Home » Lajme, Vendore » Preshevë: Nga APN e Shqiprim Arifit largohet një këshilltare e Kuvendit Komunal

Preshevë: Nga APN e Shqiprim Arifit largohet një këshilltare e Kuvendit Komunal

Nga burimet brenda Kuvendit Komunal të Preshevës është kuptuar se, kryetarit të Kuvendit Komunal të Preshevës, z. Sami Salihu iu është dorzuar deklarata me shkrim nga këshilltarja e APN-së, Fetanete Mehmeti e cila e njofton kryetarin e Kuvendit Komunal që tash e tutje nuk është më këshilltare e APN-së por si këshilltare e pavarur.
Arsyet e këtij hapi të sajë janë të numruara në dokumentë ku kanë të bëjnë me paknaqësin e këshilltares me premtimet e pa mbajtura të kryetarit Arifi, gjuhen e vrazhdtë të tij, e cila vazhdimisht po shkakton përçarje, mbyllja e institucioneve ku themelues është Kuvendi Komunal, kthimi i gjykatës komunale në Preshevë etj.
Koalicioni qeverisës në Preshevë e përbërë nga APN-LR PDSH dhe SNS kishte gjithsej 20 këshilltarë nga 38 sa ka e gjithë përbërja e Kuvendit.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch