
Qeveria e Kosovës i reagon KE-së: Liberalizimi me pasaporta serbe qëllimkeq
Qeveria e Kosovës i ka reaguar sërish Komisionit Evropian sa i përket përpjekjeve që Komisioni po bën për të lejuar serbët e Kosovës që me pasaporta të Serbisë të udhëtojnë lirshëm në BE.

Në një përgjigje me shkrim për RTK-në, këshilltari i zv/kryeministrit Besnik Bislimi, Klisman Kadiu ka thënë se Republika e Kosovës ende nuk ka një përgjigje zyrtare nga Bashkimi Evropian në lidhje me letrën e dërguar në muajin nëntor nga zëvendëskryeministri Bislimi.
“Në vazhdimësi kemi theksuar se ky propozim i KE-së kontribuon negativisht në integrimin e komunitetit serb krahas edhe interesit të tanishëm të lartë për pajisje me pasaporta pas liberalizimit të vizave, por edhe kërkon të legjitimojë pasaporta ilegale të cilat shkelin sovranitetin e integritetin territorial të Kosovës”, ka thënë Kadiu.
Ai ka shtuar se si qeveri, do të vijojnë angazhimin në ndaljen e këtij propozimi, siç theksoi, të dëmshëm e qëllimkeq, derisa ftojnë të gjithë qytetarët nga komuniteti serb të vijojnë të aplikojnë e pajisen me pasaporta të Republikës së Kosovës.
Më herët gjatë ditës zëdhënësja e Komisionit Evropian për çështje të brendshme Anitta Hipper, deklaroi se KE pret që të miratohet propozimi që edhe serbëve të Kosovës me pasaporta të Serbisë t’i mundësohet lëvizja pa viza në zonën Schengen.
Më shumë storie
Boksierja Donjeta Sadiku, e artë në Poloni
Boksierja nga Kosova, Donjeta Sadiku ka shkëlqyer në Kupën e Federatës Botërore, Feliks Stamm të Polonisë. Boksierja Sadiku fitojë medaljen...
As pas 14 përpjekjeve, nuk ka konstituim të Kuvendit
Deputetët sot nuk arritën ta konstituonin Kuvendin e Kosovës, as pas 14 përpjekjeve. Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, u bëri...
Për shkak të moskonstituimit të Kuvendit, Kosova rrezikon të humb fondet nga BE-ja
Kosova rrezikon t’i humbë rreth 900 milionë euro të parapara në kuadër të Planit të Rritjes të Bashkimit Evropian. Këto...
Edhe pas 13 përpjekjeve, nuk ka konstituim të Kuvendit
Deputetët sot nuk arritën ta konstituuoin Kuvendin e Kosovës, as pas 13 përpjekjeve. Dështon edhe përpjekja e 13-të, vetëm 56...
Kuvendi i Kosovës në bllokadë, deputetët pa punë por me paga të plota
Kuvendi i Kosovës ka hyrë në javën e pestë të krizës politike, pa arritur ende të konstituohet plotësisht. Përpjekjet për...
Sot shënohet Dita Botërore të Lirisë së Shtypit
Sot shënohet Dita Botërore të Lirisë së Shtypit, e Kosovën e gjen me pozitën më të keqe në 15 vjetët...
Average Rating