Pas një jave Vetëvendosje sërish do të provojë të bllokojë pikat kufitare. Lëvizja e Albin Kurtit ka bërë të ditur në një konferencë shtypi se do të organizojë një protestë të re, për të dielën e ardhshme 22 janar.
Nënkryetari Shpend Ahmeti ka thënë se kjo do të ndodhë vetëm nëse qeveria nuk nis zbatimin e masave të reciprocitetit me Serbinë .
“Ndërhyrja e dhunshme ndaj protestuesve është bërë me urdhrin e Thacit dhe qeverisë . Dje është parë që qeveria ka lidhje të forta ekonomike me Serbinë . Ajo ka zgjedhur të mbrojë Serbinë para popullit të saj”, ka thënë Ahmeti në konferencë