
Presidenti serb, Vuçiq: 1000 herë kam thënë, nuk e nënshkruaj anëtarësimin e Kosovës në OKB
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq edhe një herë ka ritheksuar se Serbia nuk do ta lejojë anëtarësimin e Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Ai këtë deklaratë e ka bërë në një takim që ka zhvilluar me disa fëmijë të Kosovës, ku ka theksuar se në të ardhëm Serbinë e presin “gjëra të vështira”.
“Ata do të përpiqen t’i zgjidhin shumë gjëra në Kosovë para zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe para zgjedhjeve evropiane. Nuk do të jetë e lehtë. Është detyra jonë të luftojmë dhe mbrojmë vendin tonë sa më shumë që të mundemi, gjithmonë dhe në çdo vend”, tha Vuçiq para gazetarëve.
“Qëllimi i tyre kryesor është të na vendosin në një kornizë ligjore në të cilën ne në njërën apo tjetrën mënyrë do ta njohim pavarësinë e Kosovës”, theksoi Vuçiq, sipas të cilit, anëtarësimi i Kosovës në OKB është “çështja kryesore që po shtyhet nga ndërkombëtarët”. “E kam thënë 1000 herë që nuk do ta bëj, edhe në vendet më të vështira”, tha Vuçiq.
Më shumë storie
Mediat gjermane: Autokracia në Serbi po lëkundet
"Për më shumë se gjashtë muaj mijëra vetë po protestojnë në Serbi. Ata janë jashtëzakonisht krijues në hartimin e strategjive...
BEOGRAD: Studentët dhe qytetarët kërkojnë zgjedhje, pushteti përgjigjet me represion
Një ditë pas protestës “Shihemi në Vidovdan”, e cila përfundoi në mënyrë paqësore në sheshin Sllavija, fokusi pas demonstratave masive...
Beograd: Përleshje mes protestuesve dhe policisë
Vetëm pak minuta pas përfundimit të protestës “Shihemi në Vidovdan” në sheshin Sllavia, në Beograd shpërthyen tensione dhe përleshje mes...
26 vjet nga Marrëveshja e Kumanovës dhe kapitullimi i Millosheviqit
Sot bëhen 26 vjet që nga nënshkrimi i marrëveshjes ushtarako-teknike të Kumanovës, e cila edhe i dha fund luftës në...
Serbia paraburgos një muaj ish-policin nga kosova
Ish-zyrtarit policor të Njësisë Speciale Operative, Arbnor Spahiut i cili u ndalua në Serbi, i është caktuar masa e paraburgimit...
Fubollistët e Shkëndijës së Tetovës sërish kampione në Maqedoni të Veriut
Shkëndija e Tetovës është shpallur kampione e Maqedonisë së Veriut në futboll, pas fitores 2:1 ndaj Rabotnicki të mërkurën, në kuadër...
Average Rating