PVD dënon ashpër sulmin ndaj familjes shqiptare në Medvegjë

Read Time:52 Second

Partia për Veprim Demokratik përmes kryetarit Shaip Kamberi ka reaguar ashpër duke dënuar sulmin që një grup i serbëve ka kryer ndaj familjes Muharremi në Medvegjë.

“Partia për Veprim Demokratik dënon kategorikisht aktet e dhunës dhe frikësimit të familjes së Ruhan Muharremit në Medvegjë” thuhet në regimin e Kamberit

Një grup i panjohur ka kryer akte vandalizmi duke hedhur gurë dhe mjete të rënda në drejtim të shtëpisë së tyre.

“Ne kërkojmë që autoritetet e sigurisë të ndërhyjnë menjëherë për të ruajtur rendin dhe qetësinë dhe për të siguruar që qytetarët shqiptarë në Medvegjë të mos jenë të ekspozuar ndaj abuzimeve dhe tmerreve të tilla.
Gjithashtu, ftojmë Bashkësinë ndërkombëtare të ndjekë ngjarjet dhe të monitorojë situatën e sigurisë me kujdes, sidomos në Luginën e Preshevës” ka deklaruar Shaip Kamberi

Kujtojmë se familja e Ruhan Muharremit nga Medvegja mbrëmjen e kaluar u kërcënua nga një grup personash të maskuar. Serbë që kanë kënduar për rreth gjysmë ore këngë nacionaliste kanë hedhur edhe gurë e mjete të rënda në drejtim të shtëpisë së tyre.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Serbët sulmojnë me gurë e mjete të rënda shtëpinë e shqiptarit në Medvegjë
Next post Besnik Bislimi: Qeveria dënon ashpër sulmin vandal ndaj familjes shqiptare në Medvegjë