Putin edhe nga burgu i frikësohej Navalnay-it

Read Time:4 Minute, 39 Second

Nga XHAVIT ÇITAKU

Një punonjës komune mbledhë lulet që janë vendosur në Shën Petersburg për të përkujtuar të vdekurin, përkatësisht të vrarin, Alexei Navalny.Ajo pamje  që shihej në kanale të ndryshme televizive dhe gazetaishte bërë nga njëfoto e shkrepur menjëherë pas këtij rasti makabër. Dhe për shkak të ndjekjeve, përsekutimeve, rrahjeve, arrestimeteve të shumta që u bënë, ende nuk janë bërë publike masat që janë ndërmarrë ndaj këtij punonjësi. Kjo ngjarje jehoi dhimbshëm në tërë botën demokratike dhe ka vetëm një emër: Ka vdekur lideri më i famshëm i opozitës në Rusi.Shumica e alternativave të organizuara me shumë mund, frikë e sakrifica për të ndryshuar diçka në këtë vend autoritar  janë dëbuar me forcë nga vendi – dhe të tjerat janë në koloni penale. Vladimir Putin dukët, të paktën tani për tani, se ka eliminuar të gjitha kërcënimet ndaj pushtetit të tij. Këtë e bënë me dorën e tij të hekurt, pa fije turpi, në dëm të popullit. Këtë e bëri edhe ndaj liderit opozitar Navalny për shkak se atij i frikësohej edhe nga burgu. Navalny kishte autoritet të madh në popull përkundër faktit se ai ishte dënuar me shumë vite burg. Ai nuk frikësohej nga diktatori Putin edhe pse dorën në zemër e dinte se i gjalë nga burgu nuk do të dalë. Duke e ndier këtë ai thoshte.“Nuk duhet të dorëzoheni, tha Alexei Navalny në një dokumentar biografik të publikuar një vit më parë, ku iu kërkua t’u linte një mesazh pasardhësve në rast të vdekjes së tij. Nëse vendosin të më vrasin, do të thotë se ne jemi shumë të fortë dhe duhet ta përdorim atë forcë”. Por opozita e pavarur e Rusisë ka pasur prej kohësh vështirësi në organizimin dhe arritjen e synimeve dhe qëllimeve të mira për një ndryshim. Ata që fillonin të bëjnë emër në opozitën ruse tashmë gjenden të prangosur e të dënuar, duke u ballafaquar me dhunë sistematike në të ashtuquajturat koloni penale. Pra,shumë kritikë kryesorë të regjimit – si Vladimir Kara-Murza dhe Ilya Yashin – janë kaherë në koloni penale në Rusi, të dënuar për kritika të shprehura. Shumë të tjerë janë larguar nga vendi. – Alexei Navalny ishte një udhëheqës shumë i zgjuar dhe karizmatik.Ai kishte një talent për të ndezur njerëzit, për t’i bindur ata për nevojën për ndryshim, tha Mikhail Khodorkovsky për AP, duke theksuar se vdekja e tij është një humbje shumë e vështirëe madhe dhe e pakompensueshme për opozitën ruse. Ish-manjati i naftës Khodorkovsky ka qenë vetë i burgosur në Rusi.Ai tani jeton në Londër dhe ka qenë prej kohësh një figurë kryesore në opozitën në mërgim.Ai më parë është penduar që lëvizja e Navalny-t FBK nuk ka dashur të bashkëpunojë më thellë me organizatën e tij Dossier Center.

Iu kërkohet votuesve  që të shkruajnë emrin e Navalnay në fletëvotim?

Në anën tjetër të pushtetit në Kremlin është një kamp patriotik, me nacionalistë radikalë që kanë kritikuar mbi të gjitha lidershipin ushtarak.Atje doli ish-komandanti Igor “Strelkov” Girkin, i cili pas kritikave në adresë të pushtetit dhe të lidershipit ushtarak u dënua gjithashtu me burg. Përpara zgjedhjeve presidenciale në më pak se dy javë, opozita po debaton, si shumë herë më parë, nëse është më mirë të bojkotohet procesi i manipuluar apo të tentohet të ushtrojë ndonjë ndikim. Kampi i Alexei Navalny ka mbrojtur strategjinë e fundit, duke u bërë thirrje votuesve të mbështesin ofertën presidenciale të kritikut të luftës Boris Nadezhdin përpara se ai të ndalohej. Pas vdekjes së Navalny, grupet opozitare po u bëjnë thirrje votuesve që të mblidhen në qendrat e votimit në të njëjtën kohë dhe të shkruajnë emrin e tij në fletëvotim, që do të jetë në të vërtetë  një protestë e heshtur.Profesori amerikan i shkencave politike, Francis Fukuyama, i cili është pjesë e bordit këshillues të FBK-së, mendon se Vladimir Putin i ka prerë “kokën” opozitës dhe se lëvizja e mbetur është shumë e shpërndarë. – Nuk mendoj se ka njeri që mund t’i afrohet të mbushë “këpucët” e tij (Navalny), thotë Fukuyama për Financial Times. E veja Yulia Navalnaya dëshiron të vazhdojë punën e burrit të saj.Fukuyama përmend edhe vajzën 23-vjeçare të çiftit, Daria, si pasuese të mundshme.

Frika nga pjesëmarrja masovikenë varrimine Navalny-t

Dëshira e familjes, partisë që ai drejton, por edhe e popullit ishte që Navalny të varroset në kryeqytetin e Rusisë në Moskë. Ndërkaq, regjimi dikktatorial- autoritar i udhëhequr nga fashisti Putin bënë çfarë nuk bënë për të penguar që trupi i tij të varroset aty ku e meriton, aty ku populli mund ta vizitoj kur të dojë dhe t’i shkruaj lavde për flijimin e tij për të ndërtuar një shtet demokratik. Pothuajse të gjitha byrot e varrimit ishin të urdhëruara që të mos bëjnë asnjë hap për të ndihmuar ceremonin mortore të liderit më karizmatik opozitar. Po ashtu, e tërë Moska ishte e blinduar nga policia dhe ushtria ruse, sepse në kokën e tyre të  sëmur mbisundon frika se situata mund të dalë jashtë kontrollitdhe populli eventualisht të thërras fuqishëm ngritjen e ndërgjegjës për të rrëxuar këtë sistem që ua ka nxirë jetën. Këso veprimesh ekstreme kundër popullit mund të hasësh vetëm në Korenë e Veriut, Kinë e pak vende tjera që kanë instaluar të njëjtin sistem shtypës.Është e kuptueshme se regjimi aktual rus po ndanë miliarda dollarë për të shpërlarë trurin e popullit me një propagandë të fëlliqur, mirëpo drejtësia vononë por nuk harron dhe ka gjasa që Putini dhe regjimi i tij të përfundojë si është më së keqi, përkatësisht sikurse i Çausheskut në Rumani.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Hysen Ibrahimi – Intervistë me Prof. Hasan Kadri Gashin
Next post Familja Jashari frymëzohej në besimin për çlirimin e Kosovës