Qytetarët durrsakë do votojnë Igli Carën
Bashkia Durrës
Nga Arbër N. Hima
Votuesit durrsakë do e votojnë Igli Carën, do votojnë kundër korrupsionit, do votojnë për ndryshimin dhe për shpëtimin nga betonizimit të kulturës, turizmit dhe trashëgimisë historike; do votojnë për t’ua kthyer qytetarëve institucionin e Bashkisë, e cila duhet të jetë në shërbim të tyre dhe jo vetëm të një grupi mafio-interesi.
Durrësi qyteti historik iliro-shqiptar krenari për shqiptarët; qyteti port i gjthshqiptarëve me perendimin, Durrsakë me 14 Maj 2023 ndëshkoni zullumqarët e rrënimtarët socialistë të cilët mjerisht kanë afro një cerek shekulli që keqqeverisin Durrësin, aq keq sa që dëmi që i është shkaktuar qytetit nuk do ia kishin bërë as armiqtë e shqiptarëve.
Nuk është e nevojshme për qytetarët durrsakë që dikush t’i bindë e t’ua mbush mëndjen për këtë. Kjo sepse qytetari durrsak e di vetë mirë këtë gjë, e madje këtë thirrje timen më shumë po ua sjell qytetarëve durrsakë si kujtesë pasi këtë realitet prej tyre e dëgjon dhe e mëson si të vërtetë ne biseda me ta, sidomos për betonizimin e qytetit që historia tashmë ua ka hipotekuar autorësinë Vangjush Dakos dhe rilindjes socialiste.
Votoni Igli Carën!
Mos e votoni Sakon
qe njihet si “maska” e Vangjush Dakos i cili për 12 vite ka bërë batërdinë me lejet ndërtimit, licencat, pronat, betonimin e qytetit, me taksat dhe fondet e bashkisë, dhe i cili eshte i shpallur ‘non grata’ nga SHBA?!
Më shumë storie
“Bota Serbe’’, një alarm për kombin shqiptar dhe sigurinë në Ballkanin Perëndimor
Shkruan: Mr.Sc.Refik HASANI Projekti i ashtuquajtur ’’Bota Serbe’’, është një sinjal dhe alarm destabilizues, kjo me arsye të bazuar që...
Historike: Kongresi Amerikan akuzon Serbinë për diskriminim sistematik të Shqitarëve në Luginën e Preshevës!
Shkruan: Nehat Hyseni Përpjekjet e pandërprera të shqiptarëve të Luginës së Preshevës: Medvegjës Preshevës dhe Bujanocit në 34-5 vitet e...
Presidentja Vjosa Osmani duhet ta pret e qetë përfundimin e karrierës politike
Nue Oroshi Politika është një art shumë i veshtirë,rrethanat politike që krijohën e bëjnë të mundur që përfundimi i karrierës...
Letër e hapur për demokratët shqiptarë
Nga: Skënder Sadri Kapiti Projekt-platforma ime për ringritjen dhe për fitoren e pushtetit nga opozita demokratikePartia Demokratike gjithmonë ka funsionuar si...
UÇK ËSHTË VLERË, MORAL DHE PATIOTIZËM
NGA SKËNDER SADRI KAPITI UÇK ËSHTË VLERË, MORAL, PATIOTIZËM; ËSHTË SAKRIFICA, GJAKU DHE ALEATJA E SHBA DHE NATO-S, ËSHTË FAKTORI...
Pse Albin Kurti marrëdhëniet Kosovë -Shqipëri i çoi në këtë gjëndje
Nga Skënder Sadri KAPITI Albin Kurti dhe LVV Personale e tij që me krijimin e saj mori përsipër promovimin patriotik e...

Average Rating