PZAP e refuzon ankesën e LVV-së për anulim të votave me postë
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka refuzuar si të pasafatshme kërkesën e Lëvizjes Vetëvendosje, lidhur me anulimin e rezultateve të votimin me postë dhe përsëritjen e votimit.

“Paneli gjeti se pretendimet e paraqitura për këtë çështje janë të parashtruara pas afatit ligjor për ankimim, pasi që pala ankuese këto parregullsi ka mundur t’i paraqes në momentin kur ka kuptuar per shkeljet e tilla ashtu siç parashihet me nenin 10 dhe 98 të LZP-së”, thuhet në vendimin e PZAP-së.
Nderkohe, PZAP-i e ka pranuar ankesën e LVV-së lidhur me rinumërimin e 1,631 votave të shpallura si të pavlefshme nga votimi nga jashtë vendit.
“Anulohet vendimi i KQZ-së, numër 01687-2025, datë 06.03.2025, urdhërohet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), respektivisht Qendra e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) sipas rekomandimit të Sekretariatit të KQZ-së të datës 06.03.2025 të bëjë hapjen e 177 kutive të votimit, më 1631 fletëvotime të pavlefshme, të dërguara nga votuesit jashtë Kosovës në kutitë postare të KQZ-së, të njëjta fletëvotime të rivlerësohen, të numërohen, dhe të përfshihen në rezultatin përfundimtar”, thuhet në vendimin e PZAP-it.
Më shumë storie
Kuadratet e FSK-së do të rreshtohen për nder të Epopesë së UÇK-së
Me rastin e shënimit të Epopesë së UÇK-së, Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) do të rreshtojë kuadratet e saj,...
Për 28-vjetorin e Epopesë së UÇK-së, nesër qeveria e Kosovës mban mbledhje solemne
Në shënim të 28-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nesër mbahet mbledhje solemne e Qeverisë së Republikës së...
Albulena Haxhiu: Nuk ka seancë nëse nuk ka dy kandidatë për president
Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, në një konferencë për media, ka bërë të ditur se nuk...
Rruga ’’Miftar ZARBICA’’– Një nderim për Veprimtarin dhe Humanistin nga Zarbica e Bujanocit
Gjilan – Komisioni Komunal për emërimin e rrugëve në Gjilan ka marrë vendim për të emëruar një rrugë në nder...
Publikohet agjenda me aktivitetet për shënimin e Epopesë së UÇK-së
Me rastin e shënimit të 28 vjetrit të Epopesë së UÇK-së, më 5, 6 dhe 7 mars institucionet shtetërore kanë...
Bekim Jashari mohon interesimin e familjes Jashari për presidencën
Anëtarë të familjes së heroit të Kosovës, Adem Jashari, e kanë mohuar se kanë ndonjë qëllim për të garuar për...

Average Rating