Pyetsor: A jeni dakord me Albin Kurtin?

Read Time:2 Minute, 8 Second

Nga Skënder Sadri KAPITI

Duke vështruar realitetin shqiptar në të dy shtetet shqiptare, faktin se në Shqipëri ka pllakosur korrupsion i jashtëzakonshëm gjithinstitucional  politik dhe qeveritaro-shtetëror, dhe tjetrin që Kosova sot po përballet ashpër jo vetëm me politikën dhe me makinerinë shtetërore të Serbisë dhe aleatët e saj, por dhe me opozitën e me ndërkombëtarët, si dhe për faktin tjetër që Kosova nuk ka ne mbështetje as qeverinë e Tiranës atëhere është detyre patriotike në radhë të parë e intelektualëve si dhe e gazetarëve dhe opinionit që ta mbështesin qeverinë e përgjegjshme  të Albin Kurtit.  Dhe për këtë arësye  po i drejtoj publikut këtë pyetsor.

Për t’u përgjigjur këtij pyetsori po bëj disa pyetje dhe  ftoj që edhe të debatohet për pikat e pyetjet e mëposhtme edhe në mënyrë krahasimore me paraardhësit e Kurtit; edhe në ballafaqim  me opozitën politike dhe mediat në Kosovë, si dhe mediat dhe me politikën e Tiranës:

A jeni dakord me politikën e Albin Kurtit, me politikën e reciprocitetit në marrëdhëniet me shtetet e tjera dhe me Serbinë?

A jeni dakord me politikën e hapur, transparente, të drejtpërdrejtë dhe të sinqertë të Albin Kurtit me publikun shqiptar, me votuesit, me shoqërinë shqiptare  edhe me aleatët ndërkombëtarë?

A jeni dakord me Albin KURTIN , si kryeshërbëtor i popullit, si i pakorrupuar dhe si i pakompromis me korrupsionin dhe as me interesat korruptive të politikës,  të oligarkëve dhe të mediave?

A jeni dakord  me politikën shtetërore aspak inferiore dhe të dinjitetshme që ndjek Kryeministri i Kosovës në ndërtimin e shtetit ligjor, në marrëdhënit ndërkombëtare  dhe të shtrirjes dhe të vendosjes së sundimit të ligjit dhe të sovranitetit e legjitimitetit shtetëror në të gjithë territorin e Kosovës?

A jeni dakord me politikën triumfatore të Albin Kurtit kundër planeve dhe presioneve në dëm të interesave të Kosovës, coptimit të Kosovës dhe kundër projektit të Open Ballkanit?

___________________________________________________________________________________________________

I dashur Skënder,

Të gjitha ata që ju duan dhe Ju respektojnë për formimin tuaj të shkëlqyer nacionalist, duhet t’ju përgjigjen si më poshtë:

“Po, jemi plotësisht dakord me Albin Kurtin, si i vetmi udhëheqës emblematik në radhët e krejt kombit shqiptar, se jemi të bindur që Ai nuk do të lejojë në asnjë mënyrë krijimin e një shteti serb brenda territorit të Republikës së Dardanisë. Besojmë dhe shpresojmë shumë që Albini do të krijojë edhe Degën e Vetëvendosjes në Shqipëri”.

Kjo është edhe përgjigjja ime, i shtrenjti miku im Skënder.

Eshref Ymeri

Kaliforni, 22 korrik 2024

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post <strong>Në çfarë duhet të besojnë shqiptarët?</strong>
Next post Shpërthimi afër liqenit të Ujmanit i ka shqetësuar vizitorët