Home » Histori » RAINCA-VENDBANIM I VJETËR DARDAN SHQIPTAR I RAJONIT TË PRESHEVËS IV

RAINCA-VENDBANIM I VJETËR DARDAN SHQIPTAR I RAJONIT TË PRESHEVËS IV

RAINCA-VENDBANIM I VJETËR DARDAN SHQIPTAR I RAJONIT TË PRESHEVËS IV

 

Arsimi shqip në fshatin Raincë

 

Shkruajnë: Xhemaledin SALIHU&Vehbi FAZLIU

 

Shkollimi i Shqiptarëve në fshatin Raincë fillon shumë vonë pas formimit të Kazasë së Preshevës, më 1878, me ndërtimin e xhamijave dhe me vuarjen e imamëve të xhamive në kohën e Perandorisë osmane. Shkollimi bëhet në gjuhën arabe dhe me alfabet arab. Perandoria osmane nuk i lejoi shkollim në gjuhën shqipe askund Shqiptarëve, andaj edhe shkollimi i  Shqiptarëve në Rajonin e Preshevës, gjegjësisht në fshatin Raincë zhvillohej në xhami, në gjuhën arabe dhe nga imamët e xhamive.Shkolloheshin vetëm gjinia mashkullore, ndërsa ajo femërore nuk e kishe at të drejtë.

Poashtu edhe gjatë Mbretërisë Serbe-Kroate-Sllovene nuk u hapën shkolla shqipe në Rajonin e Preshevës, gjegjësisht edhe në Raincë. Por vazhdoi trendi i hapjes së shkollave serbe edhe për Shqiptarët e Rajonit të Preshevës.Kështu gjatëviteve 1919-1941 nuk u hap asnjë shkollë në gjuhën shqipe, por u happen ato në gjuhën serbe edhe për Shqiptarët e Raincës.

Në periudhën e përmendur u hapën shtatë shkolla katërklasëshe në gjuhën serbe, në këto vendbanime: Preshevë, Raincë, Leran, Corroticë, Rahovicë, Miratoc dhe Zhunicë.

Në Raincë u hap shkolla fillore më 1920 dhe mbante emrin “Dositej Obradoviq”. Mësimi zhvillohej në ndërtesën e ndërtuar më 1900 gjatë Perandorisë osmane. Në këtë ndërtesë , më herët punoi shkolla turke.

Shkolla fillore në Raincë, në gjuhën serbe, gjatë vitit shkollor 1920/21 pati 30 nxënës, gjatë vitit shkollor 1930/31 pati 59 nxënës dhe gjatë vitit shkollor 1936/37 pati 137 nxënës. Pra, pati gjithësej 22 6 nxënës. Nga kjo pasqyrë shihet se përfshirja e nxënësve shqiptarë në Raincë ishte shumë e vogël.

Konkludojme se para LDB, Rajonin e Preshevës e karakterizon prapambeturia e përgjithëshme arsimore dhe përqindja e madhe e popullsisë analfabete. E gjithë kjo ishte rezultat i sundimit Otoman e më vonë i sundimit të Mbretërisë Serbe dhe Jugosllave.

“Në një raport të inspektorit të arsimit të vitit 1919 dërguar Ministrisë së Arsimit të MBretërisë së SKS, mbi gjendjen në arsim, në vendet ku jetojnë Shqiptarët në mes të tjerash thuhet:”Duhet pasur parasysh që Shqiptarët e besimit musliman assesi nuk duhet t’i lejohet hapja e shkollave private në gjuhën shqipe me alfabet shqip, por vetëm në gjuhën turke, sespe vetëm në këtë mënyrë shqiptarëve duhet t’u tregohet se kanë lidhje me perandorinë e dikurshme osmane, në mënyrë që andej të gravitojnë dhe të shpërngulen” , shkruan Ilir Zylfiu në: “Arsimi dhe Shkolla në komunën e Preshevës gjatë viteve 1919-1941, Nacionali, nr. 17, 10 tetor 2011, f.24.

Bile, Mbretëria SKS edhepse nënshkroi një Traktat për të drejtat e Pakicave kombëtare, ajo nuk e realizoi këtë Traktat dhe u deturua të kërkojë anulimin e saj. Kështu edhe ndodhi.Në këtë Traktat ishte shtruar edhe e drejta e shkollimit në gjuhën amtare.

Pas LDB, pak ndryshoi situata e shkollimit të shqiptarëve edhe në Raincë. Në krejt Rajonin e Preshevës filluan të hapen edhe shkollat shqipe katërklasëshe.

Me mbarimin e LDB, pas viti 1945, Shqiptarët e këtij fshati u gjenden në pozitë të vështirë ekonomike, kulturore, arsimore, gjë që e rëndon shumë gjendjen e tyre për ekzistencë. Andaj skamja, vuajtja  ishin elemente të përditëshme jetësore. Edhepse Rainca ishte në këtë gjendje të vështirë, u gjet një atdhetar i shquar, mësuesi i parë nga Përlepnica, Fehmi Salihu, i cili edhe në këto kushte të vështira jetësore pranoi të punojë në shkollën e Raincës. Pra, ky ishte mësuesi i parë i shkollës në Raincë, e cila sipas disa shënimeve të Arkivit të Vranjës u hap më 6 shkurt të vitit 1945. Më këtë datë filloi mësimi në gjuhën shqipe, të cilin e udhëhoqi mësuesi Fehmi Salihu.

Mësimi u zhvillua, së pari në kuadër të objektit të xhamisë, që atëherë quhej mejtep, deri në vitin 1953, ndërsa më vonë vazhdoi në objektin e shkollës së vjetër.

 

Periudha shkollore 1945-1955

 

Në Raincë, në klasët e ciklit të ulët kanë punuar: Fehmi Salihu, Xhavit e Sadije Limani, Zejush Shabani, Rexhep Gashi, Shqipe Saqipi, Ali Bektashi, Fejzullah Ademi, Ramiz Hasani dhe Ruzhdi Fetahu.

Në ciklin e lartë kanë punuar: Nexhat Ramadani, Zeqir Jakupi, Saqip Saqipi, Ali Bektashi.

Në Corroticë kanë punuar: Nexhat Ramadani, Shukri Rahimi, Jahja Doda, Mustafë Selimi, OSMAN Haliti, JUSUF Selimi, Fuat Mehmeti, Ajdin Ajdini dheAbedin Mehmeti.

Në Gare ka punuar: Nexhat Limani

Në Bërçec kanë punuar: Nevzad Jashari, Vehbi Demiri dhe Sali Jonuzi.

Në Bukuroc kanë punuar: Mehmet Jusufi, Adem Ahmeti, Abedin Mehmeti, Sejdi Kryeziu, Adem Rexhepi dhe Kadri Rexhepi.

 

Ndërtesa ku ka filluar mësimi në Raincë

Ndërtesa ku ka filluar mësimi në Raincë

Në vitin shkollor 1944/45 mungon ditari dhe nuk kemi evidencë.

Në vitin shkollor 1945/46, në Raincë, në klasën e parë u regjistruan 59 nxënës, në Corroticë janë regjistruar 19 nxënës dhe 2 nxënëse, në Bukuroc janë regjistruar 30 nxënës dhe 7 nxënëse.

Në vitin shkollor 1946/47, në Raincë në klasën e parë u regjistruan 28 nxënës, në Corroticë janë regjistruar 31 nxënës dhe 4 nxënëse, në Bukuroc janë regjistruar 10 nxënës dhe 1 nxënëse.

Në vitin shkollor 1947/48, në Raincë në klasën e parë janë regjistruar 72 nxënës, në Corroticë janë regjistruar 37 nxënës dhe 10 nxënëse, në Bukuroc janë regjistruar 12 nxënës dhe 5 nxënëse.

Në vitin shkollor 1948/49, në Raincë në klasën e parë janë regjistruar 79 nxënës, në Corroticë janë regjistruar 30 nxënës dhe 18 nxënëse, në Gare në klasën e parë janë regjistruar 13 nxënës dhe 1 nxënëse, në Bukuroc janë regjistruar në klasën e parë 7 nxënës dhe 5 nxënëse.

Në vitin shkollor 1949/50,  në Raincë në klasën e parë janë regjistruar 80 nxënës, Në Corroticë janë regjistruar 37 nxënës dhe 20 nxënëse, në Bukuroc në klasën e parë janë regjistruar në klasën e parë 7 nxënës dhe 4 nxënëse, në Gare në klasën e parë janë regjistruar 8 nxënës dhe 2 nxënëse.

Në vitin shkollor 1950/51 në Raincë në klasën e parë janë regjistruar 66 nxënës, Në Corroticë janë regjistruar 19 nxënës dhe 9 nxënëse,në Bukuroc janë regjistruar në klasën e parë 10 nxënës dhe 2 nxënëse, në Gare janë regjistruar 22 nxënës dhe 5 nxnënëse, në Bërçec janë regjistruar 34 nxënës dhe 14 nxënëse.

Në vitin shkollor 1951/52, në Raincë janë regjistruar 66 nxënës, Në Corroticë janë regjistruar 23 nxënës dhe 8 nxënëse, në Bukurox janë regjistruar në klasën e parë 9 nxënës dhe 4 nxnëse, në Gare janë regjistruar në klasën e parë 15 nxënës dhe 4 nxënëse, në Bërçec janë regjistruar 10 nxënës dhe 6 nxënëse.

Në vitin shkollor 1952/53, në Raincë në klasën e parë janë regjistruar: 43 nxënës, në Corroticë: 10 nxënës dhe 5 nxnëse, në Bukuroc: 15 nxënës dhe 4 nxënëse, në Gare: 11 nxënës dhe 3 nxënëse, në Bërçec: 9 nxënës dhe 4 nxënëse.

Në vitin shkollor 1953/54, në Raincë në klasën e parë janë regjistruar 43 nxënës, në Corroticë: 20 nxnës dhe 8 nxënëse, në Bërçec: 7 nxënës dhe 3 nxënëse, në Bukuroc: 12 nxënës dhe 4 nxënëse, në Gare: nuk ka shënime, mungon ditari.

Në vitin shkollor 1953/54, në Raincë fillon punën klasa e pestë, në të cilën përfshihen edhe nxënësit e Samolicës, Corroticës, Letovicës dhe Konçulit, me 87 nxënës, prej të cilëve 24 kanë qenë femra. Mësimet i kanë mbajtur Zeqir Jakupi dhe Nexhat Ramadani.

Në vitin shkollor 1954/55, në Raincë në klasën e parë janë regjistruar 56 nxënës, në Corroticë: 21 nxënës dhe 6 nxënëse, në Bukuroc: 15 nxënës dhe 7 nxënëse, për Garen nuk kemi shënime, mungon ditari, në Bërçec: 8 nxënës dhe 2 nxënëse.

Në vitin shkollor 1955/56, në Raincë në klasën e parë janë regjistruar 52 nxënës, në Corroticë: 24 nxënës dhe 9 nxënëse, në Bërçec: 6 nxënës dhe 3 nxënëse, në Bukuroc: 16 nxënës dhe 9 nxënëse, për Garën nuk kemi shënime mungon ditari, por nuk kemi shënime edhe për mbarimin e nxënësve të shkollimit fillor.

Në këtë periudhë shkollore, gjithësej në klasën e parë u regjistruan 1.182 nxënës.

Në vitin shkollor 1948/49, në klasën e pestë, në vitin e parë të Progjimnazit në Preshevë ka pasur të regjistruar nxënës edhe nga Rainca.

Në librin Arsimi fillore shqip në komunën e Preshevës 1945-1995, në f.94 shkruan se në vitin shkollor 1954/55, klasën e tetë e ka mbaruar  edhe Zydedin Sulejmani nga Rainca.

Gërmadhat e ndërtesës së shkollës në Raincë

   

                              Gërmadhat e ndërtesës së shkollës në Raincë

 

Periudha shkollore 1956-1965

 

Në Raincë, në ciklin klasor kanë punuar: Nevzad Jashari, Rufat Ymeri, Shaban Rexhepi, Hasip Rexhepi, Talat Sylejmani, Qerim Latifi, Zydedun Sinani, Izeir Arifi dhe Halil  Kadriu.

Në Raincë në ciklin e lëndor kanë punuar: Demush Sylejmani, Ruzhdi Ymeri, Sahit Ramadani, Destan Halimi, Skender dhe Gospava Burgia, Veli Jahiu, Halil Kadriu, Halit Shabani, Abdi Abdiu, Raif Bajrami, Haki Sylejmani, Junuz Shaqiri, Muhabere Ramadani,Abedin Mehmeti, Mehmet Halimi, Abdyl Halimi dhe Hasip Vranovci.

Drejtorë shkolle kanë qenë: Nexhat Ramadani, Ruzhdi Ymeri dhe Nedelkoviq Bozhidar.

Në Corroticë kanë punuar: Sylejman Kadriu, Ajdin Ajdini, Fejzullah Ademi, Ramil Hasani, Nazmi Sinani, Zejdi veseli, Qamile bajrami dhe Qamil Sahiti.

Në Bukuroc kanë punuar: Abedin Mehmeti, Sejdi Kryeziu dhe Isa Ahmeti.

Në Gare kanë punuar: Ibrahim Kadriu, Selajdin Destani, Maliq Kamberi dhe berat Sadriu.

Në Bërçec kanë punuar: Xheladin Ismaili, Faredin Behluli, Nevzad jashari, Abedin Selimi, Musa Jusufi dhe hetem Hyseni.

Në Gosponicë kanë punuar: Sali Salihu, Qahil Bajrami, Remzi Murati, Talat Sylejmani dhe Daut Sylejmani.

Ndërtesa ku është mbajtur mësimi në Raincë

 

Ndërtesa ku është mbajtur mësimi në Raincë

 

Në vitin shkollor 1956/57, në Raincë, në klasën e parë janë regjistruar  41 nxënës, ndërsa e mbaruan klasën e tetë 12 nxënës, në Bërçec: 7 nxënës dhe 4 nxënëse, në Gare: 12 nxënës dhe 6 nxnënëse, në Corroticë: 22 nxënës dhe 1 nxënëse, në Bukuroc: 11 nxënës dhe 8 nxënëse.

Në vitin shkollor 1957/58, në Raincë janë regjistruar në klasën e parë: 48 nxënës dhe e mbaruan 12 nxënës klasën e tetë,në Bërçec: 8 nxënës dhe 3 nxënëse, në Gare: 16 nxënës dhe 3 nxënëse, Në Corroticë: 32 nxënës dhe 7 nxënëse, në Bukuroc: 13 nxënës dhe 7 nxënëse.

Në vitin shkollor 1958/59, në Raincë janë regjistruar në klasën e parë 41 nxënës dhe e kanë mabruar 14 nxënës, në Bërçez: 5 nxënës dhe 1 nxënëse, në gare: 5 nxënës dhe 2 nxënëse, në Corroticë: 30 nxënës dhe 13 nxënëse, në Bukuroc: 12 nxënës dhe 5 nxënëse.

Në vitin shkollor 1959/60, në Raincë janë regjistruar në klasën e parë 68 nxënës dhe kanë mbaruar klasën e tetë 13 nxënës, në Bërçec: 6 nxënës dhe 3 nxënëse, në Gare: 9 nxënës dhe 4 nxënëse, në Corroticë: 30 nxënës dhe 15 nxënëse, në Bukuroc: 14 nxënës dhe 5 nxënëse.

Në vitin shkollor 1960/61, në Raincë në klasën e parë janë regjistruar 34 nxënës, ndërsa e kanë mbaruar 15 nxënës, në Bërçec: 5 nxënës dhe 2 nxënëse, në Gare: 6 nxënës dhe 2 nxënëse, në Corroticë: 26 nxënës dhe 9 nxënëse, në Bukuroc: 14 nxënës dhe 5 nxënëse.

Në vitin shkollor 1961/62, në Raincë janë regjistruar në klasën e parë 36 nxënës dhe kanë mbaruar klasën e tetë 14 nxënës, në bërçec: 6 nxënës dhe 1 nxënëse, në Gare: 8 nxënës dhe 2 nxënëse, Në Corroticë: 27 nxënës dhe 9 nxënëse, në Bukuroc: 12 nxënës dhe 6 nxënëse.

Në vitin shkollor 1962/63 janë regjistruar në klasën e parë 43 nxënës deh kanë mabruar klasën e tetë 27 nxënës, në Bërçec: 6 nxënsë dhe 1 nxënëse, në gare: 6 nxënës dhe 4 nxënëse, në Corroticë: 24 nxënës dhe 12 nxënëse, në Bukuroc: 12 nxënës dhe 5 nxënëse.

Në vitin shkollor 1963/64, në Raincë janë regjistruar në klasën e parë 44 nxënës dhe kanë mabruar 30 nxënës, në Bërçec: 8 nxënës dhe 3 nxënëse, në Gare: 9 nxënës dhe 7 nxënëse, në Corroticë: 32 nxënës dhe 16 nxënëse, në Bukuroc: 19 nxënës dhe 10 nxënëse.

Në vitin shkollor 1964/65, në Raincë janë regjistrua në klasën e parë 44 nxënës, e kanë mabruar klasën e tetë 28 nxënës, në Bërçec: 7 nxënës dhe 5 nxënëse, në Gare: 6 nxënës dhe 3 nxënëse, në Corroticë: 22 nxënës dhe 9 nxënëse, në Bukuroc: 18 nxënës dhe 7 nxënëse.

Në vitin shkollor 1965/66, në Raincë janë regjistruar në klasën e parë 47 nxënës dhe kanë mbarua klasën e tetë 30 nxënës, në Bërçec: 10 nxënës dhe 4 nxënëse, në Gare: 12 nxënës dhe 4 nxënëse, në Corroticë: 42 nxënës dhe 19 nxënëse, në Bukuroc: 16 nxënës dhe 7 nxënëse.

Shkolla fillore në Raincë përfshinte paralelet e ndara në Corroticë, Bukuroc, Gare dhe Bërçec.

Në periudhën shkollore 1956-1965, gjithësej në klasën e parë u regjistruan 1.031 nxënës, ndërsa gjithësej klasën e tetë e mbaruan 205 nxënës.

Arsimtarët në shkollën e Raincës

 

Arsimtarët në shkollën e Raincës: Fehmi Salihu, Nexhat Ramadani, Ali Bektashi, Ruzhdi Ymeri, Nijazi Ahmeti, Nevzad Jashari, Rufat Ymeri

Periudha shkollore 1966-1975

Në këtë periudhë Shkolla fillore e Raincës e kishte emrin “Zenel Ajdini”.

Në shkollën fillore të Raincës, në ciklin klasor japin mësim: Zydedin Sinani, Bejtulla Ymeri, Enver Latifi, Mehmet Haziri, Ihsan Ahmeti, Rasime Ymeri, Demush Berisha, Redife Sylejmani, Sabit Sylejmani, Nagip Ademi, Kamber bektashi, Xheladin Ismaili dhe Fatime Jusufi.

Në ciklin lëndor, në Shkollën fillore të Raincës japin mësim:Vehbi Fazliu, Musa Limani, Rahim Fazliu, Zahir Abdullahu, Qani Bajrami, Ymer Ymeri, Mumin Bilalli, Nebi Islami, Zeqirja Halimi, Musa Musahu, Bejtulla Veliu,Ridvan Jusufi, Ibrahim Ejupi, Qenan Jusufi, Enver Rexhepi, Nexhat Shaqiri, Berat Nuredini, Ridvan Limani, Ekrem Abdullahu, Sllobodanka Sadriu, Milaim Rexhepi, Izxhan Ismaili, Mejdi Halimi, Mejdi Jusufi, Remzi Rexhepi, Hulusi Jusufi, Hajrush Iljazi, Ramadan Veliu, Baki Veliu, Gëzim Selimi, Zeqir Bajrami, Agim Arifi, Ismet Abdullahu dhe Qemal Zejnullahu.

Në shkollën e Bërçecit kanë dhënë mësim: Nazmi Sinani, Zahir Abdullahu, Enver Latifi, Bejxhet Aliu, M. Sefaj,Nijazi Sadriu, Sllobodanka Sadriu dhe Hasan Hasani.

Në shkollën e Garës kanë dhënë mësim: Maliq Kamberi, Nazmi Hasani, Dalip Arifi dhe Kadrush Jashari.

Në shkollën e Corroticës, në ciklin klasor kanë dhënë mësim: Zejdi Veseli, Nexhat Qazimi, Qamile Bajrami, Fejzulla Ademi, Skender Ademi, Izeir Arifi, Shaip |Latifi, Minire Hyseni, Ibrahim Ejupi,Nurije Arifi, Fikrije Ramadani, Demush Berisha, Kadrush Ademi, Sahadete Ademi, Ismajl Kamberi, Hasan Aliu dhe Fazli Selimi.

Në shkollën e Corroticës, në ciklin lëndor kanë dhënë mësim: Mexhid Mehmeti, Ibrahim Ejupi, Jahi Selimi, Mehmet Mehmeti, Bejtulla Rrahimi, Abaz Limani, Shefik veseli, Demir Hyseni, Xhemal ramadani dhe Hasan hasani.

Në shkollën e Bukurocës kanë dhënë mësim: Abedin mehmeti, Talat Sylejmani, Bajram Selimi, Kamber bektashi, Xhavit Ajeti, Ismajl kamberi, Fevzije Murtezi dhe fatmir Ademi.

Në shkollën e Raincës, në vitin shkollor 1966/67, në klasën e parë janë regjistruar 55 nxënës, ndërsa kanë mbaruar klasën e tetë 18 nxënës.

Në shkollën e Bërçecit janë regjistruar 6 nxënës dhe 4 nxnëse, asnjë nuk e ka kryer klasën e tetë.

Në shkollën e Corroticës në klasën e parë janë regjistrua 52 nxënës dhe 20 nxënëse, asnjë nuk e ka kryer klasën e tetë.

Në shkollën e Bukurocës janë regjistruar në klasën e parë 16 nxënës dhe 4 nxënëse, asnjë nuk e kreu klasën e tetë.

Në shkollëne Garës, në klasën e parë janë regjistruar 8 nxënës dhe 2 nxnëse,asnjë nuk e kreu klasën e tetë.

Në vitin shkollor 1967/68, në shkollën e Raincës, klasën e parë e regjistruan 62 nxënës, ndërsa e mabruan klasën e tetë 31 nxënës.

Në shkollën e Bërçecit, në klasën e parë u regjistruan 7 nxënës dhe 4 nxënësë, asnjë nuk e mbaroi klasën e tetë.

Në shkollën e Garës, nklasën e parë u regjistruan 8 nxënës dhe 5 nxënëse, asnjë nuk e mbaroi klasën e tetë.

Në shkollën e Corroticës, klasën e parë e regjistruan 23 nxënës dhe 5 nxnëëse, asnjë nuk e mbaroi klasën e tetë.

Në shkollën e Bukurocit, klasën e parë e regjistruan 16 nxënës dhe 5 nxënëse, asnjë nuk e mbaroi klasën e tetë.

Në vitin shkollor 1968/69, në Raincë, në klasën e parë u regjistruan 62 nxënës, e mbaruan klasën e tetë 41 nxnënës.

Në Bërçec u regjistruan në klasën e parë 5 nxënës dhe 2 nxënëse, asnjë nuk e mbaroi klasën e tetë.

Në Gare u regjistruan 10 nxënës dhe 4 nxënëse.

Në Corroticë, në klasën e parë u regjistruan 64 nxënës dhe 34 nxënëse.

Në Bukuroc u regjistruan në klasën e përë 22 nxënës dhe 10 nxënëse.

Në vitin shkollor 1969/70, në Raincë u regjistruan në klasën e parë 69 nxënës, ndërsa mbaruan klasën e tetë 50 nxënës.

Në Bërçec u regjistruan në klasën e parë 5 nxënës dhe 5 nxënëse.

Në Gare u regjistruan në klasën e parë 4 nxënës dhe 1 nxënëse.

Në Corroticë, në klasën e parë u regjistruan 29 nxënës dhe 8 nxënëse.

Në Bukuroc, në klasën e parë u regjistruan 24 nxënës dhe 10 nxënëse.

Në vitin shkollor 1970/71, në Raincë në klasën e parë u regjistruan 67 nxënës, ndërsa mbaruan klasën e tetë 38 nxënës.

Në Bërçec në klasën e parë u regjistruan 2 nxënës dhe 1 nxënëse.

Në gare në klasën e parë u regjistruan 8 nxënës dhe 1 nxënëse.

Në Corroticë në klasën e parë u regjistruan 46 nxënës dhe 23 nxënëse.

Në Bukuric në klasën e parë u regjistruan 21 nxënës dhe 12 nxënëse.

Në vitin shkollor 1971/72, në Raincë në klasën e parë u regjistruan 58 nxënës, ndërsa mbaruan klasën e tetë 43 nxënës.

Në Bërçec, në klasën e parë u regjistruan 9 nxënës dhe 4 nxënëse.

Në Gare, në klasën e parë u regjistruan 6 nxënës dhe 3 nxënëse.

Në Corroticë, në klasën e parë u regjistruan 50 nxënës dhe 19 nxënëse, ndërsa e mbaruan klasën e tetë 23 nxënës dhe 10 nxënëse.

Prej ketij viti shkollor nxënës të klasës VIII vijojnë edhe në Corroticë.

Në Bukuroc, në klasën e parë u regjistruan 19 nxënës dhe 4 nxënëse.

Në vitin shkollor 1972/73, në Raincë në klasën e parë u regjistruan 69 nxënës, ndërsa mbaruan klasën e tetë 31 nxënës dhe 5 nxënëse.

Në Bërçec, në klasën e parë u regjistruan 4 nxënës dhe 2 nxënëse.

Në Garë në klasën e parë u regjistruan 10 nxënës dhe 2 nxënëse.

Në Corroticë, në klasën e parë u regjistruan 33 nxënës dhe 11 nxënëse, ndërsa mbaruan klasën e tetë 30 nxënës dhe 13 nxënëse.

Në Bukuroc, në klasën e parë u regjistruan 28 nxënës dhe 10 nxënëse.

Në vitin shkollor 1973/74 në Raincë u regjistruan në klasën e parë 58 nxënës, ndërsa e mbaruan klasën e tetë 34 nxënës dhe 5 nxënëse.

Në Bërçec, në klasën e parë u regjistruan 11 nxënës dhe 9 nxënëse.

Në gare në klasën e parë u regjistruan 7 nxënës.

Në Corroticë, në këtë vit shkollor në klasën e parë u regjistruan 45 nxënës dhe 22 nxënëse, ndërsa mbaruan klasën e tetë 43 nxënës dhe 12 nxënëse.

Në Bukuroc në klasën e parë u regjistruan 17 nxënës dhe 7 nxënëse.

Në vitin shkollor 1974/75, në Raincë në klasën e parë u regjistruan 38 nxënës, ndërsa mbaruan 34 nxënës dhe 7 nxënëse.

Në Bërçec në klasën e parë u regjistruan 5 nxënëse dhe 2 nnxënëse.

Në Gare në klasën e parë u regjistruan 7 nxënës dhe 2 nxënëse.

Në Corroticë në klasën e parë u regjistruan 56 nxënës dhe 25 nxënëse, ndërsa e mbaruan klasën e tetë 28 nxënës dhe 4 nxënëse.

Në Bukuroc në klasën e parë u regjistruan 16 nxënës dhe 7 nxënëse.

Në vitin shkollor 1975/76, në Raincë në klasën e parë u regjistruan 55 nxënës, ndërsa e mbaruan 37 nxënës dhe 8 nxënëse.

Në Bërçec në klasën e parë u regjistruan 3 nxënës dhe 2 nxënëse.

Në Gare në klasën e parë u regjistruan 4 nxënës dhe 2 nxënëse.

Në Corroticë, në klasën e parë u regjistruan 42 nxënës dhe 19 nxënëse, ndërsa mbaruan klasën e tetë 30 nxënës dhe 11 nxënëse.

Në Bukuroc klasën e parë e regjistruan 22 nxënës dhe 9 nxënëse.

Në periudhën shkollore 1966-1975, gjithësej në klasën e parë u regjistruan 1.088, prej tyre 357 femra, ndërsa gjithësej e mbaruan klasën e tetë 357 nxënës, prej tyre 127 femra. Kështu për herë të parë na paraqiten femra në klasën e parë dhë që e mbarojnë klasën e tetë.

 

Në këtë periudhë shkollore, në Raincë drejtorë ishin: Bozhidar nedelkoviq, Nevzad jashari, Shaban Rexhepi dhe Jonuz Shaqiri, ndërsa sekretar shkolle ishte Hasip Rexhepi.

Në këtë periudhë shkollore janë mësuar këto lëndë mësimore në të gjitha shkollat fillore, po edhe në Raincë: gjuhë shqipe, gjuhë serbe, gjuhë fringe, gjuhë ruse, fizikë, kimi, biologji, matematikë, gjeografi, histori, BAT-I, edukatë fizike, edukatë arti, edukatë muzikore, amvisni, dituri natyre dhe shoqërie.

 

Periudha shkollore 1976-1985

 

Në këtë periudhë shkollore, në Raincë më vitin 1979 ndërtohet objekti shkollor me sipërfaqe prej 1930 m2, ndërsa në Corroticë ndërtohet objekti shkollor me sipërfaqe prej 1898 m2.

Shkolla fillore “22 Dhjetori” në Corroticë me paralelen e saj në Bukuroc ndahet nga Shkolla fillore “Zejnel Ajdini në Raincë më 1 janar 1985.

Poashtu të cekim se gjatë kësaj periudhe u ndërtuan edhe kuzhinat shkollore: në Raincë më sipërfaqe prej 45o m2,në Corroticë poashtu me sipërfaqe prej 450 m2.

Në këtë periudhë shkollore në Raincë kanë dhënë mësim në ciklin klasor: Shaban Rexhepi, Zahir Abdullahu, Demush Berisha, Redife Sylejmani, Nagip Ademi, Xheladin Ismaili, Fatime Jusufi, Kadrije Salihu, Shaqir Abdullahu, Farush Azemi, Nexhat Salihu, Mustafë Sylejmani, Xhavit Arifi, Esma Rashiti, Nerxhivane Arifi, Lejla Aliu dhe Xheladin Ahmeti.

Në Corroticë në ciklin  lëndor kanë dhënë mësim:Zeqirja Halimi, Ekrem Abdullahu, Ismet Abdullahu, Ruzhdi Qahili, Fatmir Jusufi, Bejtulla Abdullahu, Feride Rexhepi, Gani Misini, Mihrije Abazi, Ajdin Ymeri, Qani Sinani, Ismail Islami, Shaban Memishi, Ekrem Ymeri, Hajredin ismaili, Burhan Jusufi, Refik Ramadani, Havçe Murtezi, Shengjyle Ibrahimi, Shinasi Mustafa, Talat Abdullahu, Refik Shaqiri, Sefer Jahiu dhe Halit Hasani.

Në Gare kanë dhënë mësim:Skender Iljazi, Xhemal Bajrami, Fatmir Ademi, Nexhat Halimi dhe Kadrush Jashari.

Në Bërçec kanë dhënë mësim: Nagip Ademi dhe Ridvan Ademi.

Në Bukuroc kanë dhënë mësim: Sanije Jusufi, Kamber Bektashi, Abedin mehmeti, Xhavit Ajeti, Ismail Kamberi, Kadrush Ademi, Fevzije Murtezi dhe Fatmir Ademi.

Në Corroticë në ciklin klasor kanë dhënë mësim: Ibrahim Ejupi, Ismail Kamberi, Skender Ademi, Shaip Latifi, Nurije Arifi, Demush Berisha, Fikrije Ramadani, Fjezulla Ademi, Ismajl Ademi, Drita Ahmeti, Izeir Arifi, Enver ismaili dhe Muharrem Jakupi.

Në Corroticë në ciklin lëndor kanë dhënë mësim: Jahi Selimi, Bejtulla Rahimi, Abaz Limani, Nexhat Shaqiri, Naser Ademi, Zija Salihu, Islam Rahimi, Tefik Ramadani, Shaban Shabani, Ahmet Agushi, Abedin Ahmeti, Hajredin neziri, Mehmet Zahiri, Ramadan Sylejmani, Ali Ademi, Refik ramadani, Ymer Demiri, Begush Kasumi, Ismet Mustafa, Refik Shaqiri, Kadri Bajrami dhe Samet hetemi.

Në vitin shkollor 1976/77, në Raincë në klasën e parë u regjistruan 45 nxënës , ndërsa mbaruan klasën e tetë 41 nxënës dhe 12 nxënëse.

Në Bërçec në klasën e parë u regjistruan 2 nxënës dhe 1 nxënëse.

Në Gare në klasën e parë u regjistruan 6 nxënës dhe 1 nxënëse.

Në Corroticë në klasën e parë u regjistruan 30 nxënës dhe 17 nxënëse, ndërsa klasën e tetë e mbaruan 42 nxënës dhe 15 nxënëse.

Në Bukuroc në klasën e parë u regjistruan 18 nxënës dhe 8 nxënëse.

Në vitin shkollor 1977/78, në Raincë në klasën e parë u regjistruan 49 nxënës, ndërsa e mbaruan 43 nxënës dhe 5 nxënëse.

Në Bërçec në klasën e parë u regjistruan 7 nxënës dhe 5 nxënëse.

Në Gare në klasën e parë u regjistruan 6 nxënës dhe 4 nxënëse.

Në Corroticë në klasën e parë u regjistruan 57 nxënës dhe 23 nxënëse, ndërsa e mbaruan klasën e tetë 42 nxënës dhe 14 nxënëse.

Në Bukuroc në klasën e parë u regjistruan, nuk ka shënime.

Në vitin shkollor 1978/79, në Raincë në klasën e parë u regjistruan 55 nxënës, ndërsa klasën e tetë e mbaruan 55 nxënës dhe 8 nxënëse.

Në bërçec në klasën e parë u regjistruan 6 nxënës dhe 4 nxënëse.

Në Garë në klasën e parë u regjistruan 5 nxënës dhe 1 nxënëse.

Në Corroticë në klasën e parë u regjistruan 60 nxënës dhe 25 nxënëse, ndërsa klasën e tetë e mbaruan 42 nxënës dhe 8 nxënëse.

Në Bukuroc në klasën e parë u regjistruan 18 nxënës dhe 8 nxënëse.

Në vitin shkollor 1979/80, në Raincë në klasën e parë u regjistruan 65 nxënës, ndërsa e mbaruan klasën e tetë 40 nxënës dhe 14 nxënëse.

Në Bërçec në klasën e parë u regjistruan, nuk shënime.

Në Gare në klasën e parë u regjistruan 8 nxënës dhe 4 nxënëse.

Në Corroticë në klasën e parë u regjistruan 55 nxënës dhe 30 nxënëse, ndërsa e mbaruan klasën e tetë 36 nxënës dhe 23 nxënëse.

Në Bukuroc klasën e parë e regjistruan 16 nxënës dhe 10 nxënëse.

Në vitin shkollor 1980/81, në Raincë në klasën e parë u regjistruan 71 nxënës, ndërsa klasën e tetë e mbaruan 41 nxënës dhe 20 nxënëse.

Për Bërçecin nuk ka shënime.

Në Gare në klasën e parë u regjistruan 4 nxënës dhe 2 nxënëse.

Në Corroticë në klasën e pare u regjistruan 52 nxënës dhe 20 nxënëse, ndërsa klasën e tetë e mbaruan 49 nxënës dhe 19 nxënëse.

Në Bukuroc në klasën e parë u regjistruan 20 nxënës dhe 9 nxënëse.

Në vitin shkollor 1981/82, Në Raincë në klasën e parë u regjistruan 60 nxënës, ndërsa klasën e tetë e mbaruan 55 nxënës dhe 22 nxënëse.

Në Bërçec në klasën e parë u regjistruan 2 nxënës dhe 1 nxënëse.

Në Garë në klasën e parë u regfjistruan, nuk ka shënime.

Në Corroticë në klasën e parë u regjistruan 49 nxënës dhe 18 nxënëse, ndërsa klasën e tetë e mbaruan 46 nxënës dhe 15 nxënëse.

Në Bukuroc në klasën e parë u regjistruan 16 nxënëse dhe 6 nxënëse.

Në vitin shkollor 1982/83, në Raincë në klasën e parë u regjistruan 57 nxënës, ndërsa e mbaruan klasën e tetë 57 nxënës dhe 21 nxënëse.

Për Bërçecin nuk ka shënime.

Në Gare në klasën e parë u regjistruan 3 nxënës dhe 1 nxënëse.

Në Corroticë në klasën e parë u regjistruan 51 nxënës dhe 27 nxënëse, ndërsa klasën e tetë e mbaruan 47 nxënës dhe 13 nxënëse.

Në Bukuroc në klasën e parë u regjistruan 17 nxënës dhe 9 nxënëse.

 

Në vitin shkollor 1983/84, në Raincë në klasën e parë u regjistruan 62 nxënës, ndërsa klasën e tetë e mbaruan 63 nxënës dhe 25 nxënëse.

Për Bërçecin nuk ka shënime.

Në Garë në klasën e parë u regjistruan 2 nxënës dhe 2 nxënëse.

Në Corroticë në klasën e parë u regjistruan 52 nxënës dhe 20 nxënëse, ndërsa e mbaruan klasën e tetë 56 nxënës dhe 17 nxënëse.

Në Bukuroc klasën e parë e regjistruan 22 nxënëse dhe 11 nxënëse.

Në vitin shkollor 1984/85, në Raincë në klasën e parë u regjistruan 60 nxënës, ndërsa klasën e tetë e mbaruan 63 nxënës dhe 22 nxënëse.

Për Bërçecin nuk ka shënime.

Në Garë në klasën e parë u regjistruan 2 nxënës dhe 1 nxënëse.

Në Corroticë në klasën e parë u regjistruan 55 nxënës dhe 18 nxënëse, ndërsa e mbaruan klasën e tetë 46 nxënës dhe 14 nxënëse.

Për Bukurocin nuk ka shënime.

Në vitin shkollor 1985/86, në Raincë në klasën e parë u regjistruan 56 nxënës, ndërsa klasën e tetë e mbaruan 42 nxënës dhe 13 nxënëse.

Për Bërçecin nuk ka shënime.

Në Gare në klasën e parë u regjistruan 3 nxënës dhe 1 nxënëse.

Në periudhën shkollore 1976-1985, gjithësej në klasën e parë u regjistruan 1.282 nxënës, prej tyre 21 femra, ndërsa gjithësej klasën e tetë e mbaruan 609 nxënës, prej tyre 213 femra.

 

Përshkak të pavarësimit të shkollës fillore në Corroticë, tutje nuk do t’i paraqesim shënimet e kësaj shkolle me paralelen në Bukuroc.

Në Raincë drejtorë të shkollës kishin qenë: Jonuz Shaqiri dhe Izxhan Ismaili, ndërsa në Corroticë, pas pavarësimit Bilall Sejdiu.

Në këtë periudhë pos lëndëve të përmendura në periudhë 1966-1975, u shtuan edhe lëndë ndihma e parë dhe mësimi zgjedhor.

 

Periudha shkollore 1986-1995 

 

Në Raincë, në këtë periudhë shkollore, në ciklin klasor kanë punuar: Shaban Rexhepi, Zydedin Sinani, Izeir Arifi, Nagip Ademi, Kadrush Jashari, Fatime Jusufi, Halil Kadriu, Shaban Mustafa, Farush Azemi, Xhavit Arifi dhe Nexhat Halimi, ndërsa në ciklin lëndor kanë dhënë mësim: Ymer Ymeri, Zeqirja Halimi, Nexhat Shaqiri, Izxhan Ismaili, Mejdi Halimi, Bejtulla Abdullahu, Hajredin Ismaili, Ekrem Ymeri, Refik Ramadani, Begush Kasumi, Refik Shaqiri, Emrush Halimi, Nehat Aliu, Mevlude Fazliu, Shaban Mustafa, Vehbi Fazliu, Sllobodanka Sadriu, Halit Hasani, Ekrem Abdullahu, Shinasi Mustafa dhe Hajredin Ismaili.

Në Garë kanë punuar: Kadrush Jashari dhe Dalip Arifi.

Në vitin shkollor 1986/87, në Raincë në klasën e parë u regjistruan 55 nxënës, ndërsa klasën e tetë e mbaruan 40 nxënës dhe 10 nxënëse.

Në Gare në klasën e parë u regjistruan 1 nxënës dhe 1 nxënëse.

Për Bërçecin nuk ka shenime.

Në vitin shkollor 1987/88, në Raincë klasën e parë e regjistruan 50 xnënës, ndërsa klasën e tetë e mbaruan 58 nxënës dhe 24 nxënëse.

Për Garën dhe Bërçecin nuk ka shënime.

Në vitin shkollor 1988/89, në Raincë në klasën e parë u regjistruan 57 nxënës, ndërsa klasën e tetë e mbaruan 51 nxënës dhe 20 nxënëse.

Në Gare klasën e parë e regjistruan 1 nxënës dhe 1 nxënëse.

Për Bërçecin nuk ka shënime.

Në vitin shkollor 1989/90, në Raincë në klasën e parë u regjistruan 50 xnënës, ndërsa klasën e tetë e mbaruan 45 nxënës dhe 17 nxënëse.

Për Garen dhe Bërçecin nuk ka shënime.

Në vitin shkollor 1990/91, në Raincë në klasën e parë u regjistruan 48 nxënës, ndërsa klasën e tetë e mbaruan 44 nxënës dhe 14 nxënëse.

Në Gare klasën e parë e regjistroi vetëm një nxënës, ndërsa për Bërçecin nuk ka shënime.

Në vitin shkollor 1991/92, në Raincë në klasën e parë u regjistruan 58 nxënës, ndërsa klasën e tetë e mbaruan 44 nxënës dhe 8 nxënëse.

Në Gërë në klasën e parë u regjistruan l nxënës dhe 1 nxënëse, ndërsa për Bërçecin nuk ka shënime.

Në vitin shkollor 1992/93, në Raincë klasën e parë e regjistruan 92 nxënës, ndërsa klasën e tetë e mbaruan 42 nxënës dhe 21 nxënëse.

Në Gare në klasën e parë u regjistruan 1 nxënës dhe 1 nxënëse, ndërsa për Bërçecin nuk ka shënime.

Në vitin shkollor 1993/94, në Raincë në klasën e parë u regjistruan 55 nxënës, ndërsa klasën e tetë e mbaruan 42 nxënës dhe 10 nxënëse.

Në Gare u mbyll shkolla, ndërsa për Bërçecin nuk ka shënime.

Në vitin shkollor 1994/95, në Raincë në klasën e parë u regjistruan 50 nxënës, ndërsa klasën e tetë e mbaruan 38 nxënës dhe nuk ka shënime sa femra, nxënëse.Poashtu edhe për Bërçecin nuk ka shënime.

Në vitin shkollor 1995/96, në Raincë u regjistruan në klasën e parë 47 nxënës, ndërsa klasën e tetë e mbaruan 41 nxënës. Për Bërçecin nuk ka shënime.

Në periudhën shkollore 1986-1995, gjithësej në klasën e parë u regjistruan 562 nxënës, ndërsa gjithësej klasën e tetë e mbaruan 447, prej tyre 298 femra.

Në këtë periudhë bie numri I nxënësve të regjistruar në klasën e parë, por rritet numri i femrave që mbaruan klasën e tetë.

Nga tabelat statistikore më lartë konkludojme se numër i madh nxënësish janë  regjistruar në klasën e parë, por numri është shumë i vogël i atyre që kanë përfunduar klasën e tetë.

Në këtë periudhë në shkollën e Raincës drejtorë kanë qenë: Vehbi Fazliu, Ekrem Abdullahu dhe Musa Osmani, ndërsa sekretar ka qenë Jonuz Shaqiri, kontabilist Ismet Abdullahu, arkëtar Zeqirja Halimi dhe Avni Ibrahimi, pedagog.

Poashtu në këtë periudhe filloi mësimi i gjuhës serbe nga klasa e parë dhe këtë lëndë preferohej ta japin serbët.

Në shkollë filloi të aplikohet fototeknika dhe informatika.

Në këto periudha shkollore, në Raincë punëtorë ndihmës punuan: Nefail Jusufi, Ejup Shaqiri, Nijazi Abdullahu, Nazim Abdullahu, Tahir Abdullahu, Ahmet Aliu, Edip Rexhepi, Sylejman Halimi, Islam Abdullahu etj.

Në Gare punuan: Mahmur Garja, Asllan Kamberi dhe Musa Hyseni.

Në Bërçec punoi Qazim Nuhiu.

Në Corroticë punuan : Emrush Pajaziti, Tefik Veseli, Hashim Veseli, Qerim Ademi, Halit Osmani, Zijadin Iljazi dhe Enver Ismajli etj.

Në Bukuroc punuan: Shefki Jonuzi dhe Sytki Aliu etj.

Objekti i shkollës fillore në Raincë

                                      Objekti i shkollës fillore në Raincë

 

Periudha shkollore 1996-2006

 

Në këtë periudhë shkollore, në Raincë , në ciklin klasor kanë dhënë mësim:Ylfete Ibrahimi, Sllobodanka Sadriu, Makfire Selmani, Kadrush Jashari, Nagip Ademi, Nexhat Halimi, Avni Veliu, Enver Arifi, Ramiz Kurdiu, Halil Kadriu dhe Besim Jashari, ndërsa në ciklin lëndor kanë dhënë mësim:

Shaha memishi, Mevlude Fazliu, Selvije Ymeri, Rukije Jahiu, Latifete Ymeri, Mejdi Halimi, Shenasi Mustafa, Mexhid Veliu, Izxhan Ismaili, Shaban  Mustafa,Limon Salihu, Emrush Halimi, Nujar rexhepi, Naziktere Latifi, Stojadin Trajkoviq, Muhamed Sejdiu, Refik Shaqiri, Refik ramadani, Halit Hasani, Sadulla Jusufi, Shukri Ymeri, Lulzim Veliu, Hajredin Nevzadi, Bejtulla Veseli, Xhabir Musliu, Fitor Abdullahu dhe Zejnullah Maksuti.

Në shkollën e Raincës drejtor kanë qenë: Musa Osmani dhe Ymer Ymeri, sekretar Begzad Iljazi, kontabilist Ismet Abdullahu dhe pedagog Avni Ibrahimi.

Në vitin shkollor 1996/97, në Raincë ne klasën e parë u regjistruan 27 nxënës dhe 22 nxënëse, ndërsa klasën e tetë e mbaruan 27 nxënës dhe 14 nxënëse.

Shkolla e Raincës në fund të vitit shkollor  pati 211 nxënës dhe 181 nxënëse.Gjithësej 392 nxënës.

Në vitin shkollor 1997/98, në Raincë në klasën e parë u regjistruan 53 nxënës, prej tyre 20 femra/nxënëse/, ndërsa klasën e tetë e mbaruan 38 nxënës, prej tyre 15 femra. Gjithësej nxënës shkolla pati 399, prej tyre 184 femra.

Në vitin shkollor 1998/99, në Raincë në klasën e parë u regjistruan 54 nxënës, prej tyre 30 femra, ndërsa klasën e tetë e mbaruan 18 nxënës dhe 27 nxënëse. Shkolla pati në fund të vitit shkollor 396 nxënës, prej tyre 187 femra.

Në vitin shkollor 1999/2000, në Raincë në klasën e parë u regjistruan 29 nxënës dhe 18 nxënëse, ndërsa klasën e tetë e mbaruan 56 nxënës, prej tyre 26 femra. Në fund të vitit shkolla pati 396 nxënës, prej tyre 184 femra.

Ne vitin shkollor 2000/01, në Raincë në klasën e parë u regjistruan 42 nxënës, prej tyre 19 femra, ndërsa klasën e tetë e mbaruan 47, prej tyre 19 femra. Në fund të vitit shkolla pati 354 nxënës, prej ture 152 femra.

Në vitin shkollor 2001/02, në Raincë në klasën e parë u regjistruan 51 nxënës, prej tyre 18 femra, ndërsa klasën e tetë e mbaruan 44, prej tyre 22 femra. Në fund të vitit shkolla pati 368 nxënës, prej tyre 159 femra.

Në vitin shkollor 2002/03, në Raincë në klasën e parë u regjistruan 52 nxënës, prej tyre 31 femër, ndërsa klasën e tetë e mbaruan 39 nxënës, prej tyre 17 femra. Në fund të vitit shkolla pati 364 nxënës, prej tyre 173 femra.

Në vitin shkollor 2003/04, në Raincë në klasën e parë u regjistruan 42 nxënës, prej tyre 17 femra, ndërsa klasën e tetë e mbaruan 44 nxënës, prej tyre 24 femra. Në fund të vitit shkolla pati 358 nxënës, prej tyre 169 femra.

Në vitin shkollor 2004/05, në Raincë në klasën e parë u regjistruan 45 nxënës, prej tyre 26 femra, ndërsa klasën e tetë e mbaruan 44 nxënës, prej tyre 17 femra.

Në fund të vitit shkolla pati 309 nxënës, prej tyre 142 femra.

Në vitin shkollor 2005/06, në Raincë në klasën e parë u regjistruan 45 nxënës, prej tyre 23 femra, ndërsa klasën e tetë e mbaruan 47 nxënës, prej tyre 27 femra.

Në fund të vitit shkollor shkolla pati 302 nxënës, prej tyre 143 femra.

Në periudhën shkollore 1996-2005, gjithësej në klasën e parë u regjistruan 480 nxënës, prej tyre 230 femra, ndërsa gjithësej klasën e tetë e mbaruan 445 nxënës, prej tyre 218 femra. Edhe më bie numri I nxënësve të regjistruar në klasën e parë, por edhe që mbarojnë klasën e tetë.

Kolektivi I Shkollës fillore”Zejnel Ajdini” në Raincë

  Kolektivi I Shkollës fillore”Zejnel Ajdini” në Raincë

 

Periudha shkollore 2006-2011

 

Në Raincë në ciklin klasor kanë dhënë mësim: Ylfete Ibrahimi, Enver Arifi, Ramiz Kurdiu, Sllobodanka Sadriu, Ardiana Shaqiri, Mehmet galimi, Burim Rashiti, Dragana Ristiq, Kadrush jashari, Nagip Ademi, Avni Veliu dhe Nexhat Halimi, ndërsa në ciklin lëndor kanë dhënë mësim: Lalifere Ymeri, Mevlude Fazliu, Antigona Kurteshi, Nazyktere Latifi, Mejdi Halimi, Izxhan Ismaili, Ismet Mustafa, Shaban Mustafa, Emrush Halimi, Refik Shaqiri, Refik ramadani, Diana Ibrahimi, Ali Sinani, Lulzim Veliu, Ganimete Ismaili, Miranda Ibrahimi, Limane e Liman salihu dhe Xhabir Musliu.

Në vitin shkollor 2006/07, në Raincë klasën e parë e regjistruan 37 nxënës, prej tyre 10 femra, ndërsa klasën e tetë e mbaruan 51 nxënës, prej tyre24 femra.

Në fund të vitit shkollor shkolla I pati 330 nxënës, prej tyre 164 femra.

Në vitin shkollor 2007/08, në Raincë në klasën e parë u regjistruan 37 nxënës, prej tyre 22 femra, ndërsa klasën e tetë e mbaruan 36 nxënës, prej tyre 19 femra.

Në fund të vitit shkolla pati 322 nxënës, prej tyre 163 femra.

Në vitin shkollor 2008/09, në Raincë në klasën e parë u regjistruan 24 nxënës, prej tyre 9 femra, ndërsa klasën e tetë e mbaruan 47, prej tyre 17 femra.

Në fund të vitit, shkolla pati 306 nxënës, prej tyre 143 femra.

Në vitin shkollor 2009/10, në Raincë në klasën e parë u regjistruan 36 nxënës, prej tyre 11 femra, ndërsa klasën e tetë e mabruan 40 nxënës, prej tyre 18 femra.

Në fund të vitit shkolla pati 294 nxënës, prej tyre 130 femra.

Në vitin shkollor 2010/11, në Raincë në klasën e parë u regjistruan 36 nxënës, prej tyre 17 femra.

Në fund të vitit shkolla pati 289 nxënës, prej tyre 130 femra.

 

Në periudhën shkollore 2006-2011, gjithësej në klasën e parë u regjistruan 170 nxënës, prej tyre 69 femra, ndërsa gjithësej klasën e tetë  e mbaruan 210 nxënës, prej tyre 81 femër.

ARSIMI FILLOR SHQIP NË FSHATIN RAINCË

Numri i nxënësve të regjistruar në klasën e parë rritet prej vitit 1945 deri në vitin 1985, ndërsa që nga vitit 1986 fillon të bie deri në vitin 2011.Numri I femrave të regjistruara në klasën e parë oscilon, nuk kemi ndonjë rritje apo zbritje.

Poashtu numri I nxënësve dhe numri I femrave që mbarojnë klasën e tetë rritet nga vitit 1966 deri në vitin 1995, ndërsa fillon të zvogëlohet që nga vitit 1996.

 

REFERENCAT

 

1.Arsimi fillor shqip në komunën e Preshevës 1945-1995, Preshevë, 2001/Grup autorësh/

2.Sylejmani, Haki,Referat: 50 vjet të arsimit shqip 1945-1995 në komunën e Preshevës, Preshevë, 1995

3.Zylfiu, Ilir, Arsimi dhe Shkolla në komunën e Preshevës gjatë viteve 1918-1941, Nacionali, nr.17, Preshevë, 10 tetor 2011

4.I njëjti, Zhvillimi i Arsimit Shqip në komunën e Preshevës 1945-1952, Nacionali, nr.6 e 7, Preshevë, 2011

5.Hyseni, Gafur, Arsimi Shqip i Shqiptarëve të Kosovës Lindore nëpër dekada, Veprimi, nr. 3, Preshevë, 1996

6.Salihu, Xhemaledin, Arsimi Shqiptar në komunën e Preshevës dhe Bujanovcit, referat, Preshevë, më  16 maj 1991

6.Shënimet statistikore e periudhave shkollore prej vitit 1945 deri më vitin 1995 I nxorrën nga ditarët e shkollave Vehbi Fazliu, Ymer Ymeri dhe Junuz Shaqiri, të cilët ishin edhe Grupi punues nga Rainca për hartimin e monografisë së Preshevës.

7.Shënimet statistikore e periudhave shkollore prej vitit 1996 deri në vitin shkollor 2011 I kanë mbledhur  Avni Ibrahimi, pedagog, Begzad Iljazi, sekretar dhe Mevlude Fazliu, profesoreshë.

 

-vazhdon-

 

 

Preshevë, më 12 shtator 2014

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch