Home » Lajme, Vendore » Ragmi Mustafi: Përfshirja e Luginës së Preshevës në dialogun Kosovë-Serbi është i pamohueshëm

Ragmi Mustafi: Përfshirja e Luginës së Preshevës në dialogun Kosovë-Serbi është i pamohueshëm

Kryetari i Këshillit Nacional Shqiptarë, Ragmi Mustafi përmes një postimi në rrjetin social është shpreur se përfshirja e Luginës së Preshevës në dialogun Kosovë-Serbi tashmë është i pamohueshëm.

Për Luginën e Preshevës është i rëndësishëm neni 3, “Reciprociteti në mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të pakicave”

Mustafi ka shkruar se “me rifillimin e dialogut Kosovë-Serbi në takimin e dytë në Bruksel, kryeministri i Kosovës, z. Albin Kurti ishte i shoqëruar nga zv/kryeministri z. Besnik Bislimi, të ndërmjetësuar nga përfaqësuesit e EU-së, z. Borel dhe z. Lajçak, përderisa, presidenti i Serbisë, z. Aleksandër Vuçiq ishte i shoqëruar nga drejtori i Zyrës për Kosovë RS, z. Petar Petkoviq.”

Dy të fundit kishin refuzuar “Deklaratë të Paqes” të ofruar edhe me togfjalëshin “ballafaqim me të kaluarën”.

“Palët do të punojnë së bashku për të krijuar sistemin më të përparuar për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të pakicave për komunitetin shqiptar në Serbi dhe komunitetin serb në Kosovë me qëllimin e arritjes së paqes së qëndrueshme dhe afatgjate midis vendeve në respektim të plotë të parimit të reciprocitetit dhe në zbatim të vlerave evropiane dhe akteve ndërkombëtare.”

Çështja e Luginës së Preshevës tashmë është fakt i pamohueshëm në tavolinën e dialogut Kosovë-Serbi, është koha të jenë edhe pjesëmarrës. Paqe të qëndrueshme e afatgjatë pa Luginën në Ballkanin Perëndimor nuk ka, ka shkruar kryetari i Këshillit Nacional Shqiptarë, z.Ragmi Mustafi.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch