Protestë në Strasburg më 16 nëntor kundër procesit në Hagë
“Këshilli Koordinues i Shoqatave të dala nga Lëvizja dhe Lufta Çlirimtare e Popullit Shqiptar” ka njoftuar se më 16 nëntor 2025 do të mbahet një protestë në Strasburg, kundër procesit që po zhvillohet në Hagë nga Gjykata Speciale ndaj ish-luftëtarëve të lirisë dhe ish-drejtueseve të Republikës së Kosovës.

“THIRRJE PUBLIKE PËR PROTESTË për të protestuar në Strasburg, më 16 nëntor 2025, kundër procesit të padrejtë që po zhvillohet në Hagë nga Gjykata Speciale ndaj luftëtarëve të lirisë dhe ish drejtuesve të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Këshillit.
Ata e quajtën veprimtarinë e Gjykatës Speciale të karakterit të njëanshëm, që ndëshkon shqiptarët në vend të ndëshkimit të Serbisë për krimet dhe gjenocidin.
“Themelimi dhe veprimtaria e Gjykatës speciale për Kosovën kanë marrë karakter të njëanshëm dhe selektiv.Në vend që të ndëshkojë krimet dhe gjenocidin e kryer nga Serbia pushtuese ndaj popullit shqiptar, kjo gjykatë është kthyer në një proces politik ndaj vetë Luftës Çlirimtare të Kosovës – luftë e drejtë, çlirimtare dhe mbrojtëse, e përkrahur nga shteti ynë Amë, nga NATO dhe nga bota demokratike”, thuhet në komunikatë.
/RTK/
Më shumë storie
Domosdoshmëria historike e rikthimit të toponimit “Dardani”
Eshref Ymeri Pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008, në mjetet e informimit masiv kanë qarkulluar mendime...
Ndërron jetë miku i Kosovës, ish-kongresisti amerikan Eliot Engell
Ka ndërruar jetë ish-kongresisti amerikan dhe miku i Kosovës, Eliot Engel. Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e...
Shqipëria mundet nga Polonia me rezultat 2:1
Kombëtarja e Shqipëria ka pësuar humbje ndaj Polonia dhe kështu e mbyll ëndrrën për një vend në Kampionatin Botëror 2026....
Odiseja e gjuhës poshtëruese të Agim Vincës
Eshref Ymeri Më 06 mars, në njërin nga portalet dardane, ishte botuar artikulli “Vinca: kryqëzata e kalorësit kallp”.Edhe në këtë...
Komisioni Evropian konfirmon heqjen e të gjitha masave ndaj Kosovës
Komisioni Evropian ka konfirmuar se janë hequr të gjitha masat financiare ndaj Kosovës. Kjo u bë e ditur gjatë debatit...
Mark Rutte: KFOR vazhdon të luajë rol të rëndësishëm për sigurinë në Kosovë
Sekretari i përgjithshëm i NATO, Mark Rutte, u prit në Shkup me nderime të larta shtetërore nga presidentja e Maqedonia...

Average Rating