Ragmi Mustafi: Nuk do ta pranoj postin si kryetar i KNSH-së të cilin e vendos ministri serb
Kryetari i Këshillit Nacional Shqiptar në Luginë të Preshevës, Ragmi Mustafi në një intervistë për Televizionin Spektri ka sqaruar në detaje rrjedhat e dështuara të bisedimeve për krijimin e shumicës qeverisëse në KNSH.
Pas skadimit të afatit për tu arritur një marrëveshje për krijimin e koalicionit për të qeverisur me KNSH-në, në një intervistë për Tv Spektrin kryetari aktual Ragmi Mustafi ka spjeguar se deri te marrëveshja nuk ka ardhur pasi që Lëvizja e Progresit Demokratik ka kërkuar kryetarin e KNSH-së edhe pse në zgjedhje ka fituar vetëm 2 këshilltar.
Mustafi ka treguar se edhe pse LPD ka vetëm 2 këshilltar ndërsa PVD si fituese e zgjedhjeve ka fituar 5 këshilltar, i ka ofruar LPD-së ta ndajnë mandatin nga 2 vite por se edhe kjo është refuzuar.
Në fund, Mustafi është pyetur rreth organit të dhunshëm që do të emërohet nga Ministri serb i pakicave.
“Një është e vërtetë, Ragmi Mustafi nuk do të pranoj e as s’do jet kryetar i Këshillit Nacional Shqiptar të cilin e vendos ministri serb” ka deklaruar prerë Ragmi Mustafi
Më shumë storie
Partia Demokratike e Kosovës do t’i drejtohet të hënën Gjykatës Kushtetuese
PDK-ja të hënën i drejtohet Gjykatës Kushtetuese, për të kontestuar procedurat e ndjekura gjatë konstituimit të Kuvendit dhe formimit të...
Kuvendi i Kosovës ka zgjedhë Qeverinë Kurti 4
Kuvendi i Kosovës ka votuar Qeverinë e re, të udhëhequr nga Albin Kurti, duke shënuar nisjen e mandatit të katërt...
Konstituohet Kuvendi i Kosovës pa nënkryetarin nga radha e PDK-së
Kuvendi i Kosovës është konstituuar pas zgjedhjes së nënkryetarëve nga radhët e LDK-së, komunitetit serb dhe komuniteteve joshumicë joserbe. Pas...
Marsh në mbështetje të çlirimtarëve, tubimi i shpall të pafajshëm
Në Prishtinë u mbajt marshimi në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), nën organizimin e platformës “Liria...
Kosova me sy nga Haga
Në ditën kur më 16 shtator Kosova do t'i ketë sytë nga Haga, duke pritur verdiktin përfundimtar në rastin ndaj...
Duket sikur më shpejt do “zgjidhet” kriza në Lindjen e Mesme se sa do të zgjidhet kriza e Presidentit të Kosovës
Nga Skënder Sadri KAPITI. Ka kohë që Kosova vazhdimisht është në krizë politike për zgjedhjen e Presidentit.Janë bërë shumë propozime e...

Average Rating