Home » Lajme, Vendore » Ragmi Mustafa në Beograd dëshmon para ndërkombëtarëve me faktet se Presheva ka 56 129 banorë

Ragmi Mustafa në Beograd dëshmon para ndërkombëtarëve me faktet se Presheva ka 56 129 banorë

Mustfa teza mbi popullsine ne Presheve-1

Kryetari i komunës së Preshevës Ragmi Mustafa , në Beograd para një numri të madh përfaqësuesit qeveritarë dhe ndërkombëtarë ka prezantuar Punim shkencorë me temën: “Përpunimi elektronikë i të dhënave mbi numrin e popullsisë në Komunën Preshevë dhe zbatimi i teknologjisë së informacionit në menaxhimin e bazave të të dhënave dhe resurseve njerëzore”.Kryetari Mustafa në punimin e tij shkencor ka përfshirë numrin e popullsisë në Preshevë gjatë vitit 2002 – 2012 si dhe strukturën e popullatës në varshmëri me gjitha nacionalitetet. Sipas të dhënave të grumbulluara Presheva ka 56 129 banorë.

Mustafa nr popullsise ne Presheve-2

Autori doktor Ragmi Mustafa si  material për këtë studim ka  shërbyer bazat e të dhënave nga institucionet: e shkollave fillore e të mesme, entit parashkollorë, entit të sigurimit shëndetësor, entit për punësim, shërbimin për azhurnimin e listave zgjedhore ato lokale e parlamentare, lista zgjedhore nga ministria e zhvillimit regjional dhe vetëqeverisja lokale,  të dhënat e regjistrimit të popullsisë nga viti 1948, 1961, 1971, 1981, 1991, 2002 dhe ato të vitit 2011. Gjithsesi se ai në punimin e tij ka  shfrytëzuar të dhënat zyrtare të zyrave të vendit, të gjendjes civile për personat e lindur dhe të vdekur, të dhënat e gjendjes civile në stacionin policor të ministrisë së brendshme për numrin e qytetarëve që posedojnë letërnjoftime, pasaporta dhe  numrin amë personal identifikues. Të gjitha këto shënime të arkivuara në baza të të dhënave të institucioneve përgjegjëse janë shqyrtuar  dhe analizuar në kuptimin e strukturës së popullatës  sipas të gjitha nacionaliteteve madje rritjen e popullsisë brenda një periudhe kohore ndër dekada.

Mustafa nr popullsise ne Presheve-3Ragmi Mustafa si metoda ka përdorur llogaritjet matematiko-statistikore dhe të gjitha janë të radhitura nëpër tabela dhe paraqitje përkatëse grafike. Mustafa duke studiuar me kujdes maksimal dhe duke përdorë referenca të konsiderueshme përfundimisht pas pesë konstatimeve të veçanta ka konstatuar se numri i gjithëmbarshëm i popullsisë në komunën Preshevë për vitin 2012 se është: 56 129 qytetarë. Nga të dhënat tabelore Mustafa hedh poshtë të gjitha të dhënat jo të sakta që ka bërë qeveria mbi numrin e popullsisë. Në punimin e tij thuhet se Nëse vitin 2002 përqindja e shqiptarëve ishte 90.65%, si mund të jetë e besueshme që në  vitin 2011 ajo përqindje të ulet në vlerën 13.51%. Të dhënat e regjistrimit të popullsisë për vitin 2011 sipas tij janë të pasakta sepse shqiptarët nuk iu përgjigjën regjistrimit të popullsisë për arsye politike. Duke qenë se të dhënat e regjistrimit të popullsisë vitin 2002, janë më të besueshme atëherë ai në punimin e tij të prezantuar në Beograd për mes  grafikut ka paraqitur  numrin e qytetarëve në funksion të nacionaliteteve shqiptar, serb dhe të tjerë. Sipas regjistrimit të popullsisë në vitin 2002 vihet në dukje se vetëm në komunën Preshevës jetojnë më shumë se 44 324 qytetarë shqiptar dhe nëse po edhe kaq shqiptar të tjerë që jetojnë në komunën Bujanoc, diçka më pakë në komunën Medvegjë dhe gjithë këtyre numrave ai i ka  bashkangjitur edhe numrin e shqiptarëve në komunat tjera në Vojvodinë e Serbi, dhe në bazë të kësaj del shumë e kuptueshme se numri i shqiptarëve në Serbi kalon shifrën më shumë se 90 000. Në këtë mënyrë konstatohet se shënimi në faqen zyrtare të internetit pikërisht të entit statistikor republikan të qeverisë së Serbisë numri i shqiptarëve në Serbi prej 61 647 nuk është i saktë. Megjithatë për gjetjen e numrit shumë të përafërt dhe të besueshëm të qytetarëve në komunën Preshevë, përfshi edhe përbërjen nacionale Mustafa ka thënë se do të shërbehemi edhe me metoda alternative që garantojnë siguri më të besueshme në numrin e qytetarëve brenda komunës Preshevë.

Mustfa teza mbi popullsine ne Presheve-TABELAT-1

Mustfa teza mbi popullsine ne Presheve-TABELAT-2Mustfa teza mbi popullsine ne Presheve-TABELAT-3

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress