PUNA PËR KOSOVËN VAZHDON…

Read Time:4 Minute, 39 Second

16 Shtator Bronxville-New York/Leonora Laçi

Në shtëpinë e veprimtarit lobist Agim Aliçkaj në New York pritet kongresmeni Jerrold Nadler nga lobistet dhe dashamirës të ligës, të cilët shprehen njëzëri që situata e Kosovës ka nevojë për vemendje ndërkombëtare përpara se të jetë vonë.

Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane me në krye heronjtë e gjallë të kombit shqiptar Joe DioGuardi dhe Shirley Cloyes DioGuardi asnjëherë nuk e ka ndalur punën dhe ka ndjek ecurinë e zhvillimeve politike në Kosovë përgjatë gjithë kohës dhe sa e sa herë i ka sjellur në vemëndje diplomacisë amerikane çështjen e Kosovës siç ishte dhe këtë rast me kongresmenin Nadler.

Kongresisti i mirënjohur Jerry Nadler e vlersoi lart kontributin e popullit shqiptar në shpëtimin e popullit Hebrenj gjatë Holokaustit, si një veprim unik të një kombi me traditë dhe vlera të larta njerëzore. 

Por kush është kongresmeni Nadler?

Jerrold Lewis Nadler,  përfaqësues nga Nju Jorku; lindur në Brooklyn, Kings County, New York. Ka mbajtur detyrat si; asistent legjislativ, asambleja e shtetit të Nju Jorkut, 1972; anëtar i asamblesë së shtetit të New Yorkut, 1977-1992; u zgjodh si demokrat në Kongresin e Njëqind e Dytë, me zgjedhje të posaçme, për të plotësuar vendin vakant të shkaktuar nga vdekja e Përfaqësuesit të Shteteve të Bashkuara Theodore S. Weiss dhe në gjashtëmbëdhjetë Kongreset pasardhëse (3 nëntor 1992 deri tani); kryetar i Komisionit Gjyqësor (Kongresi i njëqind e gjashtëmbëdhjetë dhe njëqind e shtatëmbëdhjetë).

Atij iu ofrua një tablo e situatës aktuale në Kosovë duke bërë një krahasim mes të drejtave të pakicave serbe në Kosovë me pakicat shqiptare në Serbi.

Po t’i krahasosh kuptohet pabarazia e theksuar  që ekziston në trajtimin e komunitetit shqiptar në Luginën e Preshevës ku ata nuk kanë as universitet të vetin, as kanë të drejta si minoritet, as kanë vende në parlamentin e Serbisë, nuk kanë të drejtë vote dhe janë hequr nga regjistrat civil atje për të minimizuar ekzistencen e tyre. Po ashtu ata nuk kanë përfshirjen e gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare, nuk kanë një ministër të vetin, as nuk kanë spital, as nuk mund të protestojnë për të drejtat e tyre civile, ndryshe nga Serbët në Kosovë që i kanë këto të drejta.

Aktivisti Agim Aliçkaj  në fjalën e tij u përqendrua tek thelbi i asaj se çfarë Liga kërkonte nga kongresmeni Nadler dhe bashkëpunimi i mëtejshem me të dhe stafin e tij.  Mes të tjerash ai tha, citoj: “Kjo është një çështje që ju e kuptoni shumë mirë i nderuari kongresmeni Nadler, si anëtar i rangut të Komitetit Gjyqësor. Shtetet e Bashkuara dhe vendet më demokratike e kanë njohur Republikën e Kosovës, në bazë të planit të Ahtisaarit të përgatitur prej tyre, i cili garanton me Kushtetutë të drejtat më të larta që mund t’i gëzojë ndonjë pakicë në botë. Qeveria e Kosovës po e zbaton me besnikëri këtë plan.

         Kërkesa e Serbisë për t’i dhënë autonomi shtesë pakicës së tyre ka vetëm një qëllim, ta bëjë Kosovën jofunksionale, të nënshtruar ndaj ndarjes dhe shkatërrimit të plotë. Është afërsisht i njëjti numër, rreth 80 mijë shqiptarë që jetojnë në Serbinë jugore, të cilët po diskriminohen dhe pastrohen etnikisht nga regjimi serb. Pse nuk mund të gëzojnë të njëjtat të drejta si serbët në Kosovë? Pse nuk mund të kenë edhe ata Asociacion të komunave me shumicë shqiptare? 

         Krahasimi i të drejtave tregon se serbët në Kosovë kanë spitalin e tyre, universitetin e tyre në gjuhën serbe, diploma të njohura, 10 vende të rezervuara automatikisht në parlament me të drejtë vetoje, një ministër e kështu me radhë. Shqiptarët në Serbi nuk kanë asgjë nga këto, ndërsa në të njëjtën kohë më shumë se 6000 adresa të tyre janë hequr nga regjistri pa të drejtë vote. 

Ne ju lusim me mirësi që mundësisht të përdorni fuqinë dhe lidhjet tuaja në Kongres dhe administratën e Bidenit për të ndihmuar popullin më pro-amerikan të Kosovës të jetojnë të lirë në paqe dhe demokraci duke: Kërkuar nga Shtëpia e Bardhë dhe Departamentit i Shtetit që të përfshihen drejtpërdrejt në dialog duke udhëhequr, jo duke e ndjekur Evropën në zbatimin e drejtësisë së barabartë për të dyja palët e përfshira, duke theksuar nevojën për t’i bërë presion Serbisë që të nënshkruajë marrëveshjen e BE-së pa parakushte, veçanërisht pa Asociacion të dëmshëm të panevojshëm të komunave serbe. Siç ka deklaruar më heret Presidenti Biden, njohja reciproke dhe anëtarësimi i Kosovës dhe i Serbisë në BE, duhet të jetë rezultati përfundimtar i të gjitha veprimeve”- thotë ai mes të tjerash.

Në takim mori pjesë vajza e ish-kongresmenit Joe DioGuardi, kantautore dhe producente shumë e njohur amerikane, Kara DioGuardi. Të pranishëm ishin anëtarët e Bordit të Ligës Faik Lita, Agim Aliçkaj, Ekuran Shehu, Nazim Alimi, Zikri Meta, Diana Aliçkaj dhe Anita Aliçkaj, familja e gjerë Aliçkaj dhe miku dhe mbështetësi i Ligës z. Hysen Ulaj etj. Kontribut të veçantë në këtë aktivitet dhanë avokatët e njohur shqiptarë Ylli dhe Pranvera Cakani si dhe anëtarët e Bordit Sami Jonuzi dhe Niazi Dumani.

Takime të tilla janë të domosdoshme dhe të nevojshme, komuniteti shqiptar në USA ka qenë pararoje për t’i dhënë zgjidhje shumë situatave delikate te Kosovës si një shtet i ri që ka nevojë për mbeshtetjen e diplomacisë amerikane që Serbia ta pranoj atë si shtet  por dhe të  pranoj që të drejtat e shqiptarve në Luginën e Presheves të jenë reciproke siç ata i kërkojnë dhe i pretendojnë me ngulm  për serbet në Kosovë.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Albin Kurti e akuzon Perëndimin se po e “përkëdhel” Serbinë
Next post <strong>Skena që të japin emocion, që të zgjojnë kurreshtje</strong>