Qeveria e Kosovës ndan mjete për librat e nxënësve të Luginës së Preshevës
Qeveria e Kosovës sot do të mbajë mbledhjen e 154 ku pritet të shqyrtohen 12 pika të rendit të ditës.
Mbledhja do të fillojë në orën 10:00.
Gjatë kësaj mbledhje do të shqyrtohet propozimi-vendimi për ndarjen e mjeteve buxhetore për pajisje me tekste mësimore në gjuhën shqipe për nxënësit shqiptarë që vijojnë mësimin në gjuhën shqipe në shkollat fillore në komunat Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, për vitin shkollor 2023-2024.
“Shqyrtimi i Projekt-udhëzimit Administrativ për Masat e Duhura Parandaluese dhe Mbrojtëse për Ndalimin e Pjesëmarrjes së Fëmijëve në Klubet e Natës dhe Hapësira të tjera të ngjashme (MPB)”, thuhet në pikën katërt të mbledhjes së Qeverisë së Kosovës.

Më shumë storie
Kurti ka ftuar shqiptarët e Luginës që të marrin pjesë në zgjedhjet për Këshillin Kombëtar Shqiptar
Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Kurti, i bën thirrje gjith qytetarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës që të marrin...
Albin Kurti udhëton drejt Francës, merr pjesë në Forumin e Paqes në Paris
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar të shtunën drejt Francës, ku do të marrë pjesë në Forumin e Paqes...
Edhe sot protestë në Prishtinë, kërkohet drejtësi për Arlinda Zekajn
Sot, qytetarë, aktivistë dhe organizata të shoqërisë civile protestuan për të kërkuar drejtësi për Arlinda Zekajn dhe përgjegjësi nga institucionet...
Hendboll: Nesër ndeshja e dytë kualifikuese për Euro 2028 Kosovë-Hungari
Përfaqësuesja e Kosovës në hendboll nesër ka ndeshjen e dytë kualifikuese për Euro 2028. Të dielën prej orës 17:15 në...
Identifikohen mbetjet mortore të tre intelektualëve të zhdukur gjatë luftës
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se janë identifikuar mbetjet mortore të tre intelektualëve të rrëmbyer dhe...
27 vjet pritje, identifikohen mbetjet mortore të Dr. Adem Ademit
Pas 27 vitesh pritjeje, janë identifikuar mbetjet mortore të Dr. Adem Ademit, njërit prej tre intelektualëve të rrëmbyer dhe zhdukur...

Average Rating