Pse shkruaj mirë për Albin Kurtin?
Nga Skënder Sadri KAPITI
Unë i ndjek të gjitha zhvillimet në Shqipëri dhe në Kosovë sepse më intereson gjithcka që është në interes të Kombit dhe i ftoj që të gjithë intelektualët e vërtetë e pozitivistë që të mos rrinë indiferent karshi problematikave jetike shqiptare, por të angazhohen me gjykime, vlerësime dhe me mendimin e tyre intelektual për ndryshimin që duhet bërë në të mirë të kombit.
Konstatohet te mediat,televizionet, portalet dhe te gazetat shqiptare, kryesisht ato në Tiranë, konstatohet te to një servilizëm dhe mercenarizëm ekstrem ndaj parasë, kryetarëve të partive politike dhe pushtetit; shoh te to një egoizëm dhe urrejtje karshi intelektualizmit potent, të aftë,profesionist dhe patriotik e të vërtetë gjë që verëhet në seleksionimin dhe përzgjedhjen e programeve dhe të opinioneve në mënyrë të tillë që t’u pëlqejë atyre dhe që të mos jenë më të mira se sa ato të pronarëve të mediave dhe të akrabasë mediatike shumë servile rreth tyre.
Vij nga një familje me formësim dhe edukatë patriotike dhe me kotribute kombëtare. Dhe duke qenë i tillë unë mbështes, respektoj dhe u jam mirënjohës të gjithë atyre shqiptarëve, u jam mirënjohës dhe ndjehem krenarë dhe e kam ndjerë si detyrë dhe kam shkruar mirë për të gjithë ata meritorë që kontribuojnë sot me përgjegjshëri për të mirën kombëtare, qofshin ata qytetarë, intelektualë, artistë, sportistë, politikanë, shtetarë, historianë, gazetarë si dhe për gazeta dhe emisione që sipas këndvështrimit tim trajtojnë tema me rëndisi publike e kombëtare në favor të interesit jetik gjithkombëtar.
Njeri të pagabueshëm dhe të pakritikueshëm nuk ka, dhe sidomos kur bëhet fjalë për shtetarë,qeveritarë,kryeministra e presidentë. Kjo sepse ata janë përgjegjës dhe duhet të sillen si shërbëtore të Shtetit, Ligjit dhe të Kombit, detyrë kjo që është shumë e vështirë, sepse është e vështirë për të shmagur interesin personal, familjar, subjektivizmin dhe partizanizmin politik si dhe interesat grupale e korruptive të servileve edhe atyre që e rrethojnë, këshillojnë dhe që e keqinformojnë shtetarin apo kryetarin e shtetit.
Nisur nga këto arësye e argumente , unë shkruaj mire edhe për Kurtin , sepse deri më sot kur po flasim te Kurti si kryeministër vërehen te ai ato cilësi e virtyte që rrallë shtetar tjetër para tij i ka pasur si: ndershmërinë, sinqeritetin, moralin, guximin, patriotizmin dhe antikorrupsionin.
Average Rating