Qeveria e Kosovës falënderon BE-në për organizim dhe ndërmjetësim në bisedime

Read Time:1 Minute, 6 Second

Qeveria e Republikës së Kosovës ka dalë më një deklaratë mbi takimin e sotëm në Bruksel, përmes të cilës thuhet se ky takim është dashur të mbahej me 19 korrik.

Në këtë njoftim të Qeverisë së Kosovës thuhet se Kryeministri Kurti ka falënderuar Bashkimin Evropian, z.Borrel dhe z.Lajçak, për organizimin dhe ndërmjetësimin në këto bisedime, drejt normalizimit të marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë.

“Sot në Bruksel u mbajt takimi i tretë i nivelit të lartë mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë. Mirëpo, ai u pat shtyrë për muajin gusht me kërkesën e palës tjetër, gjersa Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pat shprehur gatishmërinë për pjesëmarrje”, thuhet në njoftim.

Tutje vazhdon njoftimi se sot në këtë takim kishte dy tema në agjendë.

“E para ishte diskutimi për Kornizën e Përgjithshme të Marrëveshjes. Kryeministri Kurti theksoi që kjo marrëveshje duhet të jetë ligjërisht e obligueshme për normalizimin e plotë të marrëdhënieve me njohje reciproke në qendër. Ai prezantoi disa kapituj me elemente përkatëse që duhet t’i përmbajë kjo kornizë. Tema e dytë ishin çështjet aktuale politike e të sigurisë për të cilat Kryeministri Kurti tregoi për rëndësinë e ligjshmërisë dhe kushtetutshmërisë në vendin tonë si garancione të paqes, sigurisë dhe barazisë për të gjithë qytetarët pa dallim”, përfundon njoftimi i Qeverisë së Kosovës.

/RTK/

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Leter Publike NATO-s
Next post Josep Borell: S’ka marrëveshje, por nuk dorëzohemi