Protestë e dhjetëra serbëve në afërsi të Jarinjës
Sot, disa dhjetra protestues janë mbledhur pas thirrjeve të grupeve djathtise të afërta me grupet parmiliatare ruse, teksa gjatë disa orëve janë dëgjuar thirrje shoviniste.
Gjatë përleshjes me policinë serbe njëri nga protestuesit është arrestuar. Protestuesit kanë kërkuar lirimin e tij, por ai ka vazhduar të mbahet nga policia serbe. Shumë prej protestuesve janë parë duke konsumuar pije alkoolike, derisa nga videotransmetimi i drejtpërdrejt i kësaj proteste, nga të pranishmit janë dëgjuar biseda se i arrestuari ka qenë i dehur dhe i droguar.
Protestuesit janë udhëhequr nga Damjan Knezheviq, që është njeri i afërt me grupin paramilitar rus “Wagner”.
Kishte dhe përleshje mes protestuesve e policisë serbe në afërsi të Jarinjes
Policia e Kosovës vazhdon punën e saj në pikën kufitare në Jarinje në ofrimin e sigurisë dhe në mbrojtje të sovranitetit dhe integritetit territorial të vendit, teksa si përforcim atje kanë shkuar edhe trupat e KFOR-it, pas protestës së thirrur nga grupet djathtiste të serbëve në afërsi të kësaj pike kufitare.
Ndërkohë, protestuesit janë përleshur me policinë serbe, pasi kanë tentuar të vazhdojnë rrugën drejt pikës kufitare. Ata po udhëhiqen nga Damjan Knezheviq, që është njeri i afërt me grupin paramilitar rus “Wagner”, teksa përleshja erdhi pasi e kaluan kordonin e parë të policisë serbe, derisa më pas u ndaluan nga kordoni i dytë i policisë, e ku njëri prej protestuesve të dhunshëm u arrestua.
Kujtojmë se në pjesën e Kosovës te ky pikëkalim kufitar KFOR-i e ka shtuar prezencën dhe ka vendosur tela me gjemba.
Më shumë storie
Shoqata “Trojet e Arbrit” shtyn mbajtjen e demostratës se planifikuar më 28 nëntor 2025
Shoqata "Trojet e Arbrit" shtyn mbajtjen e demostratës se planifikuar më 28 nëntor 2025, në Prizren për Muranën e Gjergj...
OSBE dhe BE – Vlerësime pozitive për zgjedhjet në balotazh në Kosovë
OSBE dhe BE kanë vlerësuar organizimin e suksesshëm të raundit të dytë të zgjedhjeve lokale në Kosovë, duke përgëzuar KQZ-në...
Homazhe pranë varrit të Prof. Prenk Gjetajt
Hysen Ibrahimi Komuna Klinë, Budisalc, 31.09.2025Prof. Prenk (Jak) Gjetaj – Intelektual i përmasave kombëtare dhe veprimtar i shquar në fushën...
Kosovë: Qeveria në detyrë miraton Projektbuxhetin 4 miliardësh, rriten pensionet
Në mbledhjen e sotme të Qeverisë në detyrë e drejtuar nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, është miratuar Projektbuxheti për...
Siria njeh pavarësinë e Kosovës
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se Republika Arabe e Sirisë ka njohur zyrtarisht pavarësinë e Kosovës....
JA PSE POLITIKA KOSOVARE KA DËSHTUAR NGA KRIZA ARROGANTE E ALBIN KURTIT
Nga Skënder Sadri KAPITI Nuk do dështojë kurrë vlerat dhe lufta e UÇK-së pavarësisht se Serbia dhe serbofilët shqipfolës janë...

Average Rating