Pse Berisha e foltorja vazhdojnë ta sulmojnë akoma Bashën?
Nga Skënder Sadri KAPITI
Basha pasi dha dorëheqjen nuk është dukur shumë në publik, por është treguar tejet tolerant dhe mjaft politikan i moderuar duke lënë që zhvillimet në PD të zhvillohen lirshëm , që të dalë e vërteta dhe e drejta në dritë, të dalin manipulatorët, mashtruesit, spiunët e ishregjimit ,komunist, te ekspozohen proamerikanet fallco dhe të korruptuarit në mënyrë që antarësia e PD-së, të djathtët dhe të mashtruarit nga foltorja berishiste të ndërgjegjsohen e të dalin e te shkeputen nga tranzicioni spekulativ,korruptiv e mashtrues i politikës së vjetër.
Më heret Basha u akuzua nga “non grata” Berishë dhe mbështetësit non gratistë si Lul “brava” por tani ja ku e kanë selinë foltoristët dhe kongresistet foltoristë të cilët llomotitën zhurmshëm se do e bashkojnë PD-në dhe do e rrëzojnë Edi Ramën.
Por përkundrazi PD vetëm sa u përca prej tyre akoma më shumë.
Lulzim Basha me të drejtë i vuri bravën derës së Selisë për të mos lënë të hyjnë në të i shpalluri non grata dhe mbështetësit e tij sepse Berishës i kanë vendosur bravën dhe ia kanë mbyllur dyert edhe SHBA e Britania e Madhe e që pritet që t’ia mbyllin derën edhe shtetet e BE-së.
Por pse Berisha edhe tani me grupin e tij “NA BASHKOI NON GRATA AMERIKANE KUNDËR KORRUPSIONIT” po e sulmojnë Bashën?
Dhe cfarë dinë dhe ndjejnë ata te Lul Basha?
Ata ndjejnë se Basha për ta përbën “kërcënim” dhe e shohin atë realisht si kryetar të Partisë Demokratike, dhe i cili ka edhe mbështetjen e SHBA-ve. Kjo tregon se foltoristëve nuk u intereson pushteti sepse e dinë se kurrë ata nuk mund të vijnë në pushtet, por atyre u intereson vetëm Partia Demokratike për ta pasur atë strehë dhe mbështetje që ky grup foltoristësh të kenë mundësinë që të zvarriten e të zhagiten në politikë, që ta përdorin politikisht PD-në për interesa personale dhe si avokati politike për të mbrojtur sa të munden korrupsionin dhe zullumet e tyre.
Berishës dhe këtij grupi politik të kamur me para dhe të ngejshëm sorollaten nëpër salla e nëpër studio televizive ku mitingojnë, shpifin, intrigojnë e përgojojnë më shumë kundër Bashës se sa kundër zullumeve të Edi Ramës sepse këta vetë janë zullumqarë e mashtrues të aftë e të sprovuar.
Foltorja e Berishës funksionon sipas përvojës komunisto-enveriste të hetimit e të ndëshkimit politik kundër individëve e grupeve “armiqësore” që dalin kundër kryetatit dhe sipas parimit shaj e shpif se dicka mbetet. Kjo sepse deliri i pushtetit dhe patologjia politike e pseudokryetarit e rren veten se ai është edhe pronar e kryeministër i Partisë Demokratike, që si të tillë e njohin vetëm mediat politike, korruptive e mercenare.
Berisha de fakto nuk është as antar dhe as deputet i Partisë Demokratike e jo më kryetar i saj, por e gjiithe ajo se cfarë ai bën ,kjo i bën dëm vetëm Partisë Demokratike dhe shqiptarëve, pasi një veprim i tillë i foltoristëve i jep oksigjen pushtetit të Edi Ramës.Berisha mund të jetë njeriu më i interesuar që nuk dëshiron fitoren e Partisë Demokratike,sepse ai do që të mbetet si individi i cili vetëm atij t’i atribuohet lavdia personale, sikur vetëm me Berishën PD fiton; por, në fakt është e kundërta, është ajo se Berisha e shkatërroi të djathtën shqiptare,dhe prej tij PD-së i ka ardhur kjo gjëndje dhe të gjitha humbjet i faturohen atij.
Average Rating