Preshevë: Thirrje publike për sanimin energjetik të shtëpive familjare dhe banesave për vitin 2024

Read Time:56 Second

Komuna e Preshevës shpall Thirrjen publike për bashkëfinancimin e masave të sanimit energjetik të shtëpive familjare, banesave për vitin 2024. Kjo thirrje është pjesë e angazhimit tonë për të përmirësuar efikasitetin energjetik dhe për të rritur përdorimin e burimeve të ripërtëritshme të energjisë në amvisëritë e komunës sonë.

Masat e sanimit energjetik do të zbatohen në bashkëpunim me subjektet ekonomike që merren me prodhim, shërbime dhe punime në sanimin energjetik të objekteve banesore dhe shtëpive. Qëllimi kryesor i këtij projekti është përmirësimi i kushteve të jetesës duke reduktuar harxhimin e energjisë dhe njëkohësisht kontributi në mbrojtjen e mjedisit përmes përdorimit më të gjerë të energjive të ripërtëritshme.

Aplikimi për këtë thirrje publike fillon më 21 tetor 2024 dhe do të jetë i hapur deri më 31 dhjetor 2024. Ftojmë të gjithë qytetarët që të përfitojnë nga kjo mundësi për të kontribuar në përmirësimin e efikasitetit energjetik të banesave dhe shtëpive të tyre dhe të sigurojnë mbështetje financiare për këtë qëllim.

Për më shumë informacion rreth kritereve të aplikimit dhe procedurës, do të publikohen detajet në faqen zyrtare të Komunës së Preshevës.

Linku:

https://bit.ly/ThirrjePublike

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Lëvizja e Deçanit historia e laramanizimit në Dardani dhe agresiviteti i neotomaneve
Next post Besnik Bislimi: Nuk ka rezultate rreth normalizimit të raporteve me Serbinë