Ragmi Mustafi: Do ti përdorim simbolet kombëtare, nuk ka mund të na ndaloj as Millosheviqi, sdo mundet as ky regjim

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptarë, Ragmi Mustafi në prag të festës së Flamurit ka deklaruar se shqiptarët në Luginë kanë me i përdorur simbolet e tyre kombëtare, raporton rtvpresheva.com

“Përdorimi i simboleve kombëtare nga shqiptarët në Serbi është e drejtë e tyre njerëzore, kombëtare dhe ekzistenciale.
Siç i përdorin ligjshëm simbolet e tyre kombëtare minoritetet e tjera në rajon, edhe shqiptarët në Serbi kanë me i përdorur simbolet e tyre kombëtare” ka deklaruar Mustafi

Kryetari i KKSH-së, Mustafi i ka bërë të ditur Serbisë që asesi nuk do të mundet të na mohonë të drejtën e simboleve kombëtare
“Nga kjo e drejtë nuk do të mund të na privojë asnjë regjim. Nuk ka mundur as regjimi i Millosheviqit, nuk do të mundet as ky” ka shtuar Mustafi

Lini një Përgjigje

Previous post Toby Vogel: Qëllimi i fazës së re është diçka më pak se njohja
Next post Ka ndrrue jetë MEDI BAJRAM HAJDARAJ, axha i Azem HAJDARIT