Presidentja Osmani: Njëherë sanksione ndaj Serbisë e pastaj dialogu
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në nisje samitit në Greanda që do të mbledhë liderët evropianë, ka thënë se do të kërkojnë mbështetjen e partnerëve dhe aleatëve ndërkombëtare për sanksione ndaj Serbisë për shkak të agresionit ndaj shtetit të Kosovës.
Osmani ka thënë se ajo çka ndodhi më 24 shtator është krykëput urdhër i lidershipit serb.
“Këto janë kohë shumë të vështira për tërë kontinentin e Evropës, posaçërisht për vendin tim pasi kohëve të fundit jemi përballur me një agresion nga nga Serbia që është kryer nga grupe paramilitare dhe ushtarake dhe kërkoj nga partnerët ndërkombëtarë dhe aleatët tanë ta sanksionojnë Serbinë për agresionin kundër Kosovës.
Ajo çka ndodhi më 24 shtator është kryekëput urdhër i lidershipit të Serbisë. Shpresoj që do të kuptojnë seriozitetin e një agresori për të cilin ka prova të qarta, shpresoj që Spanja do të marrë masa për këtë sulm”, u shpreh Osmani para mediave.
Ajo ka folur edhe për një takim të mundshëm me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq nën margjinat e këtij Samiti, siç është raportuar.
Osmani është treguar e prerë në këtë drejtim, teksa ka thënë se nuk ka takim pa u vendosur sanksionet ndaj Serbisë.
“Nuk kemi takime të konfirmuara. Nuk ka arsye për t’u takuar para se sanksionet të miratohen ndaj Vuçiqit. Së pari sanksionet dhe pastaj mund të flasim për dialog.
Besoj se mënyra e vetme për ta tejkaluar këtë është të imponohen sanksione ndaj Serbisë. Deklarata nuk mjaftojnë, duhet marrë masa, duhet të jemi unanim për mbështetjen ndaj Kosovës sa i përket agresionit nga Serbia. Ka disa vende që i mbështesin këto masa, jo për shkak se Kosova i kërkon këtë por për shkak të paqes dhe stabilitetit në Evropë”, u shpreh presidentja Osmani.
Average Rating