Home » Lajme » Protesta të dhunshme në Beograd pas rikthimit të karantinës

Protesta të dhunshme në Beograd pas rikthimit të karantinës

Pak pasi Presidenti serb Aleksandër Vuçiq njofti se kryeqyteti dhe shumë vende të tjera do të jenë në karantinë në fundjavë, filluan idetë për protesta. Por, askush nuk i priti aq shpejtë dhe masive.

Mijëra njerëz u mblodhën shpejt dhe disa arritën të futen në parlament. Por, ky triumf i protestuesve nuk zgjati aq shumë. Policia ndërhyri dhe i nxorri jashtë. Pak më vonë filloi shpërndarja e masës.

Gazi kreu punë për pak kohë. Por, turmat nuk vonuan dhe u kthyen të dhunshme. Me të njëjtën gjuhë iu ktheu përgjigje edhe policia. Nga të dyja palët ka patur të lënduar dhe forcat e rendit nuk po arrinin të vendosnin kontroll.

Dhuna u shpërnda nëpër rrugë të tjera të qendrës së qytetit dhe në disa raste u bënë edhe arrestime dhe asgjë nuk po kursehej.

Por, protestuesit nuk largoheshin dhe në ndihmë u erdhën edhe forca të tjera policore.  Protestuesit u ndanë në grupe të vogla dhe në fund dogjën disa makina policore.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch