
Prokuroria e Kosovës: Arrestohet Naim Murseli, dyshohet për vrasjen e bashkëshortes
Prokurorja e Prokurorisë Speciale nga krimet e rënda, Besa Limani, ka konfirmuar për RTK-në se njëri prej të arrestuarve është bashkëshorti i së ndjerës, Liridona Murseli, kurse tjetri është personi që dyshohet se e ka vrarë atë.
“Ende nuk dihen motivet. Ende nuk është caktuar masa e paraburgimit”, ka deklaruar prokurorja Besa Limani.
Kurse Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka konfiskuar një armë, me të cilën besohet se është kryer vrasja e Liridona Murselit, të mërkurën në mbrëmje.
Lidhur me këtë ngjarje, përmes rrjetit social Facebook, ka reaguar edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila falënderoi angazhimin e policisë dhe të prokurorisë në zbardhjen e këtij rasti të rëndë.
Njëherësh, Policia e Kosovës ka njoftuar të premten se kanë arrestuar dy persona të cilët lidhen me vrasjen e një gruaje në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë të mërkurën në mbrëmje.
Mësohet se njëri nga të arrestuarit është Naim Murseli, bashkëshorti i të gruas së vrarë, Liridona Murselit, dhe një person tjetër.
Më shumë storie
As pas 14 përpjekjeve, nuk ka konstituim të Kuvendit
Deputetët sot nuk arritën ta konstituonin Kuvendin e Kosovës, as pas 14 përpjekjeve. Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, u bëri...
Për shkak të moskonstituimit të Kuvendit, Kosova rrezikon të humb fondet nga BE-ja
Kosova rrezikon t’i humbë rreth 900 milionë euro të parapara në kuadër të Planit të Rritjes të Bashkimit Evropian. Këto...
Edhe pas 13 përpjekjeve, nuk ka konstituim të Kuvendit
Deputetët sot nuk arritën ta konstituuoin Kuvendin e Kosovës, as pas 13 përpjekjeve. Dështon edhe përpjekja e 13-të, vetëm 56...
Kuvendi i Kosovës në bllokadë, deputetët pa punë por me paga të plota
Kuvendi i Kosovës ka hyrë në javën e pestë të krizës politike, pa arritur ende të konstituohet plotësisht. Përpjekjet për...
Sot shënohet Dita Botërore të Lirisë së Shtypit
Sot shënohet Dita Botërore të Lirisë së Shtypit, e Kosovën e gjen me pozitën më të keqe në 15 vjetët...
PDK e LDK me kritika të ashpra ndaj qeverisë në Ditën e Lirisë së Shtypit
Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, dy partitë opozitare në legjislaturën e fundit, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia...
Average Rating