Ram Geci i “Festës së Bjeshkëve” në Alpe…

Read Time:3 Minute, 44 Second

Ram Geci i “Festës së Bjeshkëve” në Alpe dhe i “Festës së Bytyçit” mbi Dajt, nga “Rruga e Kombit” deri tek ngritja 33 kate e “Intercontinental Hotel” në qendër të Tiranës

Nga Ibrahim HAJDARMATAJ  -Zogaj

Biznesmeni i njohur Ram Geci i Tirana International Hotel, i ndërtimit të një segmenti në “Rrugën e Kombit” e në “Unazat” e Tiranës dhe kudo tjetër në Shqipëri,  kah prilli 2020,i solli për malësorët e tij Bytyças, në kohën e Pademisë Covid-19, rreth 300 pako ndihma (miell, vaj, sheqer, oriz, makarona, etj. dhe me produkte të kujdesit shtëpiak) me një kuotë financiare 4 mijë lekë të reja, në Pac, Veliq, Vlad, Çorraj, Zherkë, Kepenek, Zogaj e Prush dhe në Berishën e Brigjeve.

        Humanisti Ram Geci e ka sponsorizuar edhe veprimtarinë e veçantë e të bukur “Festa e Bjeshkëve” në Sylbicë të Bytyçit, një festë që prej vitesh, në muajin gusht, po bëhet tradicionale e mbarëkombëtare. Kaq i madh e i ndjeshëm është ky sponsorizim i  tij saqë shumëkush i thotë dhe “Festa e Ram Gecit”. Biznesmeni bujar Ram Geci, për Festen e Bjeshkëve në Sylbicë ka sponsorizuar dekorin, programin dhe drekën madhore për pjesmarrësit bjeshktarë dhe nga vrrini, të ardhur dhe nga shtete e treva shqiptare në Ballkan dhe nga Diaspora.

            Po ashtu, biznesmeni fisnik Ram Geci ka financuar edhe “Festën e Bytyçit” në Parkun Kombëtar të Dajtit, Festën e Plisit të Bardhë, Festën e Vendlindjes së Tij, që është kthyer në njëFestë Kombëtare Shqiptare, duke ndihmuar në mënyrë bujare me drekën e begatë në “Ballkoni i Dajtit”, etj.  Festa e Bytyçit organizohet prej vitesh kaq e bukur, shumë cilësore, me pjesëmarrje nga Lugina e Preshevës e Sanxhaku deri në Çamëri, nga Amerika e Europa, etj. sepse ka mbështetjen edhe të birit të saj fisnik, i sojshëm, bujar, biznesmenit Ram Geci i kompanisë “Geci” dhe i Tirana International Hotel & Conference Centre.

          Ram Geci është njeri mirënjohës, i lidhur ngushtë me vendlindjen e tij, me fëmijërinë e shkollën e tij të mesme në Pac të Bytyçit, duke e sponsorizuar rikonstruksionin tërësorë e plotorë të kësaj shkolle, duke e kthyer atë në një mjedis shkollor plot kulturë, mjaft funksional, edhe modern.

          Humanisti qytetar e atdhetar Ram Geci ka sponsorizuar edhe pajisjen e zyrës së Veteranëve të LANÇ-it për Tropojën.

Gjithashtu ka sponsorizuar botimin e shumë librave të autorëve të Tropojës e tëshumë të tjerëve në dy shtetet e në treva shqiptare në Ballkan si dhe shumë veprimtari të ndryshme kulturore-artistike e sportive.

         Shembulli i mirë i “Tirana International Hotel & Conference Center” në qënder të metropolit shqiptar, tashma i kthyer me sallat e tij në një ambient akademik, diplomatik e kulturor me veprimtaritë e ndryshme kombëtare e ndërkombëtare, i kthyer në një mjedis me shërbim të kulturuar në bar-kafe, restorante, në dhomat e hotelit 15-katësh etj, zgjerimi e rritja e këtij hoteli me një hotel-kullë të lartë 33 kate “Intercontinental Hotel” etj. dëshmojnë aftësitë e biznesmenit dhe kulturën e tij të familjes e kohës sonë. Nëpërmjet shtypit jo vetëm njihemi me arritjet kombëtare e ndërkombëtare, por mësojmë nga eksperienca e Ram Gecit të Bytyçit.

Biznesmeni nga Bytyçi ynë, humanisti i mirënjohur Ramë Geci i “Tirana International Hotel & Conference Centre” dhe i Kompanisë “Geci”, edhe për vitin 2023, i bëri me vullnet e dëshirë të mirë 50 abonime vjetore dhuratë për gazetën e mirënjohur “Gazeta e Alpeve”- një media PanShqiptare e NdërBallkanike (Shqipëri-Kosovë-Mali i Zi-Lugina e Preshevës e Sanxhak-Maqedoni e Veriut), i bëri për vendlindjen e tij- Njësinë Administrative të Bytyçit, për shkollen e mesme të Pacit (ish nxënës i saj), për fshatin e tij të lindjes, për kryetarët e fshatrave të Bytyçit e të Berishës së Brigjeve, për Komitetin e Veteranëve të Tropojës,Shoqatën Mbarëkombëtare “Bytyçi, Tiranë-Prizren, për Shoqatën “Drini, Gjakovë-Shkodër”, i cili prej vitesh është edhe “Antar Nderi” i saj.

       Unë, duke qënë Kryetari më i vjetër në zonën e Bytyçit e Berishës së Brigjeve (tashma mbi 75 vjeçar),për këto kontribute e arritje të tij,i shprehimedhe në emër të kolegëve kryetarë të fshatrave tona alpine,urimin tonë të përbashkët: Të ndrittë Emri e t’u rrittë Ndera, o Ram GECI ynë!

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Samantha Power (USAID): Dialogu Kosovë-Serbi duhet të përfundojë me njohje reciproke
Next post Shqipëria kualifikohet në finalen e madhe të “Eurovisionit 2023”