Presidentja Osmani nderon Shaban Jasharin me titullin Hero i Kosovës

Read Time:2 Minute, 43 Second

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se në 17 vjetorin e Pavarësisë, po i bëjnë bashkë historinë, sakrificën dhe krenarinë e kombit, në një akt solemn në dekorimin e atyre që bënë Kosovën të lirë dhe shumë të tjerëve që edhe sot vazhdojnë të ndihmojnë ecjen e shtetit përpara.

“Në këtë ditë të shenjtë ne nuk përkujtojmë vetëm një datë, në fakt po e nderojmë një epokë të lavdishme të popullit tonë. 17 vjet shtet, por betejë shumë më e gjatë se kaq për t’i treguar botës se Kosova është e përjetshme. Në këtë ceremoni të veçantë kujtojmë dhe nderojmë ata që dhanë gjithçka për lirinë e këtij vendi”, tha e para e shtetit në ceremoni e veçantë para mysafirëve të shumtë në ceremoninë e veçantë për ndarjen e Dekoratave Presidenciale, për personalitete të shquara vendore dhe ndërkombëtare.

Ajo tha se familja Jashari është themeli mbi të cilën u ngrit liria e Kosovës.

“Një moment i gjallë i sakrificës dhe heroizmit të pashoq. Në historinë e njerëzimit rrallë herë ka ndodhur që një familje e tërë të flijohet për idealin e shenjtë të lirisë, duke u bërë simbol i qëndresës dhe i dinjitetit kombëtar, dhe motiv për mijëra ushtarë të UÇK-së. Nga plumbi i parë e deri tek qëndresa heroike e marsit 1998, Jasharët nuk u thyen asnjëherë, nuk u zmbrapsën asnjëherë, ata në fakt përqafuan pavdekësinë”, tha Osmani që tregoi se për herë të parë do të ketë dekorohet me medalje shtetërore e tërë familja Jashari, fakt që sipas saj tregon se shteti i Kosovës nuk e harron sakrificën e tyre sublime.

“Sot titullin hero do t’ia ndajmë Shaban Jasharit, atij që inspiroi familjen dhe djemtë e tij. Kryefamiljarit të familjes Jashari, e kryefamiljarit të gjithë familjes së madhe të quajtur Kosovë. Por deri më sot, familja Jashari si emblemë e lirisë dhe simbol i sakrificës sublime, nuk ishte dekoruar në tërësi. Andaj kam nderin që në emër të popullit të Kosovës, sot do ta bëjmë dekorimin e familjes Jashari në tërësi, si një akt që synon ta plotësojë këtë mungesë historike duke e njohur sakrificën e përbashkët të secilit anëtar të kësaj familje që luftoi për lirinë e Kosovës”, tha Osmani.

Me të njëjtin frymëzim, bazuar në vendimet paraprake, tha presidentja, sot i dorëzojnë Urdhrat Hero i Kosovës edhe  për  Fehmi dhe Xhevë Lladrovcin, dy bashkëluftëtarë dhe bashkëshortë që ranë ashtu siç jetuan, bashkë, me armët në duar dhe me idealin e lirisë së ngulitur në shpirt.

“Lufta nuk ishte vetëm e burrave, ajo ishte një betejë e përbashkët ku gratë si Xhevë Lladrovci, Yllka Domi, Lumnie Raka, Jehona Raka, Emsale Frangu, Mukadeze Lika-Muhaxheri e shumë gra të tjera dhanë po aq, sakrifikuan po aq, ndaj sot, më në fund, po marrin vendin që u takon në histori duke ju ndarë Urdhrin Heroina të Kosovës, atyre për të cilat kjo nuk kishte ndodhur më parë.  Vajza dhe gra, qëndrestare e luftëtare, që dhanë jetën për lirinë e Kosovës, duke dëshmuar se çlirimi i këtij vendi nuk ishte vetëm një betejë burrash, por një përpjekje e përbashkët ku gratë ishin në vijën e parë të luftës. Emrat e tyre do të mbeten përgjithmonë të skalitur në historinë tonë kombëtare”, tha presidentja Osmani.

https://www.facebook.com/

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Mijëra qytetarë nderuan Prekazin në 17-vjetorin e Pavarësisë
Next post Presidenti i Shqipërisë, Begaj: Kosova e pavarur, një realitet që nuk kthehet pas