Qendra Solidariteti dhe Avancimi në Preshevë në kuadër të projektit Strehimi sot zyrtarisht ka bërë inaugurimin e dy shtëpive dyshe të vëllezërve Nazmi e fatmir Shabani nga Presheva. Ky aktivitet humanitarë u realizua falë përkrhajes që kanë teguar bashkëatdhetarët tanë në botën e jashtme që e ndhumuan me 15 mijë franga zvicerriane. Të pranishëm në evenimentin e sotëm ishin përfaqësuesit e Qendrës Islame Shqiptare nga Lozana e Zvicërrës zoti Ismet Murtezi nga Gjakova me bashkëpunëtorët e tij, kryetari I Bashkësisë Islame dega në Preshevë, përfaqësuesit e kompanive dhe bizneseve locale dhe qytetarë të tjerë. Kjo qendër e karakterit humanitar në kuadër të aktiviteteve të saja ka realizuar një sere projektesh rrespektivisht ka bërë ndërtimin e tri shtëpive dy në Komunën e Bujanocit dhe atë dyshe sot në Preshevë. Fillimisht u bë prezantimi I shkurt I Qendrës Solidariti ku të pranishmit më pas i përshëndetit kryetari i kësaj qendre Lejlan Sadiku i cili falëmderoi familjen Shabani për bashkëpunim si dhe përfaqësuesit e Qendrës Islame nga Zvicrra.I emocionur nga kjo situate e vështirë ekonomike Ismet Murtezi përfaqësues I Qendrës Islame në Zvicërr me sy të përlotur tha se e pam të arsyeshme tia zgjasim dorën edhe vëllezërve tanë në Luginë të Preshevës, prandaj e ndihmuam këtë familje. Në kuadër të fjalimit të tij porosi të qartë u drejtoi gjithë bashkëatdhetarëve të cilët jetojnë dhe veprojnë në botën e jashtme që ti ndihmojnë familjet nevojtare.
Ndërkaq, më pas Haxhi Xhemaili nga Konçuli I doërzoi çelsat e shtëpisë njërit nga vllezërit e këtyre shtëpive .Kushtet ekonomike ishin ato që Nazmi Shabanit ti ndërtohet kjo shtëpi. Në fytyrën e tij shiheshin emocione gëzimi e njëherit shqetësimi.Më pas kryetari I kësaj qendreje u ndau mirënjohje dhe falëmderime për të gjitha kompanit loakale të cilat ia bënë të mundur ndërtimin e këtyre shtëpive . Mirnjohje në fjalë ndan edhe për kontributin e treguar nga ana e Radiotelevizonit Presheva. Aktivitet e kësaj natyre nga Qendra Solidariteti do të vzhadojnë edhe gjatë periudhës së ardhshme.
RTV Presheva
Eselamu alejkum
Dashtë All-llahu që këta familjarë ti gëzojnë këto shtëpi, ndërsa ata të cilët kontribuan në ndërtimin e këtyre shtëpive, All-llahu inshaAllah i shpërbleftë me gjitha të mirat e kësaj bote dhe me xhenetin Firdeus në ahiret.
selamat