës s’do të konsiderohet asnjëherë përzierje në punët e brendshme dhe se koordinimi do të vazhdojë, meqë shkelja e të drejtave të pakicave nga pushteti në Serbi po vazhdon të rritet çdo ditë e më shumë.
“Së pari që komunës të rikthej qeverisjen në duart e qytetarëve dhe rikuperim i imazhit jashtëzakonisht të dëmtuar në arenën mbarëkombëtare. Për qeverisjen tonë roli dhe kontributi i Tiranës dhe Prishtinës s’do të jetë asnjëherë përzierje në punët e brendshme, por koordinimi i hapave politike me dy qendrat tona kombëtare do të jetë konsistent dhe i pandërprerë, sepse shkelja e të drejtave të pakicave po shtohet çdo ditë e më shumë nga qeverisja autokrate e Beogradit”, ka thënë ajo.
Më shumë storie
Kosova votoi-KQZ shpall rezultatet: VV 42,92%, PDK 21,04%, LDK 17,62% dhe AAK 7,18%
Komisioni Qendror Zgjedhor ka shpallur rezultat preliminare nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura sot. Në konferencën për media, kryetari...
“TRIUMFI I KOMBIT” DHE LËVIZJA RINORE E QYTETARE PËR SHQIPËRINË E RE
Në mbështeje të Lëvizjes patriotike të Rinisë dhe Elitës qyterare që po zhvillohet në Shqipëëri po e dërgoj për botim...
Mbretëria e Dardanisë, sot Republika e Dardanisë
Nga Skënder Sadri KAPITI Liria, pavarësia dhe shteti e kanë emrin Dardani. Emri Dardani i tmerron sllavo-serbët.Prandaj Republika e Kosovës...
DOLI NGA SHTYPI LIBRI “FLASIM SHQIP” I AUTORIT IDRIZ GASHI, PEJË, 2026
Hysen Ibrahimi - Recension mbi librin “Flasim Shqip” të autorit Idriz Gashi,Suedi / Förslöv, 22.05.2026 Gjuha shqipe nuk paraqitet vetëm...
Për cilin do votonte në Kosovë qytetari shqiptar nga Shqipëria?!
Nga Skënder Sadri KAPITI Shqiptari i vërtetë , patriot me shpirt e zemër atdhetarie nuk mund të rrijë indiferent nga zhvillimet...
Komploti i V.Osmanit 2026 dhe ai i I. Mustafës 2020
Nga Skënder Sadri KAPITI Patriotizmi dhe demokracia, a do i japin përsëri Kurtit të drejtën për të vazhduar qeverisjen?! Kërkohet që intelektualët dhe...

Average Rating