Home » Lajme, Vendore » Protestë, të martën në ora 12:00

Protestë, të martën në ora 12:00

Shoqata e të shpërngulurve nga Kosova Lindore “Vatra”, fton qytetarët për pjesëmarrje në protestën e 19.03.2013 në Prishtinë që organizohet nga “Lëvizja për Bashkim”.

Më 20 mars 2013, pritet të mbahet takimi i radhës Thaçi-Daçiq në Bruksel. Në këtë takim pritet të arrihen marrëveshje shumë të dëmshme për Kosovën. Lënia e Kosovës Lindore jashtë agjendës së bisedimeve, pranimi i ndarjes së Mitrovicës dhe krijimi i institucioneve paralele janë pasojat më të drejtpërdrejta dhe më të dëmshme të këtyre bisedimeve.

 

Duke qenë kundër këtyre marrëveshjeve, Shoqata”Vatra” fton të  gjithë qytetarët e Kosovës që të martën, më 19 mars 2013, në ora 12:00 të dalim dhe të protestojmë së bashku para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës dhe kështu të shprehim fuqishëm pakënaqësinë tonë me këto procese. Heshtja është mënyra më e padinjitetëshme e reagimit ndaj kësaj fatkeqësie që po na pret!

 

“Vatra”

Gjilan18.3.2013

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch