Home » Lajme, PVD, Vendore » PVD: Kumtesë

PVD: Kumtesë

Kryesia e Qendrore e Partisë për Veprim Demokratik, në mbledhjen e sotme, ka vlersuar lartë përgjegjësinë dhe sjelljen e qytetarëve gjatë gjendjes së jashtëzakonshme e cila erdhi si pasojë e virusit COVID19 dhe ka faleminderuar qytetarët e Luginës së Preshevës për kontributin e dhënë gjatë kësaj faze të vështirë.

Tash, pas kalimit të kësaj gjendje PVD do të vazhdojë me aktivitetet e saja të rregullta politike dhe zgjedhore.

Meqë vazhdimi i procesit zgjedhor nënkupton që me 21 qershor do të mbahen zgjedhjet lokale dhe parlamentare, Kryesia e PVD-së rikonfirmoi këmbëgulësinë për ruajtjen dhe jetësimin e Marrveshjes rreth Listës së unifikuar për zgjedhjet parlamentare, të nënshkruar në Tiranë me ndërmjetësimin e Ministrit Cakaj.

Në këtë aspekt u konstatua se PVD dhe shumica e partive tjera nënshkruese të marrveshjes kanë përfunduar procedurën e përcaktimit të kandidatëve të tyre dhe kështu e kanë përmbushur obligimin për fillimin e procedurave rreth grumbullimit të nënshkrimeve.

Duke e marr parasysh faktin që zgjedhjet do të mbahen me 21 Qershor dhe që na pret grumbullimi i 10.0000 nënshkrimeve, Kryesia e përgjithshme e PVD-së inkurajon APN-në që sa më shpejtë të përfundoj procesin e përcaktimit të kandidatëve të tyre për deputet dhe të hap rrugën për fillimin e pregaditjeve konkrete për pjesmarrje në zgjedhje.

Opinioni i gjerë dhe përkrahësit e PVD do të njoftohen me kohë për fillimin e grumbullimit të nëshkrimeve përkrahëse.

Për PVD-në dhe Kryesinë e sajë, Lista e përbashkët për zgjedhjet parlamentare nënkupton marrje një përgjegjësie të veçantë politike dhe si të këtillë do të vazhdojë ta trajtojë.

Njëkohësishtë, Kryesia e PVD-së falënderon Qeverinë dhe institucionet e Republikës së Kosovës për ndarjen e paketës finaciare prej 500.000 euro për të ndihmuar Preshevën Bujanocin dhe Mevdegjën. Vërtetë kjo nënkupton ndërtimin e një standardi të ri të trajtimit të Luginës së Preshevës nga institucionet e Kosovës.

PVD mendon se praktikat e këtilla duhet të institucionalizohen dhe ndihmat që duhet të vijnë nga Kosova dhe Shqipëria të jenë të rregullta e jo të varen vetëm nga situatat emergjente

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch