Home » Lajme, Opinione » Qeverisja vendore dhe liria politike

Qeverisja vendore dhe liria politike

Ali Hertica-4Individualizmi nuk  del nga një instinct i verbër atë e bëjnë lirinë e  kapshme për njerëzinë,ata  mësohen në jetën e përditshme. Kështu që është e vështirë t’u imponosh një qeverisje autokratike njerëzve të mësuar përditë me të drejta politike. Tek ata pasione të paqëndrueshëm për liri duke  zëvendësuar nga shpirti i rrënjosur i lirisë që motivon një angazhim më të fortë dhe më të qëndrueshëm kundër tendencave diktatoriale. Shumë kush nuk na sjell shembuj historik për këtë hipotezë,por ajo është tepër e arsyeshme. T’u heqësh lirinë njerëzve që marrin pjesë rregullisht në veprimtarinë politike vendore është një humbje më e madhe se për ata që vetëm sa hedhin votën e tyre në mënyrë sporadike në zgjedhje nacionale dhe lokale. Prandaj,është e natyrshme të besohet se vetëqeverisja vendore e mbron qeverisjen popullore si tërësi.

 

Këtu shikohet edhe një tjetër vartësi,më e  ndërlikuar midis qeverisjes vendore dhe lirisë politike. Ku thuhet se pjesëmarrja në politikën lokale i kundërvihet individualizmit. Ky është një tipar i personalitetit që formohet për shkak të barazisë shoqërore dhe e lë shoqërinë e zbuluar ndaj kërcënimeve të autokracisë. Bëhet fjalë për një prirje për t’u mbyllur në vetvete,të veçosh nga njerëzit ti  tërhiqesh mënjanë bashkë më miqtë dhe pasi ta kesh krijuar këtë shoqëri të vogël për vete,ta lësh shoqërinë e madhe në punën e saj.

 

Individualizmi nuk del nga një instinkt i verbër, por i ka rrënjët në raporte shoqërore që e bëjnë veçimin shoqëror të mundshëm dhe të natyrshëm. Individualizmi është një produkt i zhvillimit të barazisë materiale dhe intelektuale. Kjo prirje nuk mund shfaqet në shoqëri,ku njerëzit ishin të lidhur bashkë më një rrjet të ngushtë marrëdhëniesh vartësie të bazuar në  drejtat dhe detyrime e ndërsjella. Këtu struktura shoqërore është një zinxhir që fillonte te fshatari e mbaron lart te lideri,ku njerëzit ishin pothuajse gjithmonë në marrëdhënie të ngushta me dikë jashtë vetës së tyre.

 

Barazia shoqërore sjell me vete dy ndryshime të rëndësishme,e para thyen zinxhirët që krijonin vartësi të përjetshme midis njerëzve. Marrëdhëniet shoqërore bazohen  në një shkallë të lartë mbi nismën e pavarur dhe kontratat afatshkurta. Rezultati është automatizmi i masës së shoqërisë, kur njëra klasë i ofrohet tjetrës dhe përzihet me të, ku anëtarët janë të barasvlershëm dhe njësoj të jetë ndaj njëri-tjetrit.

 

E dyta barazi shoqërore i jep shumicës së popullit një bazë materiale për të bërë një jetë të pavarur. Asnjë nuk është i detyruar të jetojë në mëshirën e tjetrit. Nuk është e domosdoshme që individualizmi të lindë si rezultat i barazisë politike. Është e mundur të pengohet para se tendenca për barazi të kultivojë indiferentizëm dhe veçim të plotë. Zgjedhja bëhet duke u dhënë qytetarëve sa më shumë mundësi për të ushtruar të drejta politike në shoqërinë demokratike në Kosovë.

Mr.Ali Hertica

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress